Samiti i G7, Trump: Kryeministri kanadez shumë i pasinqertë dhe i dobët

10 Qershor 2018, 17:04Bota TEMA

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, thotë se ka dhënë udhëzime që zyrtarët amerikanë të mos e nënshkruajnë deklaratën e përbashkët të shtatë udhëheqësve që morën pjesë në takimin dyditor të G7-ës në Kanada. Ai përmendi deklaratat e bëra pas largimit të tij, nga Kryeministri i Kanadasë Justin Trudeau.

“Shumë i pasinqertë dhe i dobët”, shkruajti Presidenti Trump në Twitter, si reagim ndaj deklaratës së zotit Trudeau se tarifat e reja amerikane për aluminin dhe çelikun janë “ofenduese”.

Presidenti Trump shkruajti më tej se “bazuar në deklaratat false të Justinit gjatë konferencës së tij për shtyp, dhe për faktin se Kanadaja ka imponuar tarifa të mëdha ndaj produkteve të fermerëve, punëtorëve dhe kompanive amerikane, unë kam udhëzuar përfaqësuesit amerikanë të mos e mbështesin deklaratën e përbashkët, ndërkohë që do të shqyrtojmë edhe tarifat ndaj automobilëve që kanë vërshuar drejt tregut amerikan”.

Si reagim ndaj vendimit të Presidentit Trump për t’u tërhequr nga deklarata e përbashkët, zyra e Presidentit francez Emmanuel Macron u shpreh nëpërmjet një deklarate se “bashkëpunimi ndërkombëtar nuk mund të ndikohet nga shpërthime inati dhe batuta” dhe se veprimi i Presidentit Trump është tregues “inkoherence dhe mungese të konsistencës”.

Në një deklaratë të zëdhënësit të qeverisë gjermane, Steffen Seibert, thuhet se “Gjermania i qëndron deklaratës së përbashkët për të cilën ishte rënë dakort paraprakisht”.

Kryeministri Trudeau e mbylli dje takimin e G7-ës në Kanada duke mos ndryshuar pikëpamjet e tij kundër Presidentit Donald Trump, në veçanti për sa i përket tarifave të reja për çelikun dhe aluminin, për të cilat janë irrituar Kanadaja dhe Bashkimi Evropian. Në fjalimin e tij përmbyllës, zoti Trudeau u shpreh se Kanadaja do të vazhdojë me planin e vendosjes së tarifave ndaj mallrave amerikane, madje që nga data 1 korrik./voa/

5 komente në “Samiti i G7, Trump: Kryeministri kanadez shumë i pasinqertë dhe i dobët”

  1. Paqesori says:

    Kurse ju Zoti Tramp, jeni i paedukate kundrejt homologut tuaj te nderuar Kanadez !

  2. Albani says:

    Lufte tregetare
    Dihet fitimtari.
    Me I fuqishmi.
    Mos e kruani me Ameriken,sepse ne fund te fundit parimin e reciprocitetit po zbaton persa I perket takses se mallrave.

  3. Ali babushi says:

    Me kryeministrin kanadez, nuk ke shans te matesh z trump, ai eshte inteligjent, I edukuar ,popullor, I ri, sharmant, shtetar I zoti qe mendon dhe punon per popullin e vet dite e Nate, prandaj kanadaja eshte ajo qe eshte ,parajsa e botes.

  4. Ali babushi says:

    Me kryeministrin kanadez, mos u mat, z.trump,ai eshte inteligjent, I zgjuar, I edukuar, I ri dhe sharmant, punon per kombin dhe popullin e vet dite e Nate, eshte popullor, eshte njeri I thjeshte dhe rezultatet dihen, prandaj ky vend eshte parajsa e notes, dhe nuk lemon askend te cenoje politiken paqesore dhe ekonmine e vendit qofte edhe pres. Trump.te lumte z. Kryem.I kanadase Trudeau. Edukaten shikoje ten vetja ,Trudeau, eshte per tu mare shembull.

  5. USA Today says:

    Hello Donnie. Let’s make Russia great again. lol…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje