Aktori i njohur Viktor Zhusti ishte një prej konkurrentëve VIP në spektaklin e kërcimit “Dancing with the Stars”, që kishte finalen të premten në “Vizion Plus”.
Pas spektaklit, ai ka një mesazh emocionues.
“Sikur të ishte e mundur e pamundura, çdo natë do t’i shtrija krahët deri në fund të sallës dhe më pas, ekstremisht larg në hapësirë, për të mbështjellë ne një përqafim të ngrohtë, spektatorë e teleshikues që si gjatë mbrëmjes së spektaklit, ashtu dhe më pas në rrjetet sociale, më ishin aq pranë e dashamirës, sa ndjehem pafundësisht i detyruar ndaj tyre!
Kontratën e parë, për të marrë pjesë në DWTHS, producentja e bëri me mua, në vitin 2010, kur isha 68 vjeç!
Kontratën e dytë, këtë vit, e bëri përsëri me mua, në moshën 76 vjeç!
Nëse do mendojë edhe për ndonjë kontratë të tretë, besoj që duhet t’a rregullojë e bindë ZOTIN!
Sepse, ndjej dhe unë, prej kohësh, një dorë të zgjatur, dikush më pret “atje lart”, që, si të çlirohem nga ankthi, dhimbjet dhe acarimet, nga shpirt’ e mendje-vogëlsitë, nga gjithë graviteti i së keqes dhe interesave meskine që na mbajnë të lidhur në tokë, që na zvogëlojnë, rrudhin e përçudnojnë si “qenie materiale”, të ngjitem atje, në një botë fluide, interne, pa gravitet, ku shpirti i çliruar tërësisht, do të vërtitet i lirë midis yjeve, çmendurisht, në ciklin e pandalshëm të jetë-përjetësisë…
Ai, për mua do të jetë i treti, më i madhi, i ndritshmi, fantasmagoriku “DWTHS i vitit dy mijë e … e…
Dhe kur të ndodhë kjo, ndonjë nga njerëzit e dashur, që do më kenë mbetur akoma atje, midis jush në tokë, do të pëshpëritë i lehtësuar: “Lindi duke qarë, si të gjithë. Kaloi dhe një pjesë të jetës, duke qarë, si të gjithë. Por, iku duke vallëzuar, jo si të gjithë”, shprehet ai.(TemA)
Shume bukur i ke komentuar!
Aktor brilant. Si njeri nuk e njoh fare.
Vetem se aktoret e medhenj, ne jeten e perditeshme Jane trapa. Edhe ky, i ka futur nje trapllek ketu me këtë shkrimin, qe … ç’te te them.
Por, dhe me nje POR te madhe, shumë njerez, e lexojne kete, nuk e marrin vesh, dhe qe te mos duken budallenj, thone:
“Sa i madh ky aktor. Sa bukur ka folur.”
Sepse keshtu dukesh i modes, dhe gjoja intelektual.
Dikush, ose edhe shumekush nga ju mund të thote: “E kush je ti qe paske bythe te gjykosh Victor Zhustin?”
Ore unë jam askushi, por njekohesisht jam populli dhe spektatori. Unë nuk po gjykoj Viktor Zhustin si aktor.
Por kjo qe ka thene, zbulon nje njeri te lodhur nga jeta, shumë i pakenaqur, dhe qe pret te shkoje ne parajse, sepse e meritoka te shkoje atje.
Edhe Clint Eastwood nuk flet ne këtë menyre, qe eshte 88 vjeç.
Shkurt, mesazhi eshte: “Trap Zhusti, trap Ndrenika, trap Kabashi, trap Rama, trap Berisha, akoma me trap Basha.”
Ne jeten e perditeshme keta njerez mund të jenë trapa. Ne profesionet e tyre mund të jenë gjeni. Vetem mos e ngaterroni njeren me tjetren.
Or grigor, po të lexosh ca më shumë do kuptosh qe shkolla e jetës që mund të kesh ti (me shume respekt ), apo paçe e pilafi që mund të hash që në mëngjes , apo paçavuret që mund të degjosh në lajme e lexosh në portale nuk te mjaftojnë ta kuptosh atë që ka shkruar ai aktor i urte! Ndaj dhe të duket trapllik…
Një këshillë miqësore kam : nëse nuk di çfarë të shkruash, dhe shkruan se duhet shkruar, me mire mos posto me! Se kursen ca kB nga serveri i faqes.
Të uroj gjithë te mirat!
Ke paragjykuar veten me kete teorine e priftit “beni si them une po mos beni si bej une”po edhe une nuk rri dot pa te paragjykuar se nuk jam perfekt… doja te dija ku e di ti qe Viktori beson ne parajse? Ai po flet per yje..per hapesire.
Individi tipik driteshkurter qe kur ka mur perpara kujton se mbaron aty bota vetem se ai vete nuk eshte aq lart sa te shohe pertej murit.
Ke te drejte Grigor,ky fare artisti shkaterroi dy familje duke shkuar me gruan e kunatit.
Ka qene edhe njehere ne burg ne Greqi per droge,,,,ja kjo eshte kenaqesia e jetes se tij.
Kush ka ndermend te mesoje nga keta fare njerzish e ka te sigurt rrugen e qorrit ne pus.
Ju jeni nje personalitet mendjehapur! Na kini dhuruar role brilante e mbreselenese! Jeni shpirtmadh dhe nuk uleni kure me meskinitete dhe debate shterpe. Ju punoni dhe edukoni me shembullin tuaj te shkelqyerJ.Ju urojme jete te gjate o njeri i mrekullueshem!
Wonderful. Njerezit keshtu duhet te shprehen me zemer ne dore. Jete te gjate Viktor Zhusti.
Mesa duket ,ka filluar ta brrejë ndërgjegja për paudhësitë që ka bërë V.Zhushti.
Nga frika se mos shkojë në Ferr dhe nuk gjen asnjë nga të afërmit kërkon të marrë me të mirë Zotin.
Po Zoti nuk është kaq sentimental sa të bëj përjashtim për Viktorin.
Mallkimi i gruas dhe i kunatit do ta ndjekin sa të shkojë në Ferr.
Mesazh emocionues! Artisti kercimtar apo kercimtari artist, Viktor Zhusti, me fjale te furishme shpreh ate, qe ai ndjen ne limitet e moshes se njeriut ne stacionin Toke. Eshte ndjenje reale per te gjithe ata, qe jane ne moshen e tij… Menyra artistike e te shprehurit te kesaj ndjenje eshte unikale per nje artist me intelekt te afirmuar, qe ka lene gjurme ne ndergjegjen kombetare me ane te veprave dhe roleve te tij ne skene dhe ekran.
Artisti eshte njeriu yne, eshte gjitoni yne, bashkeqytetari yne. Ai eshte njeri nga ne dhe ne nje fare menyre i ngjashem me ne njerezit e kohes. Ndryshimi eshte se Viktori eshte i pavdekshem, megjithse ndjen…gravitetin e se keqes dhe te interesave meskine, te cilat na rrudhin, na merzisin, na tundojne dhe na lodhin cdo dite…
Thirrja e artistit per t’u larguar nga e keqja, nga intriga, nga meskiniteti, eshte nje tjeter sherbim, qe ai i ben shoqerise tone permes ketij mesazhi.
Me e plote dhe e kuptueshme behet kjo thirrje ne mbyllje te ketij mesazhi: -Te ikim nga kjo bote duke vallezuar!
Secili nga ne mundet!
Falenderim per mesazhin, i nderuar Viktor Zhusti, artist i mirenjohur! Shendet, paqe, mireqesie, qendrese dhe jete! Teleshikuesit te presin perpara ekranit per kontrata te tjera!
O artist i madhe, o njeri i mrekullueshem , o simbol i te mires ndaj te keqes, shpirterisht te urojme shendet dhe jete.
Amen !!!
Ate burgun per droge e kemi ca te veshtire ta harrojme. Prandaj dhe ty e kemi te pamundur te te harrojme
Turp per kete shtet po qe i tille hajdute te keti vendi
Obobo c’a na bere more Viktor u mbyten mileti ne lote.
Atje “Lart”… ndoshta te presin viktimat e droges qe ke shitur… prinderit e tyre…
“Lart” apo “Poshte” ne Ferr?!
Dhe uroj në kokë të femijeve të atyre te DWTHS qe glorifikojne nje pleher qe ka marre ne qafe familje e qe ia paraqesin femijeve te ketij vendi si model VIP-i!!!
Skuptova gje ….po nejse pak rendedi ka .Aktor i madh shume komod ne cdo rol qe ka bere
Ne populli vlersojme mesazhin qe autori(aktori) përcjell jo veprën ! Sa meshume lexoj komente on line aq here me vjen ndetmend fraza “fjala eshte argjend heshtja eshte flori!”
Ke bere nje mbyllje Sokratiane i madh aty Zhysti
O Viktor,po ti je i arrire ne kete bote o njeri,ty te respekton gjithe shqiperia,ti i ke perballuar te gjithe te mirat e te keqijat e kesaj bote,ti ka dhene zoti gjithe te mirat dhe tani na kenaqe me origjinalitetin tend….po kush ka lindur do te vdese dhe ajo te vjen pa pritur,1,21,51 apo 101 vec keshtu qe ty ta ka bo zoti rrisk jeto mo burre cte duhet ty kur vjen ajo,jeto ti, vazhdo.
Kete çlirim shpirteror mund ta arrish edhe mbi tok, une kam qen shume pran tij. Por qe te mundemi ta arrijm, ne duhet te zbresim mbi toke frymen hyjnore dhe te ndertojme nje shoqeri qe ka ne qender njeriun, mirqenien e tij materiale e shpirterore, si dhe zhvillimin e aftesive e talenteve te tij. Nje shoqeri qe ka si te vetmin qellim te mirat materiale, eshte provuar qe prodhon adhurues te materies, njerez egoist qe i shkaktojn dhimbje njeritjetrit. Kesaj shoqerie i ka ardhur fundi, ndaj reagon me ekstremizem ne menyre qe te zgjasi sa shume gerhamen e fundit.
Nese ne vendosim te lem pas shoqerite antinjerezore dhe ti dedikohemi krijimit te nje shoqerie qe ka ne qender njeriun, si e vetmja krijese e krijuar sipas shembelltyres se Zotit, ne mund te krijojme mbreterine qiellore mbi toke, dhe tju japim mundesine brezave qe vijne te perjetojne pikerisht ate çlirim shpirteror qe Viktori e enderron ta arrij ne jeten e pertejme.
Zoti eshte dhe Ai do qe njerezimi te jetoj i çliruar nga te ligat, shpirtvogelsite e mendjengushtesite e konfliktet te shkuares. Eshte ne doren tone, ta bejme realitet sa me shpejt deshiren e tij supreme.
Aktor i mrekulleshem ne jete, teresisht pa talent ne skene. Gjithmone perpiqej te kishte ne lluster te bukur dhe asnjehere kuptim (shikoni dhe ato qe shkruan).