Një analizë e re e gjakut identifikon tumorin e prostatës

21 Maj 2018, 11:42Shëndeti TEMA

Një analizë e re e gjakut ka rezultuar më e saktë se testi tradicional i PSA-së për të vlerësuar rrezikun e kancerit të prostatës.

Ajo mund të reduktojë më shumë se 40% të biopsive, sepse arrin të dallojë format malinje dhe beninje të tumoreve pa pasur nevojë për teste të tjera invazive.

Testi i ri, i quajtur Iso-PSA, identifikon ndryshimet e strukturës molekulare të antigjenit të prostatës, duke mos u limituar thjesht në matjen e përqendrimit të PSA-së në gjak siç bëjnë testet e deritanishme.

Po ashtu, përmes saj, mundësia e dallimit të tumoreve beninje nga ato malinje është më e madhe.

Analiza është rezultat i një studimi të gjerë që ekspertë të “Cleveland Clinic” kanë prezantuar pak ditë më parë në takimin e përvitshëm të Shoqatës Amerikane për Urologjinë në San Francisco, SHBA. (TemA)

1 komente në “Një analizë e re e gjakut identifikon tumorin e prostatës”

  1. Edkari says:

    nje nga problemet e skizofrenit Edi rama drejt diagnostikimit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje