LSI sulmon Erion Veliajn: E ka kapur Tiranën për fyti, opozitari më i madh i PS

12 Qershor 2018, 10:39Politika TEMA

Petrit Vasili ka reaguar pas deklaratës së kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj se nëse do të kishte zgjedhje të parakohshme, do t’i fitonte sërish Edi Rama.

Kreu i grupit parlametar të LSI tha në “Ora News” se Tirana ka rënë në duart e grabitqarëve, duke i kujtuar Veliajt edhe kohën kur bënte opozitë ndaj Partisë Socialiste.

“Erjon Veliaj është qytetar i vjetër i Tiranës, prej pak vitesh. Ai ka për detyrë që të çlirojë Tiranën se e ka zënë për fyti.

Për të ardhur në punë duhet ti biesh Tiranës nga ‘Magelani’, i thonin dikur edhe arkitekturat e jashtëzakonshme italiane që ndërtuan këtë qytet, e konfiguruan, ranë në duart e disa sharlatanëve politikë që bëjnë arkitektin, edhe vendimmarrësit edhe grabitqarët e qytetit dhe keni parë që Tirana është katandisur në një qytet të turpshëm.

Nga një qytet që kishte një bulevard për tu admiruar, është bërë si shteg dhish dhe kanë mbjellë pemë mes Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Mbrojtjes.

Ky zotëria le të bëjë punën e tij kryetarin e bashkisë në rast se bën dot. Të mosh shkojë të shëmbë teatrin siç do ta shembë, vetëm e vetëm të rrëmbejë ca para që i dinë ata si i marrin, duke shembur çdo vlerë kulturore të traditës, të së shkuarës shumë të rëndësishme të këtij qyteti. Të mos e trajtojnë këtë qytet si një predhë që i ka rënë në duart e tyre dhe duke thënë që Edi Rama do qëndroja prap e ky do të fitojë.”

Petrit Vasili ritheksoi se votat e PS janë të blera: “Por dua ti kujtoj diçka këtij kryetari të Bashkisë meqë qenka i marrosur fare.

Bashkimi Evropian dhe jo unë e opozita i ka vënë vulën dhe thanë se 20% të votave janë blerë nga kjo shumicë  që erdhi në pushtet.

Nëse Erjon Veliaj është i lumtur me hajdutllëkun e votave, hajdutllëkun e votave populli nuk do të rrijë ta shohë por do ta zgjidhë me dru.

Se nuk do të pranojë më njeri që të shiten e të blihen votat mes sheshit dhe ata të krenohen se e votoi populli, ai popull që e shitën dhe e blenë. Kush e ngre politikën e tij mbi kredo të tilla siç është vota e blerë është në një krizë shumë të madhe politike por edhe identitare.”  

Vasili riktheu pas kohën kur Veliaj ishte pjesë e MJAFT.

“Më pelqen dashuria e Erion Veliajt për PS dhe më ka impresionuar sepse dhe unë kam qenë anëtar i PS.

Po kam qenë anëtar i Partisë Socialiste që është e njëjta parti Socialiste sipas tyre të paktën edhe në ato kohëra kur opozitari më i madh i Partisë Socialiste, njeriu që e urrente Partinë Socialiste ishte ky kryetari i Bashkisë.

Në atë kohë ishte me MJAFT-in. Dhe nuk kishte rëndësi as PS, as vlerat e saj, as çafrë kishte bërë PS në të shkuarën oër të  rimëkëmbur shtetin, vlera evropian të rëndësishme, që PS ishte një parti që erdhi nga një e shkuar e vështirë komuniste dhe pati modernizim e rinovim.

Dhe kundër kësaj qenë një grup si puna e Erjon Veliaj të cilët ishin në emër të një dore të kuqe, siç ishte organizata MJAFT, e cila ishte një dorë e egër, e hekurt, përçmuese ndaj Partisë Socialiste.

Paska rigjetur dashurinë për Partinë Socialiste, sikurse Edi Rama që në ’93 kërkonte që PS të dilte jashtë ligjit. Ka miopë socialistë por faktet janë aty. 

Dhe nuk kam dalë unë të bëj demostrime kundra ish-kryeministrit Fatos Nano, se sot po t’ia zënë me gojë gruan Erion Veliajt sigurisht do hidhet përpjetë e do qajë.

Po atëherë e stigmatizonin kryeministrin e vendit Fatos Nano dhe kryetarin, liderin historik, njeriun që kishte bërë burg për Partinë Socialiste rreth së cilit u lidh historia e fitores dhe këta nuk e kursyen. Këto lloj çthurje morale këta le ta mbajnë për vete. 

Njerëzit nuk janë as të trashë, as të pazgjuar e as miopë, i dinë dhe i mbajnë mend. Kështu që të tillë produkte të cilët janë të çthurur në të gjithë konstruksionin e tyre moralo-politikë, janë si fishekzjarre si hidhen mbas koncertit.”(TemA)

10 komente në “LSI sulmon Erion Veliajn: E ka kapur Tiranën për fyti, opozitari më i madh i PS”

  1. EM says:

    Kur te shan LSI dhe veçanërisht Peç Vasili, me shume të shtohen votat… Vazhdo Peçi se ja preve dhe një ketër vjeçar tjetër Velos …

  2. Aleanca Shqup-leshedhi says:

    Baxhella e kokelopes I ka leshuar qente kryebashkoakut me punetor we ka pasur Tirane.
    Let te shpresojme we need zgjedhjet e tjera te shuhet partial e leshedhinjve!

  3. Dymi says:

    Ejjjjj! Petrit Vasili! Sa rende eshte ky zagari me qeliza gomari! Nuk ka doktor e ilac qe i ben derman.

  4. "BOHOTINA" says:

    I hani carin ati Erionit ju baxhellat hajdut te LSI. Turp per ju.

    1. tuni says:

      Ky Petrit Va..i, nje zagar e legen i pa skrupullt, si mund te votoj kush e ti besoj njeri keti e lesh lise

  5. uskania says:

    Nxjerrin vrerë ata që gjithë jetën nuk lanë bërë punë tjetër veçse të XHVATËSIT të parave publike. Njëri prej këtyre Vasillaqis.

  6. Tit says:

    Ç’punë kanë me Teatrin këta maskarenj?!
    Ore, si shumë po hapen bythësh këta pseudo politikej e artistë injorantë që i ka ra për pjesë që të punojnë në Teatrin Kombëtar!!! Si ka mundësi që sillen sikur t’ua ketë lënë baba teatrin këtyre?! Ata punojnë aty, nuk janë pronarë! Pronar është populli, ata thjesht luajnë, marrin atë rrogë e ikin në shpi! Është njëlloj sikur mësuesit e një shkolle të rrënuar të ndërtuar nga Italianët gjatë Luftës së II Botërore e që shërbente atëherë si magazinë, të mos lejonin ndërtimin e një shkolle të re në vend të asaj gërmadhe me pretendimin se ka histori!!!! Absurditet! Shikoni këtë video: https://youtu.be/H93bgnTmb0s.
    Edhe këto objekte që hidhen në erë për t’i hapur rrugë projekteve të reja, sigurisht që kanë historinë e tyre! Këta sharlatanë janë thjesht mëndje mbyllur, dhe të përdorur, ndoshta edhe nga egoja e e vetë atyre e sëmurë, që me demek pse si pyesin! Punë shqiptatësh injorantë. Nga kjo lloj egoje e sëmurë e xhelozie kemi vuajtur ne si komb gjithë herët. Po ta thonë të tjerët një mendim, ai nuk bën, ndërsa po ta themi ne, ai është xhevair! Pffff, dava qelbësirash.

  7. Berti says:

    Treshe hajdutesh e bandite te te Levizjes Speciale per Interes.

  8. owl says:

    Ju te LSI u dhembin syte te shikoni te behet nje gje e mire per Tiranen e per kte popull,se ju I doni te tera per vete.Ju pame kur ishit ne pushtet qe I kishit duart e thara per pune.

  9. ABC says:

    Fol o Vasili fol se ky eshte sistemi zgjedhor qe kemi dhe te kemi akoma ne rroge. Perndryshe do na leshonje ndonje deklarate ne FB nga krevati i shokut se shanset per tu futur ne parlament do ishin zero.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje