Përballja e Haradinajt me Derallajt: Ja kush ishte Mehmet pasha i Lidhjes së Prizrenit dhe i Pavarësisë në Vlorë

10 Qershor 2018, 17:57Rajoni TEMA

Pasi Ramushi nuk e la të fliste për paraardhësit e saj, më poshtë mund të lexoni se kush ishte Mehmet Deralla dhe cili ishte roli i tij në kryengritjet e Kosovës, gjithmonë duke ju referuar faqes Wikipedia.

Shkollimi…

Derralla lindi më 1843 në Gradec të Gostivarit të Maqedonisë.

Arsimin fillor e mori në Tetovë, kurse atë të mesëm në Shkup, kurse studimet e larta në Akademinë Ushtarake të Stambollit.

Pas diplomimit do të shërbente për disa vite në një regjiment këmbësorie në Anadoll dhe njëherazi, atij ju dha e drejta për të ndjekur shkollën e lartë të Shtatmadhorisë në Stamboll, që ishte niveli më i lartë i arsimimit ushtarak në Turqi.

Është një ndër protagonistët e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, një nga nënshkruesit e Deklaratës së Pavarësisë Shqiptare dhe ministër i Luftës në Qeverinë e Përkohshme të Shqipërisë.

Komandant në Prizren…

Falë aftësive dhe shkallës së lartë të përkushtimit në të gjitha detyrat e ngarkuara, Mehmeti që në moshën 35-vjeçare mori titullin e “Pashait”, që nënkuptonte atë të gjeneralit. I graduar kështu me gradën më të lartë të kohës do të niste nga detyrat e reja që do t’i besonte komanda e lartë, fillimisht si komandues xhandarmërie në Bagdad të Irakut dhe, më vonë, në Halep të Sirisë për t’u transferuar më tej në Selanik, i cili në atë periudhë përfaqësonte një nga portet më të rëndësishëm të Perandorisë Osmane në Ballkan.

Prej Selanikut Mehmet Pashë Deralla, do të merrte emërimin në vilajetin e Kosovës për të shërbyer në kryeqendrën e tij, në Shkup për të vijuar më vonë në funksionin e komandantit të qarkut të Prizrenit në të cilin bënte pjesë edhe Tetova, Gjakova dhe Luma.

Pikërisht me këtë detyrë gjeneral Deralla, do t’i jepte fund karrierës si oficer i ushtrisë osmane. Më tej, për të fillon një karrierë tjetër, me një profil të ri. Ai në shenjë proteste hoqi spaletat dhe yjet e gjeneralit të Ushtrisë turke dhe iu përkushtua çështjes kombëtare. Pas këtij momenti gjenerali u vu në dispozicion të Ushtrisë Vullnetare të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Këshilltar i Sulejman Vokshit…

Në kohën kur Lëvizja Kombëtare Shqiptare ishte në kulmin e saj, Mehmet Pashë Dërralla u caktua këshilltar i Sulejman Vokshit, i cili bënte detyrën e ministrit të Mbrojtjes të kabinetit qeveritar. Në të njëjtën linjë vazhdon aktiviteti atdhetar i Mehmet Derallës edhe pas shtypjes së Lidhjes së Prizrenit nga ushtria osmane e dërguar nga Stambolli. Prej këtij momenti trishtues, gjenerali Dërralla do të kontribuonte në Lidhjen e Pejës.

Janë përpjekjet e personaliteteve shqiptare të vitit 1899, të cilët në drejtimin e Haxhi Zekës, ndërmorën aksionin për të realizuar atë që nuk mundi ta bënte Lidhja e Prizrenit. Sidoqoftë përballë taborëve osmane, kjo lëvizje detyrohet të dështojë. Në këtë krizë Mehmet Pashë Deralla u kap nga forcat okupatore dhe u internua në shkretëtirat e Irakut prej nga u kthye aty nga viti 1908, falë një amnistie të përgjithshme, që u dha pas kryengritjes xhon-turke.

Refuzimi që i bëri ushtrisë osmane…

Në situatën e mëvonshme Mehmet Derallës, ju ofrua një funksion i lartë në ushtrinë osmane, por ai e refuzoi prerazi, duke vënë në dukje se, tanimë i përkiste tjetër kauze që kishte të bënte me idealin kombëtar.

Dërralla ishte edhe një nga organizatorët e kryengritjeve të mëdha të Kosovës të viteve 1910, 1911 dhe 1912, beteja që kulmuan me atë të verës së vitit 1912, e cila shënoi marrjen e Shkupit, ish- qendrës së vilajetit të Kosovës.

Gjenerali Deralla ishte një nga protagonistët kryesorë të qëndresës shekullore përballë sulmeve serbo-malazeze, të cilat synonin pushtimin e Shqipërisë veriore. Nën komandën e tij, luftëtarët shqiptarë i gozhduan forcat serbe në hapësirën ndërmjet Drinit të Bardhë e Drinit të Zi. (tesheshi)

14 komente në “Përballja e Haradinajt me Derallajt: Ja kush ishte Mehmet pasha i Lidhjes së Prizrenit dhe i Pavarësisë në Vlorë”

  1. Albani says:

    Lavdi heroit Mehmet Derralla.
    Edhe pse u formua ne Turqi,edhe pse u peshua ne ar,HEROI mbeti HERO
    Perkatesine (identitet) dhe gjakun nuk e tradhetoi.
    LAVDI.

  2. O.Pamuk: muslimonet shqipfoles jane identiteti i Turqise ne Shqiperi , Evrope e me gjere..........'' says:

    istoria e nje turkoshqpfolesi,sot ”figure istorike”!!ptuuuuuuuu plehraaaaaa………….

    1. Albani says:

      Mutofagos,sa keq me qene korrak I Janulles.
      Ju shplafte te dyve do allahu.

    2. Bureto says:

      “Budallallëkun sado hollë ta presësh, prapë mbetet i trashë” (Shekspir)

  3. Xheti,KS says:

    Po eshe Ramushi eshte pasha i deleve.

    1. Niko Shpiragu says:

      Shume mire qe permenden meritat e Derralles, por ato te Ramushit jane 100 here me te medhaja. Ai eshte hero legjendar i Kosoves ndersa per Derrallen mund te themi se kane qene disa te tjere para tij ne merita shume me te medha. Ajo gruaja le te mburret me paraardhesin e fisit te saj, por nuk ka te drejte te injoroje rregullat dhe te flasin sikur eshte vetem ajo dhe fisi i saj vetem me merita dhe te tjeret jane asgje. Per mendimin tim ajo duhet te largohej nga tribuna, por vet Ramushi nuk duhet te perfshihesh. Megjithate kjo nuk u jep te drejten disa komentuesve te perdorin gjuhe perj rrugacesh kunder Ramushit. Mendoj se jane ata qe kane qene kunder UCK -se dhe flasin nga urrejtja. Ata kane dashur dhe duan qe Kosova te jete pjese e Serbise dhe e kane plage ne zemer kete. S’kane se si e shprehin duftin e tyre dhe gjejne shkak nga nje incident i vogel dhe zbrazin urrejtjen e tyre.

  4. Lennard says:

    O Pamuk O Shkerdhate Grekomane PPTU Ti o Qyrravec i Ndyre.Po ku keni Fytyre te pergojoni Shqiptaret Patriote Mor Legena .Harruat qe Pavarsia Greke u arrit me Shpatat shqiptare.harruat se pjesa ma e madhe e Parlammentit grek Fliste Shqip.Prit se do te vije dhe ne Greqi ora e Arvanisteve.kur dhe shteti grek te behet dy Gjuhesh si ne Maqedoni.
    Persa i perket Kontributit te Mehmet Pashe Derralles Ai dha te gjithe pasurine e Tij per shtetin Shqiptar .I dorezoi Ismail Bej Vlores Kater Arka me Florinj.Shembullin e tij e ndoqen te gjithe patriotet e tjere .Keshtu u krijua Arka e Ushtrise shqiptare ,qe mbante ne kembe 17.784 ushtare dhe oficere(Dyfishi i ushtrise aktuale shqiptare).
    Nuk eshte rastesi qe ne kreret e pare te Ushtrise shqiptare pjesa ma e madhe ishin nga Dibra,Shkupi dhe Kosova ma gjere.

    1. Yp xhixhi says:

      O Filan po ato 4 arkat me flori ku i kish gjetur …nuk e di sepse me vete mendja per s’prapthi.

  5. mik says:

    A nuk ju duket se Kosova ( apo Ramushi ) kane prioritete te tjera ma urgjente per te zgjidhur, se sa kush ishte Mehmet Deralla ?
    Apo asht Mero Baze, qe manipulon ma mir se askush tjeter artikujt e gazetes se tij ?

  6. skraparlliu says:

    preidenti Ilir Meta mori pjese ne 140 vjetorin e ……presidenti Ilir Meta ne guroret e Skraparit ….sot presidenti Ilir Mata bleu nje gazet te njohur …presidenti ilir Me presi pre Lexoni Gazeten Koha jone me lajme per Ilirin e Moniken ……Shkruar nga Nikolim Lehesingu i Pare

  7. Flliqhanet e Kosoves dhe Shqipnies says:

    Ramuuuuuush lopa ban MOOOOOOOOOO
    Po ku krahasohesh ti me rlopcar me Derrallajt. Si nga Arsmi si dhe nga fisnikeria. Ik o legen thyej qafen se ti je ASKUSHI perpara heroit Mehmet Pashe Derralles

    1. i revoltuar says:

      Cfare arsimi kishte Derralla!? Ahaaa “studime ushtarake” dmth spaletat e kolaboracionizmit me turqit! Jo po ishte Ajnshtajni.
      Boll !!!! Te gjithe te respektohen per sa kane bere per ceshtjen kombetare, por jo kodra pas bregut ?

  8. Lennard says:

    Cfare Prioriteti Ka Ramushi ? DRU me PRE!!.Ramushi eshte tregue Karagjoz dhe i Paedukate.Cfare Pune Ka Kryeministri me heq dhe me vue ne Foltore.Trap i Pakaperdishem.

  9. zaim zajmi says:

    CILA MAQEDONI, o TOKMAK VAREJA!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje