Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë deklarimin e pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsionit.
Gazeta Express ka raportuar para një ore se Agjencia nuk e ka publikuar deklarimin e pasurisë së kryeministrit Ramush Haradinaj.
Pas raportimit, Agjencia e publikoi deklarimin e tij.
Sipas deklarimit të Haradinajt, ai ka në emër të vetin një shtëpi banimi në vlerë 300 mijë euro, tokë në vlerë 27 mijë euro, shtëpi në vlerë 202 mijë euro dhe një banesë në vlerë 70 mijë euro.
Në pronësi të përbashkët, kryeministri ka deklaruar një shtëpi familjare në vlerë 270 mijë euro dhe një tokë kodrinore me vlerë 75 mijë euro.
Në total pasuria e paluajtshme e Haradinajt, përfshirë një veturë 8 mijë euroshe të bashkëshortes, arrin mbi vlerën e 950 mijë eurove.
Kryeministri Haradinaj ka deklaruar edhe para të gatshme 5049 euro dhe detyrime financiare në vlerë prej 34 mijë eurove. Sa i përket të hyrave vjetore, ai përfiton rreth 90 mijë euro.
13568 euro është paga vjetore. Ai merr 2700 euro në vit nga pensioni invalidor dhe 73 mijë nga qiraja.
Ndërkohë kujtojmë se më herët Ramush Haradinaj i rriti rrogën vetës me argumentin se nuk kishte para që të blinte kollare apo kostume për takimet zyrtare që ai do të mbajë si kryeministër i Kosovës. (TemA)
dmth trash e trash, ne krahasim me meten , si i bie te jete ky ?
Ju thoni qe rrogat e tij jane perrallore, por ato jane qesharake ne krahasim me lideret boterore qe marrin nga 200,000 dollare apo me shume ne vit kundrejt rroges prej 18,000 dollare ne vit qe merr z. Haradinaj. Merrni rrogat e lidereve euroipiane dhe krahasojini me keto te Kosoves apo Shqiperise dhe do te shikoni qe liderat tane duken si lypsjare perpara atyre europiane. Kj pastaj i ben qe te gjithe te behen te korruptuar. Paguajini lideret sepse punojne nate e dite per kombet tuaja dhe kerkojuni llogari per parate qe ju jepni. Me keto rroga qesharake duhet te jeni te lumtur qe ata pranojne te punojne ne ato poste.
Po ku ka Like Floriri te Krahasuar.Mut Ky ,Bajge Meta.
Ajo toka qe e ka ven 70 mij euro ,…eshte nje 200 hektar
Beni llogarit vet se cfar korrupsioni luhet.
Ate toke e ka marr mbas lufte?????????
asnje dit nuk ka punuar ,..ne burg me njeqind avokat si ka mundesi gjith kjo pasuri.
Ka dhe nje kull te madhe me mure si keshtjelle
Ky eshte njesh si hajdut dhe harbut. Fare e keqe,tallje me ata qe dhane jeten per Kosove.
Ky eshte i pasur sa Rama,mendoni mos deklarimet…lol.
Ta gezoni lirine o Kosovare rrota kari.