Dy qendra të reja në Dibër, Manastirliu: Këtë vit rehabilitojmë 80 qendra shëndetësore

13 Maj 2018, 10:23Shëndeti TEMA

Dy qendra të reja shëndetësore në qarkun e Dibrës janë rehabilituar plotësisht dhe pajisur me të gjithë mjeket e nevojshme, duke ofruar shërbim cilësor për 30 mijë banorë  të Maqellarës në Dibër dhe Shupenzës në Bulqizë.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu inaguroi qendrat shëndetësore të Maqellarës dhe Shupenzës, të cilat ofrojnë shërbim shëndetësor 24 orë për banorët e këtyre zonave.

“Po vendosim një standart të ri në shërbimin parësor me rikonstruksionin e qendrave shëndetësore model për nga instrastruktura dhe pajisjet, siç janë qendrat që inagurojmë sot në Maqellarë dhe në Shupenzë. Kemi nisur programin kombëtar të rehabilitimit të 300 qendrave shëndetësore në 4 vite dhe këtë vit do të rehabilitojmë 80 qendra të kujdesit parësor nga veriu në jug të vendit.”, tha Manastirliu.

Qendra shëndetësore e Maqellarës ofron shërbim 24 orë për rreth 14 mijë banorë të kësaj njësie administrative në Dibër. Edhe qendra e Shupenzës në zonën e Bulqizës ofron shërbim shëndetësor dhe urgjencë 24 orëshe. Kjo qendër i shërben jo vetëm rreth 7 mijë banorëve të Shupenzës por edhe rrethinave, duke mbuluar shërbimin për zona të thella të Bulqizës për rreth 15 mijë banorë.

Katër qendra shëndetësore janë rehabilituar në qarkun e Dibrës (Maqellarë, Kastriot, Shupenzë dhe Komsi)me mbështetjen e projektit “Shëndet për të Gjithë” të Qeverisë zviceriane me vlerë 50 milion lekë.

Përvec rehabilitimin dhe pajisjes së qendrave shëndetësore, të gjithë mjekët e familjes në qarkun e Dibrës janë trajnuar dhe pajisur me “çantën e doktorit”, e cila përmban 17 instrumente mjekësorë. Me mbështetjen e “Shëndet për të gjithë”, do të pajisen edhe infermierët e të gjithë qarkut Dibër me çantën e infermierit, shumë e nevojshme për ofrimin e ndihmës së parë në rast të urgjencave në territor.

4 komente në “Dy qendra të reja në Dibër, Manastirliu: Këtë vit rehabilitojmë 80 qendra shëndetësore”

  1. Anisa says:

    Keni bere nje pune mjaft te mire qe do ju vije ne ndihme shume familjeve dibrane

  2. Qazimi says:

    Nuk na ngelet gje tjeter vecse te ju falenderojme pa fund. do na sherbej shume

  3. Vladimiri says:

    Kjo tregon perkushtimin dhe vullnetin e mire per te ndihmuar komunitetin, suksese dhe pune te mbare ne vazhdim

  4. Astriti says:

    Jeni thjesht e papare. Urime

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje