Erion Veliaj: Teatri në Tiranë, sipas modelit të stadiumit. Kushton shumë ta ndërtojmë me paratë e buxhetit. Duam të bëjmë një teatër klasi, jo furrik me tallash të presuar

11 Qershor 2018, 21:07Sociale TEMA

Teatri në Tiranë do të ndërtohet sipas modelit të stadiumit për shkak të kostos së lartë e të papërballueshme nga buxheti i shtetit.

Kështu u shpreh kreu i bashkisë Tiranë, Erjon Veliaj, në një intervistë për “Tonight Ilva Tare”.

Ai ka zbuluar detajet, përfshirë edhe faktin se atë do e ndërtojë një kompani private, e cila do të marrë në shfrytëzim edhe hapësirat përreth. Sipas tij, do të ndërtohet një teatër klasi dhe jo një furrik me tallash të presuar shkrepësesh, siç është godina aktuale e teatrit.

“Nuk mund të thuash që holli i famës janë copat e tallashit. Më bie për hise të jem edhe kryetari i zjarrfikëseve të qytetit dhe kemi në mënyrë konsekutive, ende pa lindur ky debat, raportet nga Instituti i Ndërtimit, nga zjarrfikëset, që thonë e vetmja mënyrë që mund të garantojmë që aty nuk shuhet çdo gjë dhe nuk na ndodhin katastrofa është të rrimë me zorrën gati në skenë. Me zorrën gati në skenë nuk rrihet në asnjë vend të botës”, shpjegoi Veliaj.

Për ndërtimin e teatrit të ri do të ndiqet shembulli që u zgjodh për ndërtimin e stadiumit kombëtar.

“Po të shikojmë rastin e stadiumit që sot konsiderohet një histori suksesi, qeveria në atë pronë hyri si çdo privat në Tiranë. Pra qeveria tha, kam një pronë, do ta zhvilloj, sa ma jep përqindjen? Të gjithë që kanë shtëpi qerpiçi në Tiranë flasin me këtë gjuhë. Sot është 30, 35, 40%.

Ti që je zhvillues për këtë shtëpinë time sa do ma japësh përqindjen? Tani, kur kjo funksionon rëndom në tregun privat dhe qeveria shqiptare tha këtë: unë kam këtë tokë, po të lë ty që të bësh një hotel me 5 yje. Sot ajo kullë në fakt është marrë nga një hotel me 5 yje, një nga brand-et më të mira, që Tirana ka nevojë për këto hotele”, tha Veliaj.

Më tej ai vijoi: “Ende nuk ka dalë një autoritet italian të thotë që ajo godinë (teatri) ka vlerë. Të gjithë thonë s’ka asnjë vlerë. Madje, ata kanë bërë studimet që thonë kjo ishte një godinë që u bë për 5-6 vjet, t’i rezistonte luftës që të argëtoheshin oficerët dhe ushtarët e vendosur në Tiranë. Pra ishte një dopo-lavoro argëtim për ta. Tani a ka ardhur koha ta modernizojmë? Propozimi që na ka ardhur, jo nga një arkitekt i mirë, na ka ardhur nga ai që quhet sot arkitekti më i mirë i gjallë në botë, sot.

Tare: Me Bjarke Ingels i referoheni?

Veliaj: Me Bjarke Ingels patjetër. Kryetarë bashkie të cilët kur dëgjojnë që Bjarke Ingels ka bërë një propozim për Tiranën thonë, si e bindët, sepse i fundit që e bindi ishte Blumberg që sapo bëri një super ndërtesë në Nju Jork dhe fillon tani kullën e dytë binjake. Pra kullën e dytë binjake po e bën Bjarke Ingels.

Tare: Ideja është pse jepet një prone publike privatit për ta zhvilluar.

Veliaj: Sepse ne nuk i kemi këto para dhe si mijëra familje tiranase i kanë thënë zhvilluesit, më jep përqindjen në këmbim të tokës, ne po bëjmë të njëjtën gjë, po i themi, në këmbim të tokës përqindjen e duam në formën e këtij teatri që kushton 30 milionë euro. Nëse bën këtë atëherë jemi gati ta konsiderojmë dhe sot qeveria shqiptare është gati ta konsiderojë. Do të zhvillohet një negociatë, do të jemi transparentë, do të bëjmë gjithë konsultat, por ama “edhe dhi e zgjebosur edhe bishtin përpjetë”, si ca njerëz po duan të na paraqesin, nuk shkon.

