Talasemikët alarmojnë "Shëndetësinë": Po vuajmë, mungon gjaku

15 Maj 2018, 17:06Shëndeti TEMA

Pacientët me talasemi nuk marrin gjak sipas nevojës që kanë madje nuk ndjekin as protokollet mjekësore.

Kryetari i shoqatës së talasemikëve ka raportuar situatën e vështirë të pacientëve, të cilët për shkak të mungesës së gjakut janë të detyruar të heqin shpretkën.

“Protokolli mjekësor nuk zbatohet. 80% e pacientëve janë të rrezikuar, ka pacientë që kanë mbi dy muaj që nuk bëjnë analizë ferritine se nuk ka reagentë”, shprehet Musa Zeneli.

Më shqetësuese është situata për pacientët në Lushnje, një pjesë e mirë e tyre kanë shpretkën e dëmtuar për shkak se nuk kanë marrë gjak sa herë u duhej.

“E them me koshiencë të plotë që gjendja e pacientëve në Lushnje është shumë e vështirë. Ata vuajnë për shkak të nivelit të ulët të hemoglobinës dhe ne po i ndihmojmë të heqim shpretkat e zmadhuara për shkak të mungesës së gjakut”, thotë Elenei Anastasi.

Sikur të mos mjaftonte kjo, medikamenti që mbante në parametra të duhur nivelin e hekurit te pacientët talasemikë është zëvendësuar me një tjetër medikament në listën e barnave të rimbursueshme që është më i lirë.

“Kur bëhet fjalë për medikamente që sigurojnë mbijetesë edhe politikat e përzgjedhjes duhen diferencuar”, tha Petrit Vasili.

Në vendin tonë numërohen gjithsej 600 pacientë që vuajnë nga talasemia.(tch)

2 komente në “Talasemikët alarmojnë “Shëndetësinë”: Po vuajmë, mungon gjaku”

  1. Lani says:

    Kriminale! Tu heqesh ilacet ketyre fatkeqeve e ti lesh pa gjak eshte vrasje gjakftohte nga ata qe drejtojne kete vend dhe mungese humanizmi nga bashkeqytetaret e bashkefshataret qe pertojne ose, nga budallalleku, kane frike te japin gjak.

  2. Pilo says:

    Humanizmi ne kete sistem qenka i veshtire te aplikohet fatkeqesisht.Kemi kryeminister dhe ministra qe bejne pall ariu,president nevojtore dhe nje pjese te madhe mjekesh qe ne vend te vene alarmin per gjendjen ku ndodhet mjekesia,rrjepin hallexhinjte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje