Implementimi i reformës në drejtësi, BE: Nuk ka kthim pas, gati për të pritur ndryshimin për të ardhmen

13 Qershor 2018, 12:14Politika TEMA

Ambasadorja e Bashkimit Europian në Tiranë, Romana Vlahutin, ka folur mbi implementimin e reformës në drejtësi. 

Në një prezantim të misionit EURALIUS V, diplomatija ka lëshuar një paralajmërim për efektet që sipas saj pritet të ketë ku ka paralajmëruar se ndryshimi do të jetë themelor, që nga respektimi i të drejtave të njeriut e deri tek lufta kundër korrupsionit.

Me asistencën e EURALIUS, BE do të japë një ekspertizë mjaft të mirë për të drejtat e njeriut, por edhe luftën kundër korrupsionit në vend për të bërë Shqipërinë një vend me të drejta të barabarta për të gjithë.

Reforma në Drejtësi është një instrument i mirë për sigurinë dhe le të besojmë që ndryshimi është i mundur, duhet durim.

Nuk ka kthim pas, sistemi i drejtësisë është një realitet dhe ne jemi të duruar për të pritur ndryshimin për të ardhmen”, tha Vlahutin.(TemA)

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje