Komisioneri i BE Johanes Hahn: Është momenti i Shqipërisë, ja kur duam t’ju kemi në familjen europiane

11 Qershor 2018, 20:09Politika TEMA

“Tashmë Shqipëria ka momentin të bëjë sa më shumë progres me Reformën në Drejtësi dhe me procesin e Vetting-ut. Vendet e Ballkanit duam t’i shohim në 2025 si anëtare të BE-së.

Mund të gjykohem si optimist nga disa për datën që e them sot këtu për herë te parë: por Ballkani është Europë”, – është shprehur Komisioneri Johanes Hahn.

Deklarata e Komisionerit Hahn ka ardhur në konferencën e organizuar në Vjenë nga FMN dhe JVI (Instituti i Përbashkët i Vjenës), vend në të cilin komisioneri theksoi mbështetjen e tij për integrimin e vendeve të Ballkanit, duke bërë publike për herë të parë një datë për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Komisioneri Hahn ka përshëndetur faktin që Austria nga data 1 korrik do të marrë radhën e Presidencës së BE, duke theksuar se vendi i tij ka një mirëkuptim dhe ndërgjegje më të thellë me Ballkanin, si pjesë e Europës.

Sot ishte dita e parë e kësaj konference dhe fokusi ishte për vendet e Ballkanit Perëndimor, strategjia e tyre drejt BE-së, ku ndër të tjera ne morëm edhe një herë qëndrimin pozitiv dhe sigurinë që Shqipëria tashmë është më afër se kurrë drejt ëndrrës europiane, si dhe një notë pozitive më shumë për vendimin që pritet të merret në fund të qershorit.

Të pranishëm në këtë aktivitet ishin dhe pjesëmarrës të vendeve të Ballkanit Perëndimor, ku Shqipëria përfaqësohet nga 4 deputetë, si dhe anëtarë të parlamenteve të Kosovës, Maqedonisë, Serbisë dhe Malit të Zi.

12 komente në “Komisioneri i BE Johanes Hahn: Është momenti i Shqipërisë, ja kur duam t’ju kemi në familjen europiane”

  1. Zeni Vet says:

    Taku, Spartaku Avukati, t’kam thon njahere kur do hyme ne Evrope,o alabak.

  2. ''....askush nuk urrehet me shume se ai qe thote perhere te verteten''[PLATO] says:

    Hakan[jo Shukur,ki eshte turk Kosovet]: Jemi ne ankth per ju muslimon brothers,mezi presim qe tju shohim[me sume perpjete] ne Evropi………2085 eshte viti juaj,gezuar Ramazonin!

    1. Arkimedi says:

      E verteta eshte qe to nuk je Grek por nje pordhe arabe qe flet shqip dhe hiqesh per Grek.

  3. shushica says:

    Z.Hahn ,je nje personalitet shume i sakte ,ne raport me jo pak kolege europiane qe e shikojne Shqiperine me syte e banditit Berisha .Bej pak presion Hollandes ,Frances dhe Danimarkes ,pasi jam i sigurte qe Merkel eshte dakord me Komisionin Europian .Ne Bundestag Shqiperia do te kaloje ,pasi shumica e CDU CSU ,SPD ,Linke dhe te gjelbrit jane ne favor .Bejeni per njerezit e thjeshte ,per te rinjte ,per shumicen ,jo per politiken .Sepse me perjashtim te Rames dhe grupit te tij ,shumica e politikaneve nuk e duan BE ..

  4. Andi says:

    ku jane komentet, keni ikur ne plazh me pushime?nga rruga e durresit

  5. says:

    Këta që shkruhen sot., janë thënë para 3 vitesh. Sot s’ka penges penges për negociata dhe hyrjen në BE

  6. Alabanket fshatare te Temes funderrine e kazanit mediatik 5000 says:

    komenti im akoma nuk po lejohet, perse keshtu Tema?
    me keni lejuar dy por i treti dhe me spec nuk e keni lejuar..bile ai ishte i pari pas ketyre “kot”? mjaft censuruat o idjotat fshatare te Meros…o idjota ,kujtoni se do mbuloni te verteten o kafshe….

  7. Free says:

    Sa te mbaroj TAP

  8. Llanua says:

    Ik ore Hahn andej, mashtrues, genjeshtar, qen I Saliut. Edi Rama ka thene ne qershor do hyjme ne BE. Ja dhe tre jave dhe e shef ti dhe Saliu kur te hyjme ne Erope. Marsh nga ditet e gelbazes o Edi Rama

  9. Patriot says:

    2025 optimist? ik te qifsha robt!

  10. manastiri says:

    Ata qe jane duan te dali ,ndersa ne qe jemi jashte duam te hyjme. Ja dhe greku brenda i thencin se dhe ai me keq se ne eshte.

  11. Andrea says:

    Kur te doni Ju do jete vone ,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje