Që nga një ashensor i ri e deri te tualetet në një pikë kalimi kufitar, politikanët ballkanas rrallë e humbin mundësinë për të prerë një shirit të kuq inaugurimi.
Në Ballkan ndonjëherë është vështirë të gjesh lajme të mira.
Kështu që përse një zv/kryeministër të mos presë shiritin e inaugurimit të një tualeti të ri apo ministri i një kabineti të pagëzojë një ashensor?
Ata e kanë bërë dhe s’janë të vetëm. Vitet e fundit kanë parë politikanët në Ballkan të gërmojnë thellë në kërkimin e tyre për një mundësi të hairit për foto dhe mundësinë për të marrë meritat për bujarinë e shtetit.
“Kjo na kushtoi rreth 30,000 levë, duke përfshirë edhe këto tualete të reja fantastike që do të isha mëse i lumtur t’jua tregoja,” tha zv/kryeministri bullgar dhe kreu i Frontit Kombëtar për Shpëtimin e Bullgarisë, Valeri Simeonov, për gazetarët gjatë zbulimi i tualeteve në pikën kufitare Kalotina midis Bullgarisë dhe Serbisë në nëntor të vitit të kaluar.
“Ato janë të reja, me panele diellore dhe moderne,” tha ai.
Megjithatë, Simeonov është thjesht një amator në krahasim me kryeministrin e Bullgarisë, Boyko Borissov, i cili e ka marrë shumë përzemër prerjen e shiritit të inaugurimit, zakonisht në shoqërinë e një prifti.
Borissov është i famshëm dhe ndonjëherë e tallin, për zakonin e tij të inaugurimit të çdo cope rruge të re të sapondërtuar autostrade në Bullgari, një vend jo shumë i njohur për cilësinë e rrugëve të tij.
Ngjarja e vitit!
Në Bosnjë, ku zyrtarët publikë shpesh duket se i tejkalojnë në numër njerëzit e zakonshëm, kreu i komunës së Novo Sarajevës, Nedzad Koldzo, në dhjetor të vitit të kaluar prezantoi operimin e një kazani plehrash, një kazan plehrash i teknologjisë së lartë për të ashtuquajturat e-mbeturina, i pari i llojit të vet në atë komunë.
Në shtator 2017, kreu i presidencës trepalëshe të Bosnjës, Dragan Coviç, hapi një nënstacion elektrik në qytetin jugor të Citlukut. Nja dy muaj më parë, kolegu i tij boshnjak, Bakir Izetbegoviç, paketoi biskota në një fabrikë në Velika Kladusa në Bosnjën veriore.
Por ishte përurimi nga politikanët i një pjesë të rindërtuar trotuari para godinës së presidencës boshnjake në Sarajevë në vitin 2016, që ndezi mediat sociale, duke shkaktuar një ortek komentesh satirike në Twitter dhe Facebook rreth “ngjarjes së vitit”.
Në Bosnjë, zyrtarët vitin e kaluar zbuluan një rrethrrotullim në qytetin e Banovicit dhe një semafor në Doboj. Milorad Dodik dhe Zeljka Cvijanoviç, presidenti serb dhe kryeministrja serbe e Bosnjës, morën pjesë në një ceremoni për hapjen e një tuneli të rinovuar prej 205 metrash.
Në Kroaci pak vetë mund të maten me aftësinë e prerjes me gërshërë të kryetarit të Zagrebit Milan Bandiç në hapjen e festivaleve, kalimeve për këmbësorë, shatërvanëve dhe triçikelave elektrike.
Presidentja Kolinda Grabar Kitaroviç bën më të mirën e saj, duke hapur një Departament Materniteti dhe Neonatësh në një spital në qytetin kroat të Cakovecit muajin e kaluar, e shoqëruar nga roje solemne dhe himni kombëtar. Sfida demografike e Kroacisë është një nga shqetësimet më të mëdha të presidentes.
Ndezja e një semafori
Në Kosovë këtë maj, Goran Rakiç, kryetar i pjesës veriore me shumicë serbe të Mitrovicës, preu një shirit të kuq të lidhur nëpër disa kazanë të mëdhenj plehrash në prani të mediave lokale.
Në Prishtinë në mars, kryeministri Ramush Haradinaj mori pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të një marrëveshje për ndërtimin e një hoteli të ri nga zinxhiri amerikan Sheraton. Ambasadori i SHBA-së Greg Delawie ishte gjithashtu i pranishëm atje.
Poshtë një postimi të Ambasadës së SHBA-së në Facebook rreth eventit, një kosovar i pakënaqur shkroi: “Si thoni sikur të ndërtoni fabrika në Kosovë? Në mënyrë që njerëzit të mund të fitojnë një rrogë me punë të vështirë dhe të prodhohet diçka ‘Made në Kosovë – MIK’”.
Në vitin 2016, Delawie u bashkua me kryetarin e komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti në prerjen e shiritit të një fastfuqi KFC në qytet.
Një vit më parë, presidentja e atëhershme e Kosovës Atifete Jahjaga bekoi ndërtimin e një spitali të ri pediatrik me 22 milionë euro para nga Emiratet e Bashkuara Arabe. Nuk ka ende asnjë shenjë për ndërtimin e ndonjë ndërtese.
Për të mos e lënë pa përmendur, koalicioni qeverisës i Serbisë është tallur më shumë se një herë për dëshirën e tij për ceremonitë e çuditshme të prerjes së shiritit, që nga shpërndarja e kazanëve të plehrave në një komunë të Beogradit, deri në inaugurimin e një semafori të ri në qytetin jugor të Kraljevës, në të cilën mori pjesë kryetari vendas i komunës.
Por pak vetë mund t’ia kalojnë ministrit të mbrojtjes Aleksandar Vulin, i cili në vitin 2015, në një paraqitje të mëparshme si ministër i punës, preu shiritin para një ashensori të ri në një azil të moshuarish.
Ne Shqiperi pervec ketyre ka edhe me keq.
Kemi kryeministra dhe ministra(edi),qe vishen si babagjyshe dhe u ndajne lodra femijeve te policeve te brare ne detyre
Kemi Kryeminister qe ndan vete tapite,turp faqja e zeze
Kemi ministra qe ndajne pako ushqimesh 2kg makarona dhe 1kg sheqer per te vobektit dhe permbyturit.
Kemi kryeminister qe ndan cizme,po po cizme.
KEMI PRESIDENT QE NJE HERE NE VIT U THER NJE GJEL DETI FEMIJEVE TE ZYBER HALLULLIT,sepse gjithe ditet e tjera te vitit hane oriz,fasule me miza dhe dajak.
O “sa mire” me kene Shqipetar oe oe.
pa harruar ketu corapekuqin moderrn[me atlete] qe pritet te inaguroi nen shoqerine e Erdoganit ceremonine e ”big xhamise”si njehale moderrne ku muslimon brothers mund te qesin sumen per shtat pale qejfe……………………
bamiresi per te vobektit.
nuk e quajne per detyre por here si bamiresi e here si zotesi te tyren. jo se jam kundra shiritave, se gjerat qe te ndryshojne jeten si nje rruge, shkolle apo spital padyshim qe duhen celebruar si te tilla, por qe te shkoje ministri apo km per te prere shirita ne nje zone lokale eshte si ti japesh maces uthull. aq ka ngelur km? ai perfaqson gjithe popullin. po qe i zoti te prese shirita per ndertime apo marveshje qe i ndryshojne jeten gjithe popullit ben punen qe duhet. po per nje fjat apo qytet te veçante as nuk i takon as te mos kerkoje pjese.
shkruesi ka te drejte. pushtetaret ka kohe qe nuk edine se kush ne te vetete eshte detyra e tyre.
Ky Zv.ministri Bullgar paska peruruar ” banja publike moderne ” , por Sali Berisha kur ishte ne pushtet ne vitet ’92-97 i mbylli edhe ato qe ishin ne Tirane duke i shndruar disa ne pika karburanti , ndersa te tjera ne ndertime te ndryshme , por jo ne ato qe ishin .