Një javë pas krimit të dyfishtë që tronditi Peshkopinë, janë zbardhur detaje të reja në lidhje me 26-vjeçarin Qemal Sela, i cili pak orë pas kthimit nga Anglia, ekzekutoi me breshë-ri kallashnikovi nënën dhe babain.
Bëhet fjalë për bashkëshortët Flamur dhe Zeqimete Sela, përkatësisht 55 dhe 50 vjeç, mbi të cilët i riu zbrazi një karikator me plumba.
Burime të sigurta nga policia e Dibrës dje bënë me dije për “Gazeta Shqiptare” se autori i ngjarjes së rëndë të ndodhur në lagjen “Llixha” të qytetit të Peshkopisë ka deklaruar në momentin e arrestimit se do të vriste edhe vëllain dhe dajën e tij.
Mësohet se ndërhyrja në kohë e patrullës së policisë, e cila ishte afër hotelit 4-katësh ku u vranë burrë e grua, ka shmangur vrasjen e dy familjarëve të viktimave.
Raportohet se Qemal Sela ka debatuar ashpër me të atin sapo ka mbërritur në aeroportin e Rinasit.
Sipas bluve, emigranti ka refuzuar të udhëtojë me babain që kishte dalë ta priste në aeroport me një taksi të prenotuar që në Peshkopi.
Kjo, për faktin se ai akuzonte prindërit e tij se kishin prishur të gjitha paratë që ai kishte dërguar nga Anglia përgjatë 7 viteve emigracion për të ndërtuar 2 hotele që shërbenin për personat që frekuentojnë llixhat e Peshkopisë.
Më 11 qershor, Gjykata për Krimet e Rënda në Tiranë caktoi masën e sigurisë “Shtrim i detyrueshëm në spital psikiatrik” ndaj 26-vjeçarit Qemal Sela, pasi dyshohet se ai vuan nga probleme mendore.
Aktualisht autori vrasjes së prindërve të tij ndodhet në spitalin e burgut në kryeqytet.
…..te me ndieni o shqiptare ne shqiperi por per psikiatri jeni ju ..sidomos prinderit shqipetar qe I kane shkaterruar femijet e tyre qe jane jashte…cudirat shqipetare nuk kane te sosur sidomos kur injorante prinder perdorin djersen dhe gjakun e femijeve te tyre..po po gjakun e tyre pa ju dredhur dora…dhe me e bukura kur aty kane dembela ne shtepi dhe nga ata qe kane jashte kerkojne qe te kujdesen edhe vellezerit qe mbajne me dore gjithe diten duke shitur p****e…
…kam degjuar raste qe te rrenqethin ketu ne uk.. familje shqipetare qe shpenzojne 1milion leke per nje pale perde nga leket e femijeve kur ata punojne 12 ore dhe jetojne si mos me keq ne shtepi me shoke pa asnje kujdes…
..vellezer qe kerkojne telefonat e fundit kur keta vete kane nokia…
…leke te martohen e bejne dasma miliona lekesh kur ate vete jane kthyer dhe kane pare qe skane asnje leke ne emer te tyre..
…nje rast..vellai calls vellain mami keq duhen leke per spital..i shkreti le punen e gjithcka dhe per nje ore ne tirane nga ita gjen mamane duke bere prtulla per vellain…thjesht donin leke…
The list goes on and on and on….
#sad
Asnjë prind S’duhet të shpërdoroj djersën e femijës
Muself! Mundet te jete keshtu si thoni ju,dhe eshte e vertete,ndodh qe prinder te padal apo jo normal,prishin parate e nxiera me mundime nga femija e tyre jashte atdheut,por jo deri aty sa ti maresh jeten babajt e nenes qe te ka mbajtur ne barke,te ka mekuar me gjirin e saj,Ajo te ka dhene qumeshtin e gjirit te saj, e ti ti japesh plumbat e automatikut,kjo nuk eshte e drejte fare.Respekt per ty qe jep mendime te drejta.
…[email protected] ..me fal po nuk fola qe ate qe beri eshte e drejte, perkundrazi…por per mua ai nuk eshte per psikiatri po thoja…derisa prinderit aty te ndryshojne .te respektojne gjakun e djersen e femijeve te tyre gjera te tilla do degjojme pa fund…
Prindi te ben koken jam dakord por jo te abuzoje me femijen dhe ta trajtoje si hysmeqar.
Me vjen me te vertete keqkur degjoj history te tilla sapse te dinin prinderit shqipetare te investonin hajde de..por ne ate vend 27 vjet pasi ra the so called socializm ata mendojne dhe veprojne po njesoj…
…..marrim psh manine shqiptare per shtepi…ne cdo vend te gjithe ndertojne ose blene dicka qe I mban xhepi…por jo aty
…gjeja qe urrej me taper aty eshte tafmaja ..kur mbi shtepi bejne kollona dhe ngaqe skane leke per ti bere I lene ashtu si varr I hapur thoshte gjyshja Ime…why????
….po kudo..ne cdo qytet e fshat…???…..
Nuk shikon ne asnje vend te globit kete gje..
….
Ky djali i ka pa sherrin djersës se vet, me shumë kam dhimbje për te sesa prindërit.