Dhe për të gjithë kritikët ju kujtoj, se janë të njëjtat figura, të njëjtët deputetë me patllake që ishin te lodrat te Liqeni, të njëjtët pseudoaktivistë të shoqërisë civile që i njoh shumë mirë dhe që janë masha të asaj partie në opozitë, që ishin te lodrat janë edhe aty, që ishin te sheshi “Skënderbej” janë edhe aty, që ishin te Pazari i Ri. Madje, te Pazari i Ri ishte i njëjti grup dhe dilte dhe thoshte, mos na e hiq këtë çatinë karakteristike. Ajo ishte asbest e gjitha.

Thashë, më fa,l kur u bëtë ju arkitektë, kur u bëtë ju inxhinierë? Këtu arkitektët sillen si aktorë dhe disa aktorë po mundohen të bëhen arkitektë. A mundet secili të bëjë punën e vet mirë? Unë do mundohem të bëj maksimalisht mirë punën e menaxherit të qytetit dhe siç kemi provuar në çdo histeri… Mban mend sherrin për Bulevardin e Ri, ja ku jemi sot. Po hapet një arterie e madhe e Tiranës për t’u rritur në anën tjetër dhe qyteti filloi të balancohet pak sepse po na binte, po na zinte këtej. Të gjitha këto i kemi provuar, në fund fare kur ka mbaruar produkti dhe projekti ka qenë një xhevahir.

Teatri do bëhet, do jetë një xhevahir i Tiranës edhe besoj që gjithë ajo gjë që nisi që në kohën, që në vitin ’98 me Edi Ramën ministër Kulture, me gjithë debatet e asaj kohe, bllokimi, ngecja, mungesa e financave do të marrë fund dhe fakti që na duhen 20 vjet me mbyllë një argument është arsye për të ecur më shpejt, jo për të pritur më shumë.

17 komente në “Erion Veliaj: Teatri në Tiranë, sipas modelit të stadiumit. Kushton shumë ta ndërtojmë me paratë e buxhetit. Duam të bëjmë një teatër klasi, jo furrik me tallash të presuar”

  1. Argita_B says:

    Nese nje kompani private arrin te investoje para per te ndertuar dhe te fitoje para, kjo esht e mundur dhe per bashkine e Tiranes. Justifikimet e tjera sherbejne vetem per te manipuluar opinionin publik.

    1. Albi_I says:

      Pikerisht. Kjo eshte gjeja me bazike ne kete mes. Nese dilka me fitim, pse nuk e ben vete ky zoteria, meqe merr borxh me norme me te ulet interesi, dhe pastaj ta jape me qera dhe fitimet ti ngelen perjetesisht publikut?!

      Se eshte hajdut me cizme, ja pse. Te gjithe historite e tjera me Bjarke Ingels, qe ne New York e detyroi komuniteti te ndryshonte projektin, jane llafe kot.

  2. vini says:

    Futini nja 3 a 4 kulla ju pa çi qi temen teatrit

  3. Zigur Qarri says:

    Jo mor pleh jo,nga prona publike,privati nuk duhet te marre as edhe nje centimeter.
    Ne te gjith Boten mor pleh,partite socialiste i rrisin pronat publike,ju i pakesoni!!!
    Ju jeni antisocialiste, antishtet,antishqiptare,pararoja e llumit dhe antivlerave te
    shoqerise shqiptare.

  4. saliu says:

    Rendesi ka teatri apo kullat pas teatrit. Nuk ka rendesi se cfare ka pas teatrit rendesi ka te kemi nje te teater dinjitoz. Te besh politike dhe me nje godine teatri eshte qesharake dhe e tepert.

    1. Albi_I says:

      Rendesi ka pasuria publike dhe kujt i jepet, pa teatrin dalin dhe mjaftojne leket qe i ka borxh Besnik Sula shtetit per ta bere.

  5. Arben Trebicka says:

    Vini, te qifsha teatrin se as per teater kukullash nuk perdoret me… baxhellat e PD-se.

  6. florence says:

    kushton shume thote, vendi qe ska leke me pagu rrogat edhe cfar rrogash qe te vdesesh per buke ka edhe lluksin te thote qe do ndertojm nje teater qe kushton shume

  7. xoni says:

    QENTE LE TE LEHIN LALI ERI ECEN PERPARA, shikoni o qorra si po bohet opera, stadjumi, bulevardi, shesihi si u bo kendi lodrave te liqeni, si u bo amfiteatri te liqeni etj. etj. O plera te ndye o derr malokesh shpellare qe na zaptuat Tironen, shikoni o kafshe sa e paster o bo Tirone qe ne kohen e SALILULIT as vizat e berdha qe te kalonin njerezit nuk boheshin.

  8. Kellira says:

    Permendin si pa dashje edhe zjarrin… Urime! Tamam kercenim mafioz…

  9. ana says:

    Shume mire e keni menduar per te ndertuar nje teater te ri ne mungese te fondeve shteterore. Por ajo qe une nuk kuptoj dhe qe ju nuk e sqaroni eshte: perse nuk e hidhni ne ankand kete propozim/projekt ku kompani vendase e te huaja te konkuronin publikisht dhe te fitonte ajo qe do ofronte me shume pasuri publike? A ka ndonje pergjigje per kete pyetje? Nese jo, atehere une kam te drejte te mendoj se ju kenaqeni edhe interesa personale duke nominuar/caktuar kompanine qe do e menaxhoje kete projekt.

  10. Tarrasi says:

    Te thuash se Bashkia nuk ka leke, keto jana genjeshtra me bish .
    Vlera e punimeve per rikualifikimin e sheshit Skenderbej ka kushtuar, deri tani, 11 milione euro ose 10% e te ardhurave vjetore te Bashkise.
    Pra 30 milion euro, te shtrire ne 3 vjet, jane nje hic per Bashkine.
    Pastaj, perse nuk kerkohet pjesmarrja e qytetareve te Tiranes ne investim nepermjet obligacioneve ?
    Te gjitha argumentet qe ngre Krytari jane vetem sebepe qe nuk qendrojne , pasi aryseja e vertete eshte se ky eshte nje biznes i paster i dyshes Veliaj-Rama & Co.

  11. Frok Martini says:

    Shikoje kush e interviston, nje shemtire e koheve te shkuara.

  12. BAD BOY says:

    Hajde hajdut hajde po jua jepni pronen shtrore shokeve dhe krimineleve or bythqir muti

  13. like says:

    Tani na e mbushi mendjen edhe ky socialisti i amerikes. zoti kryetar, thuaji gjerat drejt e pa frike. thuaj qe juve nuk po shpetoni asgje atehere por vetem po beni biznes. dhe ne fakt po beni biznes me pronen, kulturen e trashegimine e mbare popullit.

  14. NSA says:

    Nje godine sa me vjeter eshte aq me teper vlera ka. Po per kurvat e Sorosit Lal plehu e Edi kokaina, vlerat e trashgimise kulturore nuk kane rendesi. Rendesi ka interesi i nje grushti kriminal oligarkesh dhe xhepi i tyre. Imagjinoni sikur te prishej nje godine me histori ne nje qytet Europian per nje kulle pa vlera. Nuk ka shans, sepse ata e ruajne trashegimine si syte e ballit. Po te ishte lal plehu kryebashkiak ne Rome, do propozonte te prishte koloseum per nje stadium modern. Po aty nuk e linte njeri, se jane popull ata e ja tredhin bolet. Kane gjetur stanin ne Shqiperi qe livadhisin LGBT-ja ne pushtet e Sorosit. Plehra o plehra. Po mire ja beni atij populli qe rri e ju ben sehir, ne vend ae tu djegi si zvarranike qe jeni.

  15. NSA says:

    Nje godine sa me vjeter eshte aq me teper vlera ka. Po per kurvat e Sorosit Lal plehu e Edi kokaina, vlerat e trashgimise kulturore nuk kane rendesi. Rendesi ka interesi i nje grushti kriminal oligarkesh dhe xhepi i tyre. Imagjinoni sikur te prishej nje godine me histori ne nje qytet Europian per nje kulle pa vlera. Nuk ka shans, sepse ata e ruajne trashegimine si syte e ballit. Po te ishte lal plehu kryebashkiak ne Rome, do propozonte te prishte koloseum per nje stadium modern. Po aty nuk e linte njeri, se jane popull ata e ja tredhin bolet. Kane gjetur stanin ne Shqiperi qe livadhisin LGBT-ja ne pushtet e Sorosit. Plehra o plehra. Po mire ja beni atij populli qe rri e ju ben sehir, ne vend ae tu djegi si zvarranike qe jeni..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje