“Zëri i Amerikës”: Adriatik Llalla nuk shpëton, ka ende llogari të hapura më drejtësinë

11 Qershor 2018, 19:59Politika TEMA

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, vendosi sot të lërë në fuqi vendimin e marrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit për ndërprerjen e procesit të rivlerësimit ndaj ish- prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla, duke qenë se ky i fundit kishte hequr dorë nga e drejta për t’u emëruar në Gjykatën e Apelit, e për pasojë mbetej jashtë radhëve të sistemit të drejtësisë.

Kolegji u vu në lëvizje nga një ankim i Komisionerit Publik, sipas të cilit, dorëheqja e zoti Llalla nuk ishte bërë konform rregullave e për pasojë ai konsiderohej ende një magjistrat.

Por avokati i ish- kryeprokurorit, mbrojt gjatë gjithë kohës tezën se dorëheqja është shprehje e një vullneti personal të sanksionuar në Kushtetutës.

Por ndërsa mbylli këtë kapitull, zoti Llalla ka ende llogari të hapura më drejtësinë shqiptare.

Që prej 15 marsit ndaj tij ka nisur nje hetim për të paktën 4 vepra penale të ‘Refuzimit për deklarim, mosdeklarimit, fshehjes ose deklarimi i rremë i pasurisë , interesave private të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim’, ‘Mosdeklarimit të shumave të të hollave ne kufi’, ‘Pastrimit të produkteve të veprës penale’ dhe të ‘Shpërdorimit të detyrës’.

Hetimet nisën fillimisht në Prokurorinë e Durrësit, por më pas u transferuan në Prokurorinë për Krimet e Rënda në Tiranë.

Zoti Llalla u largua nga detyra në fillim të dhjetorit të kaluar, në përfundim të mandatit, ndërsa zëvendësimi i tij me një drejtues të përkohshëm, zonjën Arta Marku u shoqërua me polemika të forta dhe kundërshtime nga ana e opozitës, sipas së cilës qeveria po vendoste kontrollin mbi Prokurorinë.

Gjatë vitit të fundit të tij në detyrë, zoti Llalla pati përplasje pubike me Ambasadën amerikane.

Atij ju refuzua viza për në Shtetet e Bashkuara, ndërsa ambasadori amerikan e akuzoi hapur se prej kohësh ishte angazhuar kundër Reformës në Drejtësi, ndërsa për largimin e tij nga detyra Ambasada amerikane u shpreh se “Prokurori i Përgjithshëm që refuzonte të ndiqte penalisht politikanë është i ikur”.

Në muajin shkurt të këtij viti Departamenti i Shtetit njoftoi se i kishte ndaluar hyrjen në Shtetet e Bashkuara ish- prokurorit të Përgjithshëm të Shqipërisë, duke shpjeguar se sekretari i atëhershëm I Shtetit Rex Tillerson, e miratoi masën e ndalimit për shkak të përfshirjes së ish- zyrtarit shqiptar në raste të mëdha korrupsioni.(VOA)

5 komente në ““Zëri i Amerikës”: Adriatik Llalla nuk shpëton, ka ende llogari të hapura më drejtësinë”

  1. Lub says:

    Teatër amerikanësh.
    A janë më kriminelë fëmijët minorenë të Llallës, që ju është ndaluar hyrja në SHBA, se fëmijët multimiljarderë të Sali Berishës të implikuar në vjedhje, gjoba, vrasje masive, kanibalizim të pasurive strategjike të shqiptarëve, vjedhje pronash dhe tokash?! Apo është më kriminel Llalla, se Berisha që ka vrarë, zhdukur, rrahur, vjedhur, hedhur shqipërinë në humnerë, që ka kryer grushte shteti dhe akte terroriste?!
    Llalla është një nga shumë veglat mediokre të politikës kriminale, por të paktën mos na merrni për budallenj, me Llallëqe amerikanësh, kur Sali Berisha mbretëron pa i hyrë gjemb në këmbë, i mbrojtur nga amerikanët, meqë horra të tillë ju hyjnë gjithmonë në punë për të kolonizuar dhe terrorizuar.

  2. Alb Nakba 2025 says:

    Ket e njofton “Zeri i Amerikes” ?hahahhahahhahhahahhahahahhaha,lol

    ‘Zeri i Biberraj” apo Zeri i Tropojes UBD?lol…kujtova se Edvin Rama do nderhyje ket rradhe ne drejtesi, si asnje here tjeter, per drejtesi….lol?

  3. Shoku " Shpati " says:

    Zeri I amerikes ka 70 vjet qe genjen !

  4. h says:

    Ky hajdut ordiner,ky gjykates plepash,ky bajge stalle,ky fshatar morracak,
    ky zgjyrre sahanlepires,ky qelbesire qe kuterbon kerme,ky qen morracak plehrash,
    ky flluske qelbi ne trupin e kombit,ky njeri pa dinjitet,ky zbatues urdherash kriminelesh,
    ky kepurdhe helmuese mes popullit,ky ushujze e gjakut kombit,
    qofte i mallkuar ne perjetesi,dhe mallkuar qofshin te gjithe ata
    qe fusin ne goje vledhjet e mallkuara te ketij ndyresire.
    Popullli shqiptar te denon me vete-varje tek ura e fshatit.
    Dhe keshtu do te behet, se fantazma jone do te persekutoje perjete.
    f.kafka

  5. poku paku says:

    Po qe vertet do behej “vetingu”ne drejtesi dhe do viheshin para drejtesise
    figura te urryera per shumicen shqiptare,njerez te perkyer me krimin,
    me vrasje dhe zhdukje personash,me pervetesim te pronave shteterore etj,
    mbase do mendoja se dicka vertet po fillon te levize,dhe mund te “falnim”
    ndonje deshtimet e qeverise se sotme,qe nuk jane dhe pak.
    Por fatkeqesisht,nqs ky lajm eshte i vertete,kjo eshte maskarada
    e radhes,me fatalja nga te gjitha te tjerat.Dhe ne kontekst te ketij lajmi
    perse te mos e marim per te vertete kerkesen e LSI per amnisti fiskale per
    politikanet? Turp dhe faqja e zeze per tere klasen politike shqiptare!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje