VIDEO/ Skena lufte pas përplasjes mes bandave shqiptare në Belgjikë, 1 grua e vdekur dhe 4 të plagosur

11 Qershor 2018, 18:26Politika TEMA

Një sherr mes bandave rivale shqiptare në qytetin Ans në Belgjikë ka shkaktuar vdekjen e një gruaje 43-vjeçare dhe plagosjen e katër të tjerëve.

Sipas mediave belge, dëshmitarët e kanë cilësuar si një skenë lufte.

Gruaja 43-vjeçare është futur mes personave të përfshirë në konflikt për të mbrojtur mikun e saj dhe për të shuar sherrin, por është përplasur nga një makinë e bandës rivale, duke i shkaktuar asaj vdekjen.

“Menduam se ishte një aksident”, ka thënë një dëshmitar në vendngjarje, shkruan Report TV.

Bandat shqiptare kanë përplasur makinat me njëri-tjetrin dhe kanë hipur në trotuar duke aksidentuar njerëzit që po ecnin aty.

Personat e plagosur janë transportuar në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Disa nga personat që kanë marrë pjesë në sherr janë identifikuar por ende asnjëri prej tyre nuk është arrestuar.

Policia po heton për ngjarjen dhe kapjen e autorëve.

5 komente në “VIDEO/ Skena lufte pas përplasjes mes bandave shqiptare në Belgjikë, 1 grua e vdekur dhe 4 të plagosur”

  1. says:

    S’ka shqiptar në Belgjikë.

  2. ti je muslimon,ti je zhuls shkretetire, si i tille nuk ke vend ne BE..........allah uakbar! says:

    dhe evropa eshte ne pritje[ madje me ankth ]se kur kjo rrace gjaxore do te behet pjese e familjes evropiane,per ti ”uruar mireseardhjen”!!??

  3. erzen says:

    E paske hapur gojën ti more hale publike.

  4. Tani says:

    Ai hitleri paska qen i kokerr legeni!

  5. Pashallaret Shqiptare says:

    Nuk ka asnje fakt qe keta ishin shqiptarem ja fusni kot si gjithmone.

    Media belge si cdo medie eshte negative dhe flet pa fakte.

    keta do kene qene nga lindja mesme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje