Gazeta “TemA” ka mësuar se cila do të jetë trupa gjykuese që do të shqyrtojë çështjen e hapur në Komisionin e Posaçëm të Apelimit për ish-prokuroren e Prokurorisë së Përgjithshme, Rovena Gashi dhe bashkëshortin e saj Dritan Gina.
Pas një kërkesë për informacion të depozituar në këtë institucion, “TemA” njoftohet se relatore do të jetë Ina Rama ndërsa gjyqtarë Luan Daci dhe Rezarta Schuetz.
“Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, më datë 17.05.2018, është paraqitur ankimi me palë ankuese znj.Rovena Gashi dhe z. Dritan Gina, me objekt: “Anulimin e vendimit nr. 140, datë 11.05.2018 të Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme Arta Marku dhe anulimin e vendimit nr.141, datë 11.05.2018 të Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme Arta Marku etj.”.
Sipas shortit, rezultojnë të jenë anëtarë të Kolegjit të shqyrtimit paraprak: Gjyqtar Luan Daci, gjyqtar Rezarta Schuetz, relatore e çështjes Ina Rama”, komunikon KPA për “TemA”.
Më herët pokurorja e përgjithshme e përkohshme, Arta Marku, pezulloi nga detyra prokurorët Rovena Gashi dhe Dritan Gina pas regjistrimit të procedimit për fshehje të pasurisë.
Ata dyshohet se kanë fshehur pasuri të patundshme, disa apartamente dhe godina që s’janë deklaruar prej tyre, por që se rezultojnë të regjistruar në emër të të afërmve të bashkëshortëve jashtë çdo lloj rregulli.
Çifti i prokurorëve, u kundërpërgjigj me akuza të forta duke nënvizuar se veç Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka tagrin për hetimin e pasurisë së tyre. Në deklaratat e tyre të përcjella në media, ata adresuan akuza edhe ndaj Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.
Në kërkesën për KPA, “TemA” pyeti edhe nëse ka çështje të tjera të regjistruara pranë KPA-s veç atyre të bëra publike në faqen zyrtare.
Ndërkohë, komunikohet se “Sot është shtuar çështja e rivlerësimit të gjyqtarit të Apelit Durrës Besim Trezhnjeva.
Ky i fundit ka depozituar një ankim kundër vendimit të KPK-së nr. 14 datë 13.04.2018, pasi u shkarkua për mungesë të justifikimit të pasurisë.
Mësohet se trupa gjykuese do të jetë Ardian Hajdari, relator Luan Daci dhe anëtarë Sokol Çomo, Ina Rama dhe Rezarta Schuetz. (TemA)
I ligu qe bene te liga,i keqi qe bene te keqija,del gjithmon i fituar,sepse dine ta dredhin e te mashtrojne. Gina dhe Gashi jane hajdut te medhenj,por ata do shpetojne neprmjet pages qe do derdhin per KPA,si dhe personat e KPA,jane te korruptuar dhe akoma nen ndikimin e idhullit te tyre Sali Beerisha.Arta Marku po punon per nje drejtesi te vertete,por ata qe nuk e duan kete drejtesi te vertete,kane para te madhe dhe i thyejn koken kujtedo.Sa do qe jane hajdut e te korruptuar Gashi me Ginen,do fitojne se nuk ka drejtesi.
Eshte e Çuditeshme dhe kurajuse te fshehesh pasurine dhe te thuash me kane pezulluar apo transferuar me te padrejte,keta jane pinjollet e Llalles qe akoma punojne per te,per qellimet e tij dhe per ato Çka ai nuk i realizoje,pthu far e keqe qe vute pasuri me fatkeqesit e tjetrit. Nuk eshte veting vetem se duhet te largohesh se nuk e justifikon pasurine,vetingu duhet te ja kuestroje dhe te vihen para ligjit per perfitim te pasurise ne menyre te pa ligjeshme,e dine mire keta prokuroret se cfar neni i kap. Plera qe do ti kemi neper kembe edhe disa kohe.