Në Tiranë, qeveria miratoi këtë javë një marrëveshje me Komisionin Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur (ICMP) për të kërkuar dhjetëra trupa të vrarë nga diktatura komuniste.
Projekti i financuar nga Bashkimi Europian, do të nisë me identifikimin e mbetjeve të 13 trupave të pushkatuar nga diktatura në malin e Dajtit, të gjetura para 8 vjetësh, si dhe me kërkime të tjera në Dajt dhe në kampin punës së detyruar të Ballshit.
Zyrtari i lartë politik pranë ICMP, Luigj Ndou, thotë se ky është një hap i rëndësishëm për obligimet e Shqipërisë ndaj instrumentave ndërkombëtare të të drejtave të njeriut dhe të drejtës së familjes për të patur një hetim të efektshëm të rasteve individuale të zhdukjeve me forcë.
“ICMP është jashtëzakonisht e inkurajuar nga marrëveshja e arritur me qeverinë shqiptare, e cila i hap rrugën një procesi jashtëzakonisht në kohë dhe që ka të bëjë me identifikimin e viktimave të regjimit komunist në periudhën 1944-91. BE e financoi projektin dhe krahas mbështetjes financiare na ka dhënë edhe mbështetje politike” – thotë zoti Ndou.
Fillimisht do të punohet me mbetjet e trupave që kanë mbetur prej 8 vjetësh në Institutin e Mjekësisë Ligjore, kërkime të reja në malin e Dajtit, ku u gjetën ato dhe ku janë bërë shumë ekzekutime të tjera.
“Mbetjet njerëzore të 13 trupave të pushkatuar nga regjimi komunist u gjetën në vitin 2010 dhe prej asaj kohe mbetën në Institutin e Mjekësisë Ligjore pa bërë asnjë identifikim me prokurorinë. Ky fakt i bën skeptikë veprimtarët, që po përpiqen të ndriçojnë krimet e komunizmit” – thotë Jonila Godole, drejtuese e Institutit për Demokraci, Media dhe Kulturë.
Bazuar në të dhënat e autoriteteve për disa vendndodhje me trupa të pushkatuarisht, ICMP pritet t’i verifikojë zonat bashkë me zyrtarët shqiptarë për vendvarrimet e mundshme para se të nisin gërrmimet.
Ekspertët e ICMP pohojnë se falë analizave të ADN-së, ata gjejnë në masën gati 100 për qind identitetin e viktimës dhe ua dorëzojnë familjarëve për një varrim të dinjitetshëm.
“Krahas kërkimit të trupave dhe identifikimit të viktimave, ICMP është angazhuar të ndihmojë edhe në ndërtimin e një regjistri kombëtar për gjithë personat e zhdukur gjatë regjimit komunist” – tha zoti Ndou.
Drejtuesja e Institutit për për Demokraci, Media dhe Kulturë, Jonila Godole, thotë se “deri tani organi shqiptar i akuzës nuk ka ndonjë përvojë me zbardhjen e krimeve të komunizmit apo raste të mëparshëm që të jetë marrë me identifikime të të pushkatuarve e të zhdukurve nga diktatura”.
Ekspertët nga ana e tyre kërkojnë bashkëpunimin e gjithë shoqërisë për të sjellë sa më shumë fakte dhe dëshmi mbi ngjarje dhe vendndodhje të krimeve komuniste.
Por mosbesimi i veprimtarëve bëhet më i madh kur mendon se bëhet fjalë për një numër të madh vendvarrimesh në shumë dekada. ICMP është organizata e vetme në botë, që merret me personat e zhdukur. Ajo po punon në të gjithë kontinentet, ku ka persona të zhdukur si pasojë e konflikteve të armatosura si në Siri, Irak, Libi, etj.
Në Ballkan ICMP ka zbuluar mbi 70 për qind e personave të zhdukur nga konfliktet në ish-Jugosllavi. Ky është një rekord i jashtëzakonshëm falë metodave shkencore dhe provave me ADN./VOA
Bravo qeveria,qe po gjen trupat e te pushkatuarve ne Dajt!
Po trupat e mijra te humburve,te vrareve,te zhdukurve etj pas 90-tes ne malet e Greqise,ne detin Jon e Adriatik kur do t’i kerkoni?
Boll na cate trapin me antikomunizmin tuaj,se pas 90-tes ka me shume te vrare se para 90-tes!
Obobo po e moren vesh gerrket, do thone jane kocka ushtaresh gerrk.
DUHET TE BEHEN PUBLIKE KETA EMRA QE MENDOET SE JANE TE ZHDUKUR PASI PO SPEKULLOHET SHUME ME TE ZHDUKUR E TE PERSEKUTUAR. POPULLI NJEH SHUME TE PRERSEKUTUAR DHE “”te persekutuar”” TE ZHDUKUR DHE “”te zhdukur”” TE VERIFIKOHEN DOKUMENTAT PASI KUSH ESHTE VRARE NE LUFTE NUK MUNDE TE GJENDET. KUSH ESHTE PUSHKATUAR PAS CLIRIMIT TE VENDIT JANE TE REGJISTRUAR DHE VENDNDODHJET E VRASJEVE , KA MUNDSI QE NE KETE TE ABUZOHET PER PERFITIME.
Pse duhet te interesohen keto Organizata per kockat e te vrateve,pushkatuarve,varur.
Kaq e veshtire ishte perpjekja per te cvarosur dhe respekti per viktimat e diktatures dhe pas “diktatures”?
Kjo tregon dashurine qe kane akoma qeverite “demokratike” per Diktaturen dhe Diktatorin,por jane hipokrite dhe mosmirenjohes te Lirise.
Keta nuk dine cfare eshte nder,dinjitet,komb.
Nje pyetje per ata qe marrin rrogen per te perndjekurit:
-A e dini ju se per cfare e ka marre trisken e te perndjekurit ish Sekretari i Komitetit te PPSH-se ne Lushnje, qe mbulonte ideologjine,pra bente demaskimet e tyre para se te futeshin ne burg dhe qe quhet Halit Elezi,sot ndodhet me banim ne SHBA?
Bile po pergatit edhe nje liber kushtuar te perndjekurve!
Ha ha ha ha ha haaaaa,ja kush jane te perndjekurit qe qeveria u jep miliarda ndersa pensionistet qe ndertuan Shqiperine,marrin 100 euro ne muaj,paguajne TVSH e dritave rreth 20 mije leke ne muaj,,800 leket e urbanit vajtje ardhje cdo dite, kur bota i trajton pa leke etj!
Vazhdoni te trembni njerezit me gogolin e komunizmit se ju ne realitet jeni fashiste!
Germo Tare germo se qenin e ngordhur do gjesh!
Po cfare keni bere keto 28 vjet qe nuk keni germuar?
Eshte nje rast i mire per te nxjerre edhe listat e sakta te deshmoreve te luftes se dyte boterore. A jane 28000 valle? Apo jane me pak sec vrau Enver Bythoja nga 1945 deri me 1985? Kam pershtupjen se nuk jane me shume se nja 600 – 700 veta. Megjithe viçat dhe shqerrat qe hengren partizanet mbase behen nja 3000 – 4000 koke.