Gati takimi historik Trump-Kim Jong Un, truprojat "blindojnë" liderin e Koresë së Veriut

11 Qershor 2018, 11:49Politika TEMA
Gati takimi historik Trump-Kim Jong Un, truprojat "blindojnë"

Kim Jong Un dhe Donald Trump pritet të takohen nesër në Singapor.

Ndërkohë, një ditë para takimit historik janë rritur masat e sigurisë.

Dhjetëra truproja shihen duke vrapuar pas limuzinës ku ndodhej Kim Jong Un në aeroportin Changi duke tërhequr sërish vëmendje.

Mësohet se grupi që e shoqëron përbëhet nga më shumë se 20 vetura, përfshirë edhe një autoambulancë për kujdes mjekësor.

Sipas BBC, truprojat janë pjesë e një njësiti që njihet me emrin “#6”.

Ata përzgjidhen nga Ushtria Popullore Koreane nëse plotësojnë të gjithë kushtet e nevojshme.

Mes tyre, një nga kriteret është që të kenë gjatësi thuajse të njejtë më liderin suprem.

Atyre u kërkohet që të mos kenë probleme me shikimin.

Truprojat i nënshtrohen vetingut, me anë të një kontrolli rigoroz të sfondit familjar për dekada me radhë.

Shumë prej tyre janë të lidhur ose me familjen e Kim, ose me familjet elitare të Koresë së Veriut.

Pasi pranojnë këtë detyrë, ata i nënshtrohen një programi intensiv trajnimi.

(TemA)

2 komente në “Gati takimi historik Trump-Kim Jong Un, truprojat “blindojnë” liderin e Koresë së Veriut”

  1. buj says:

    SI KTUU MO BESNIKE TE PARTISE , EDHE MIKU ,KUSHUIRIRI, NIPI,DAJA, VLLAI E TE GJITH ME RADHE, NDERSA TRAJNIMIN E KANE PER DETYRE PER TE MBUSH NJEFARESOJ MISIONIN E DETYRES OSE MMBAJ PASTAJ SI KTA PLEQT TANE SI BUKLDOZERA CELULITI NE MAKINE…
    AMBULANCE KA CDO PERSONALITET I LARTE SHTETEROR ETJ SI KTO QE PERMENDNI JU HERE PAS HERE

  2. Roland says:

    Si thes me mut….hahaha ky qenka si çomja…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje