Ish-mafiozi shqiptar që shkatërroi “Cosa Nostran”: Dua që të rinjtë të më shohin si idhull (historia e shqiptarit që u dashurua me vajzën e kapos së mafies italiane në New York)

12 Qershor 2018, 12:02Politika TEMA
Ish-mafiozi shqiptar që shkatërroi “Cosa Nostran”: Dua

John Alite, shqiptari me origjinë nga Gjirokastra, i lindur dhe i rritur në Queens të NYC, nga i biri i një taksixhiu, tek i besuari i John Gotti, bosit të organizatës mafioze më të famshme në botë ka mbërritur dje në Kosovë.

Ish-mafiozi i familjes Gambino arriti që të dilte nga burgu dhe të bashkëpunonte me FBI-në për të shkatërruar “Cosa Nostra-n”, e pas kësaj të niste një jetë normale.

Ai gjithashtu shkroi dy libra, njërin ku tregonte mbi jetën e tij kriminale dhe tjetrin mbi mënyrën se si ndryshoi jeta e tij, të cilat u pasuan nga një film.

Në një interviste për gazetaren Raimonda Moisiu, te cilen do e botojme neser te plote, John Alite tha:

“Unë nuk jam nga mafia italiane, unë jam shqiptar që në një kohë mori nën kontroll disa gjëra që ndodhën në Amerikë.

Është e rëndësishme për mua që shqiptarët të dinë historinë e vërtetë çfarë ndodhi në libër e në film, ka dhe dëshmitarë të cilët i kam lënduar qëlluar apo vrarë ndonjë pjesëtar të familjes e të cilët flasin për ndryshimin e jetës time, çfarë kam bërë atëherë e çfarë po bëj tani.

Ai ka treguar se do që të rinjtë ta shohin si idhull, por jo për anën e errët të jetës së tij, por për “heroin” që është kthyer më vonë duke iu qëndruar afër të rinjve dhe duke i ndihmuar të qëndrojnë larg botës së krimit e të kenë një jetë normale.

Historia e shqiptarit që u dashurua me vajzën e kapos së mafies italiane në New York

John Alite është shqiptari që ndihmoi në rrëzimin e një prej familjeve më të famshme mafioze të New York-ut, për të cilën kishte punuar për vite.

Pas daljes nga burgu, ai ka bashkëpunuar me një gazetar për një libër që tregon historinë e jetës së tij dhe që është pritur me shumë interes, nga media në New York, për detajet e sekretet për Familjen Gambino, një realitet të cilin shumica e amerikanëve e njeh vetëm nga filma si “Godfather”.

Alite ishte djali i një taksisti, emigrant shqiptar në Queens, New York.

Kur ishte fare i ri në moshë, një xhaxha i tij e mori një ditë në një nga klubet private të bixhozit në Bronx, ku u njoh me mafiozë italo-amerikanë dhe u bë mik i ngushtë me John Angelo Gotti-n. Ky i fundit, ishte djali i një prej kryemafiozëve më famëkeqë në New York, John J Gotti, kryetari i Familjes Gambino.

Të dy të rinjtë i hynë bashkë rrugës së kriminalitetit dhe në vitet 1980 bënë se bashku një numër aksionesh që u sollën qindramijëra dollarë. Alite u bë si djalë shtëpie në familjen Gotti dhe u bë një njeri me shumë rëndësi që në moshë të njomë në organizatën mafioze të Gambino. Mirëpo, duke qenë se ishte me origjinë shqiptare dhe jo italiane, ai nuk mund të bëhej zyrtarisht një prej kapove të mafies.

Kur në vitin 1992, John J Gotti u burgos, ai vendosi që djali i tij të merrte në duar pushtetin e Familjes Gambino. Kjo e fuqizoi shumë shqiptarin që ishte mik me Gottin Junior.

Junior kishte qenë dëshmitari në dasmën e Alites, po edhe ky i fundit e kishte zgjedhur ditën e dasmës në Ditën e Shën Valentinit sepse ishte ditëlindja e Juniorit.

Mirëpo, shqiptari nga Queens kishte një pikë të dobët. Motrën e shokut të tij, Victoria, vajzën e bosit të madh. Të dy kishin një lidhje të fshehtë dashurie por që nuk guxonin ta bënin të njohur sepse ajo ishte martuar me një tjetër mafioz, Carmine Agnello dhe nuk e dinin se si mund të reagonte Familja. Mes mafiozëve nderi i familjes ishte shumë i rëndësishëm.

Mirëpo dikur në mesin e viteve 1990, Alite sulmoi bashkëshortin e Victorias, duke e akuzuar se kishte rrahur të shoqen. U krijua një situatë e rëndë dhe paqja u arrit duke e “syrgjynosur” Aliten larg nga New York-u, në Florida.

Dashuria për vazjën e bosit të vjetër dhe motrën e bosit të ri i dha fund kështu karrierës së shqiptarit në mafien italo-amerikane.

Jeta e John Alites është si një film. Ai u arrestua më vonë në Florida, u arratis në Brazil, u ekstradua mbrapsh në SHBA, pranoi të bashkëpunonte kundër mikut të tij të rinisë, John Angello Gotti-t dhe sapo ka dalë nga burgu pas 10 vitesh.

Ai jeton tani në New Jersey dhe ka botuar biografinë ku lan hesapet me miqtë/armiqtë e kohës së rinisë.

Në qendër të talljes dhe kritikës është ish-shoku i tij i ngushtë, Gotti Junior. Alite flet me një lloj respekti për Gottin e vjetër si një mafioz të zotin që arriti gjithshka me forcat e veta. U bë milioner i fuqishëm ndonëse ishte lindur në një familje të varfër.

Ndryshe nga ai, i biri, nuk kishte as zgjuarsinë e as trimërinë e babait. Alite tregon sesi shoku i tij kishte zakonin e çmendur që shuante cigare në trupin e vet. Ishte njeri me probleme të tmerrshme vetëbesimi.

“Ai është si Kim Jong-un, një fëmijë i përkëdhelur që përfitonte në kurriz të shokëve të tij nga që ishte djali i një babai të fuqishëm”, shkruan Alite në librin e tij.

Ai tregon një rast kur pas një sherri në një klub në Queens, Junior Gotti nxori armën dhe qëlloi duke plagosur një nga djemtë me të cilët po ziheshin. Alite thotë se ishte komplet e panevojshme dhe se puna nuk kishte shkuar te armët.

Mirëpo doli që djali që u plagos ishte nipi i kapos së Familjes Xhenoveze, një prej katër familjeve të tjera mafioze në New York. Kapoja i tyre, Ciro Perrone kërkoi nga Gotti Senior emrin e atij që kishte shtënë që të mos hapej konflikt mes dy familjeve.

Juniori nuk kishte zemër t’i tregonte babait se kishte qenë ai vetë që kishte qëlluar me armë pa qenë nevoja. Shqiptari Alite duke mos dashur të fillonte lufta dhe për hir të shoqërisë, e mori përsër sikur e kishte bërë ai. Për këtë u shpërblye me një të rrahur epike, por paqja u vendos.

“Babai ishte një tiran, kurse i biri një dhjaks”, e përmbledh ai përshkrimin e familjes Gotti, në libër.

Gotti Junior ishte një hajvan që mori në qafë të gjitha familjet mafioze, kur FBI i gjeti në vitin 1997, një liste me të gjithë emrat e atyre që kishin shkuar në dasëm nga të Pesë Familjet bashkë me postet në organizatat respektive dhe shifrën e parave të sjella dhuratë. Rregulli në familje e donte që asnjëherë të mos shkruheshin këto gjëra në letër.

Alite i ka dhënë fund në libër edhe një prej legjendave të kohës. Sipas tij, Gotti Senior, që njihej si “Dapper Don” për veshjet e tij shumë të shtrenjta dhe me shumë shije, në fakt, nuk e kishte fare stil dhe klas. Ai kishte para për të blerë një kostum 2,000 dollarë, po jo aftësinë dhe syrin për të gjetur se cili i shkonte e si duhej kombinuar. Ajo që nuk dihej ishte një ndihmës me emrin “Fat Bob” (Bobi i Shëndoshë) që ishte mjeshtër i veshjeve dhe që zgjidhte komplet gardërobën e supermafiozit.

24 komente në “Ish-mafiozi shqiptar që shkatërroi “Cosa Nostran”: Dua që të rinjtë të më shohin si idhull (historia e shqiptarit që u dashurua me vajzën e kapos së mafies italiane në New York)”

  1. DINGO says:

    Kam pare shume filma documentare per Shqiptarin Alite.dhe shume vete e kritikojne,dhe harrojne se me te pabese se Italoamerikanet nuk ka.
    Po kane bythe dhe ta vrasin aty e kane perdite.Ngrije lart Shqiperine edhe ne Mafie o Alite.Ti ke me bese se sali qeni edi pisi dhe ilir moterqiri.

  2. Andres says:

    Tamam shqiptar i vertete. Shokun e ngushte e njohu ne bixhoz, i qinte motren fshehurazi dhe ne fund i tradhetoi dhe i futi ne burg te gjithe. “Bese” shqiptari jo shaka!

    1. Shqiptari says:

      Sa kam qeshur!!! Respekte!

      1. ben says:

        Bile bile
        Ky qenka fiks per minister te rilindjes.

    2. DINGO says:

      Ik ore qihu me ndonje bisht fshese,lapanjos,mos kane me shume bese breshkaxhinjte si gabelet .Meqe ishin aq trima pse merrnin Shqiptarin te ju kryente vrasjet.ata vrasin njeri-tjetrin me keq .Tjetrit i qiu motren,po pse per fasule e kishte tjetra,me zorr nuk ja futi.
      Po ti me kete emer ????? so dobich gabel grek me dukesh prandaj shan Shqiptaret.kujdes tet moter edhe ti se mos ta ngarkojne.
      Alite aty eshte perdite neper lagjen qe u rrit pse nuk e vrasin trimat.Ata benin trimin se Shqiptret ishin te mbyllur,se sot as i pjerdh njeri dhe hane loqe zezaku neper burgje.

    3. Deni says:

      Me I sakti I te gjitha komenteve.

  3. mik says:

    Te lumte mr alite.
    I pa bese ne shoqeri, dhe i pa bese ne famile. Nuk e di se per c’ka duhet te jesh krenar !!!
    Per njerzit qe grabitur, rrahur, perdhunuar apo per ato qe ke vrar ?

  4. Shqiptarqiqi says:

    Sidoqe te jet historia nje gje esht bazale, e pandrushueshme e te gjith kohve.:SHQiptari esht tip tradhtori. Historikisht. Edhe kryeheroj i shqiptarve sken(derbeu e filloj karrjeren pas nje trdhtije qe beri kunder sulltanit.
    Edhe ky mafjozi krenar pse esht tradhtar
    Dhe tash po peedoret

  5. USA says:

    O sa turp na paska turperuar si komb

  6. Ti more djale do i beje nder Shqiperise po te mos e tregoje prejardhjen.
    Ti qenke 1 kokrra e bythqirit dhe mbi te gjitha kerkon qe te te shohin edhe si hero te rinjte.

  7. Sit back and relaks■●[] says:

    Gotti Junior ka qene vertet idiot qe ka mbajtur afer nje kanarine pabukse si ty, pervec asaj listes qe e ben akoma dhe me idiot. Edhe Gotti Senior ishte nje barre ne shpinen e 5 familjeve, me stilin e tij si showman terhoqi gjithe vemendjen e mediave dhe rrjedhimisht edhe te fbi mbi veten dhe familjet e tjera, gje qe binte ne kundershtim me rregullat dhe menyren diskrete qe operonte mafia. Sekreti i suksesit te tyre ishte mbajtja e nje low profile, si ai qe po mbajne sot e jo reklama dhe dalja neper tv.

  8. Sit back and relaks■●[] says:

    Gotti Junior ka qene vertet idiot qe ka mbajtur afer nje kanarine pabukse si ty, pervec asaj listes qe e ben akoma dhe me idiot. Edhe Gotti Senior ishte nje barre ne shpinen e 5 familjeve, me stilin e tij si showman terhoqi gjithe vemendjen e mediave dhe rrjedhimisht edhe te fbi mbi veten dhe familjet e tjera, gje qe binte ne kundershtim me rregullat dhe menyren diskrete qe operonte mafia. Sekreti i suksesit te tyre ishte mbajtja e nje low profile, si ai qe po mbajne sot e jo reklama dhe dalja neper tv..

