VIDEO: Njihuni me "ëngjëjt mbrojtës" të Forcave të Armatosura

11 Qershor 2018, 15:39Lifestyle TEMA

Forcat e Armatosura shqiptare vijojnë transformimin edhe sa i përket trajnimit të efektivëve.

Për herë të parë në historinë e ushtrisë shqiptare, 2 vajza po stërviten për t’u bërë pjesë e skuadrës së kërkim shpëtimit në ujë.

Egzime Muça dhe Margarita Gjerko janë dy ushtare, të cilat janë bërë pjesë e Forcave të Armatosura vetëm pak muaj më parë, por kaq i ka mjaftuar për të bërë atë që se ka bërë asnjë vajzë para tyre.

Përveç se janë dy vajza, të bën përshtypje mosha e tyre, Muça 21 vjeçe, ndërsa Gjerko 19 vjeçe, një shembull për t’u ndjekur nga bashkëmoshataret e tyre.Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, e cila përmes një videoje të publikuar në Facebook përshëndet sfidën e dy vajzave.

“Nuk mendoj se e ekzagjeroj nëse i quaj ëngjëj mbrojtjes, pasi detyra e tyre është kërkim-shpëtimi në rastet e fatkeqësive.Por për herë të parë dy vajza, ushtare të reja të FA po stërviten për t’u bërë pjesë e togëujore. #Respekt për vullnetin!”- shkruan Xhaçka.

Në video ato shprehen të vetëdijshme për vështirësitë që kërkon kjo detyre, por duken të vendosura për t’i shkuar deri në fund kësaj sfide.

Angazhimet e ushtrisë shqiptare në misionet jashtë vendit, por edhe ato brenda vendit gjatë emergjencave civile kanë rithyer dëshirën e të rinjve për t’u futur në ushtri, kjo edhe për shkak të rritjes së vëmendjes së qeverisë për Forcat e Armatosura, pasi kryeministri Rama ka premtuar rritje të konsiderueshme në trajtimin financiar për ushtarakët shqiptar.

\https://www.facebook.com/xhackaolta/videos/1656071517761895/

2 komente në “VIDEO: Njihuni me “ëngjëjt mbrojtës” të Forcave të Armatosura”

  1. shvejku says:

    Ne kemi ministri Mbrojtjeje se duhen punesuar militantet,por ushtri harroje se ke,moj zonja ministre!
    Doemos qe zotrote nuk ia ke haberin se cfare eshte ushtria e vertete,por ty te mjaftojne rroga,dietat,shetitjet neper bote,pompoziteti etj, se as sa Lenka Cuko dikur nuk ben pune ti!

  2. kapterr Rahmiu says:

    Mos u beni qesharake

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje