Mbreti Abdullah i Jordanisë ka firmosur dekretin e formimit të qeverisë së re, e cila do të drejtohet nga një ish-ekonomist i Bankës Botërore. Qeveria e re do të rishikojë sistemin e shumëdebatuar të taksave pas protestave kundër masave të Fondit Monetar Ndërkombëtar.
Abdullah, aleat i SHBA-ve, ka emëruar Omar al-Razzaz, një ekonomist i edukuar në Harvard dhe jashtë elitës politike tradicionale. Ai do të zërë vendin e Hani Mulki, një biznesmen i futur në politikë, i cili shihet si shkaktar i zemërimit që çoi në protesta masive.
Mijëra jordanezë pushtuan rrugët e Ammanit dhe qyteteve të vogla këtë muaj pas rritjes së taksave që ka nisur që në fillim të këtij viti.
Protestuesit kërkuan largimin e qeverisë dhe ndryshimet në ligjin e taksave, që shihet si shkaktar i rritjes së varfërisë dhe papunësisë. (TemA TV)
Merrnin miliarda ne vit prej USA,e u masturbune ne OKB kundra Jeruzalemit..Nji surrat kane ne tane boten