  9. By says:

    Ky ktij duhet m i dhon dekoraten nderi i kombit
    Per sherbime trimnore mafjoze ddhe policore

  10. enter"" says:

    Sa I shemtuar eshte NY dhe sa e peshtire mafia e NY.
    Ky tipi duket jo si shqiptar por si Siciljan, akoma me zinxhira te trashe ne qafe e kostum me kanatjere.

    Ptuuu fend I felliqur

    1. Dhqipo says:

      Po ke e drejte…Librazhdi eshte qytet per se mbari. NY eshte plehre fare

  11. EKZEKUTUESI says:

    KY Ha “Tume” kote se koti..ky ishte nje “Deshmitare ne Mbrojtje”..nga FBI-qe po te Spiunonte te Tjeret do ti Gjysmohej Denimi dhe do te fitonte Satusin e Deshmitarit te Mbrojtur..
    kjo eshte nje Praktike shume e njohur ne Gjithe Boten…NUK ESHTE SE “SHKATERROJ” KY Mafjen….Budallaleqe…
    Sa per Italjanet …jene tu Qishe Motren Mbare dhe Prapa..se jane te felliqur ne Kulem….TE SHESIN Per asgje,dhe te Spiunojne..DUKE THEN SE “JEMI MIQE”…kur ta marresh vesh ta kane Futur..lol

  12. marku says:

    Nga keto lloj idhujsh kemi me teprice,madje eksportojme dhe i kemi mbushur burgjet plot kudo neper bote.Edhe media ndihmon per promovimin e idhujve te tille qe na bejne krenare si komb.Do te ishte e turpshme te shkruanin nja dy fjale psh. per Merin qe jep mesim ne Harvard,per Tonin i cilesuar si bisnesmeni me mire,per Izmirin qe doli kampion etj.Keta te turperojne sic turperohen serbet me Gjokovicin apo greket me Dukakisin!

  13. Shabani says:

    Ik ore legen! Te futi ne shtepi si shok dhe ti i zure te motren ! U bere dhe i penduar pastaj ! Ik ore te qifja ropt ku ti kesh

    1. Pashallaret Shqiptare says:

      Ai Gotti ishte moterqir dhe bastard… dhe kishte ne lan ta vriste Aliten, por boll mbrojte mafien italiane o hajvan.

      ata te vrasin naten dhe me buk ne goje

  14. plepi says:

    Ky eshte nje maskara dhe do ishte fatkeqesi te ishte shembull per te rinjte.
    I ngjan atyre krimineleve qe i kushtohen fese kur i ka perenduar mundesia jashte.
    Per cfare ta marresh shembull??
    Per vrasje? Moral?? Burreri?? Pendim tradhtie???
    Morali , perfito nga mundesia e te fortit dhe futi gishtin te gjitheve kur vjen dita e burgut.
    Do ishte per shembull te kalbej ne burg gjithe jeten dhe te nxirrnin mend ata qe zgjedhin rrugen e krimit.
    Nje legen qe spo kuptoj pse i jepet hapesire.

  15. kampaçurreta says:

    PER REDAKSINE E GAZETES: KY TREGIM (HARTIM) ESHTE BOTUAR EDHE PARA RRETH 2 MUAJSH.

  16. Zenun zon says:

    Ku esht me krye agjenti i enverit direk
    PO nje gje nuk dihet pse ka vajtur ne kosove
    Dhe nuk ka vajtyr te takoj kucen plak nexhmien
    Se ka mar flori nga bucja sa ka dashur

  17. Shqiptarqiqi says:

    S thon kot qe pidhi kocka s ka po koka thyn.
    Edhe ky mafjozi e paska ngron nga pidhi.
    Pidh i mire
    me dy gropa
    Per tu qire
    Hap shum gropa
    …..
    Pret shum koka

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje