Gënjeshtra e re, "Babalja" shpiku edhe policin me emrin Ermal

15 Qershor 2018, 09:14Politika TEMA

Albert Veliu, që u prezantua nga Partia Demokratike si dëshmitari X, ka gënjyer dhe për sa i përket faktit se ka takuar një efektiv policie në Vlorë, me emrin “Ermal”, të cilin sipas audio-përgjimit, ai pretendohet se Agron Xhafaj ja këshillon që të shkojë ta takojë, në mënyrë që ai ta ndihmonte për të trafikuar drogë. Mësohet se për arsye përfitimi monetar Albert Veliu ose siç njihet ndryshe si “Babalja”, jo vetëm që ka iskenuar audio-përgjimin dhe ka shpikur një bashkëbisedues duke e joshur për të aktruar Agron Xhafaj, por ky dëshmitar i PD ka gënjyer edhe për sa i përket emrit “Ermal”, duke thënë se është punonjës policie dhe mik i Agron allias Geron Xhafaj. Në këtë çështje nuk ka ekzistuar asnjë efektiv policie që të ketë bashkëpunuar me Babalen, për më tepër që edhe nga verifikimet e tabulateve të telefonit të katër policëve me emrin “Ermal” në Vlorë, ka rezultuar se nuk kanë pasur telefonata qoftë me Agron Xhafaj por edhe me Babalen gjatë muajit tetor 2017, kur është bërë përgjimi dhe në vijim.

“Nuk bisedoi me asnjë “Ermal”

Gjatë këtyre dy muajve hetime të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, janë evidentuar dhe marrë në pyetje katër efektivët e policisë së qarkut Vlorë,që mbajnë emrin “Ermal”. Bëhet fjalë për policë që janë në organikën e komisariatit të Vlorës, Sarandës dhe një tjetër është në Drejtorinë Qëndrore. Të katër këta efektivë janë marë në pyetje nga anëtarët e grupit hetimor, duke pohuar se nuk kanë njohje dhe miqësi me Albert Veliun por edhe me Agron Xhafaj, vllain e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj. Por pavarësisht dëshmive të katër policëve me emrin “Ermal”, prokuroria ka verifikuar me imtësi të gjitha tabulatet mujore të këtyre efektivëve, për të mësuar nëse ndonjëri prej tyre ka pasur biseduar ndonjëherë nga muaji Tetor 2017 e në vijim me Albert Veliun (Babalen) apo me Agron Xhafaj. Nga kjo procedurë nuk ka dalë asnjë element i dobishëm. Madje tabulatet telefonike,i janë verifikuar dhe Babales, për të mësuar nëse kishte folur me ndonjërin prej këtyre policëve, por nuk ka rezultur që ai të ketë biseduar në telefon.

Dëshmitari i vetëofruar

Një dëshmitar i vetëofruar në prokurori ka treguar një version krejt të kundërt nga Albert Veliu (Babalja), duke pretenduar se e vërteta absolute e këtij audio-përgjimi, është fund e krye një trillim i orkestruar mes tij dhe vëtë Babales. Qëllimi i vetëm sipas tij ka qënë fitimi i një shume parash, dhe asnjë gjë tjetër, pa e menduar mirë dhe gjatë se çfarë impakti do sillte ky audio-përgjim me aktorë, në jetën politike të vendit. Shuma e këtij shpërblimi dhe emri i këtij personi të vetëofruar në prokurorinë e Krimeve të Rënda, tashmë dihet nga prokurorët, të cilët pritet që brenda pak ditësh të japin një rezyme të qartë, mbi këtë audio-përgjim, personanzhet e tij, aktorët që e kanë financuar dhe ata që kanë qëndruar në distancë. Personazhi i vetëofruar ka shmangur totalisht vëllain e ministrit të Brendshëm, Agron Xhafaj, duke pohuar se ai është kthyer viktimë e hakmarrjes personale e Albert Veliut dhe dëshirës për të fituar para nga kjo histori përgjimi, që u denoncua nga PD si një rast flagrant i implikimit të Geron Xhafaj në trafikun e drogës nga Vlora në drejtim të brigjeve Italiane.

Dëshmitari nga Novosela që aktroi Agron Xhafaj

“Shqiptarja.com” mëson se ky person i vetëofruar, është i papunë, rreth 45-vjeç dhe jeton në Novoselë, fshat që ndodhet buzë lumit të Vjosës, ku ndahet vija administrative mes Fierit dhe Vlorës. Me probleme të theksuara ekonomike dhe familjare, ky njeri ka rënë dakord të luajë rolin e Agron allias Geron Xhafaj në audio-përgjimin, tashmë të shumë përfolur dhe që trazoi jetën politike të vendit. Me Albert Veliun, që PD e etiketoi si dëshmitari “X”, ky person ka njohje, për më tepër ka dyshime se ka lidhje farefisnie. Banori i Novoselës u ka pohuar prokurorëve të krimeve të rënda se është njeriu që ka aktruar në atë audio-përgjim, duke bërë rolin e Agron Xhafaj.

Sigurisht që marrja përsipër e këtij roli, do të sillte një shumë financiare në xhepat e banorit të Novoselës, para këto që nuk kanë mbëritur ende tek ai. Në dëshminë e dhënë para anëtarëve të grupit hetimor dëshmitari i vetëofruar ka theksuar se babalja i ka premtuar një sasi të konsiderueshme lekësh, nëse e bënte këtë shërbim. Ai mësohet se u ka treguar prokurorëve dhe emrat e personave se nga do vinin këto para dhe me cilin person ishte lidhur i njohuri i tij Albert Veliu (Babalja), por ka sqaruar se sapo të bënin këtë audio-përgjim dhe ta dorëzonin tek personi që e kishte kërkuar, do vinte dhe shpërblimi i parave.

Në fakt kjo bisedë e improvizuar është rregjistruar dhe më pas Babalja e ka dorëzuar, ku disa muaj më vonë ajo është shfaqur nga selia e PD, në të gjitha mediat e vendit. Por ajo që priste dëshmitari i vetëofruar, ishin paratë që babalja i kishte premtuar dhe që sipas tij, nuk kishin mbëritur ende tek xhepat e tij. Ky person u ka treguar prokurorëve se sasinë e parave dyshonte se e kishte marrë të gjithën Babalja, i cili tashmë është larguar nga Shqipëria dhe ka kërkuar azil politik në Kosovë së bashku me djalin e tij.Me dyshimet se sasinë e parave e kishte marrë të gjithë për vete Babalja, ai ka vendosur të paraqitet në ambjentet e prokurorisë duke treguar të vërtetën. “…më premtoi para, por nuk më dha asgjë…”-mësohet tu ketë treguar prokurorëve.(Shqiptarja.com)

8 komente në “Gënjeshtra e re, “Babalja” shpiku edhe policin me emrin Ermal”

  1. Shqiptari nga Kosova says:

    Hajde leviz o Rama..!
    Kundepergjigju dhe goditi keto monstra qe gjithfare gjeje ju shpik mendja e tyre e semure. Bejeni lajm pe çdo dite. Mos i leni te marrin fryme keta idiote qe na moren shpirtin.

    1. Turi says:

      Genjeshtaret duhen futur ne burg. z. Rama mos i lere genjeshtaret ta kalojne lehtaz. Hidhini ne gjygj. Ndeshkoji. Perndryshe keta do ta bejne vendin lemsh e li. Pati demonstrate para kryeministrise dhe ministrise se brendeshme prej kesaj genjeshtre. Prandaj mos a ler te shkoje si dicka qe nuk ja vlen. Keta e kane bere genjeshtren dhe mashtimin si gjak te zi qe ushqen epshet e tyre neo-esadiste

  2. Pedagogu durrsak says:

    Nuk e kuptojme kete skenar banal te PD me ne krye kryemashtruesin dhe genjeshtarin Lulush ! Perse nuk arrestohen ?! Pak balte hodhen padrejtesisht dhe poshtersisht mbi personalitetin e ministrit Xhafaj ? Pak baltosen opinionin e Shqiperise ne BE ? Cfare pritet me shume qe te veprohet sipas ligjit ? A nuk kane shkelur ligjin duke shpifur qellimisht dhe me keqdashje antishqiptare ?

  3. Zigur Qarri says:

    Prandaj kan provuar disa here te vrasin Babolen,se audio pergjimi eshte genjeshter?!
    1000% i vertete eshte audio pergjimi.Te mos ishte audio pergjimi i vertete,nuk ja
    mbathte qe te nesermen Geron Xhafaj ne Itali,te shkonte ne burg vete,si cjapi tek kasapi!
    Cilet kerkoni te genjeni ju.popullin,apo Boten?Te gjith e dijn qe eshte e vertete,dhe kjo
    ju fajeson dyfish.Me kaq skandale sa kan ndodhur me qeverine Rama,Kryeministri dhe
    mbi 50% e qeverise,duhet te ishin ne burg tani,por Shteti dhe drejtesia nuk ekzistojn.Opozita
    eshte e pafuqishme,se ka humbur besimin dhe mbeshtetjen e popullit,ndersa populli
    i pafuqishem te kundershtoi,rri e shikon se si bandat ne pusht-tet,genjejn,vjedhin,shkatrrojn
    çdo dite kete vend,pa i hyre gjemb ne kembe.Nje shoqeri ne prag te vetvrasjes kolektive.

    1. do vijë një ditë says:

      O Zigur, more Zigur; ne mendje te befsha shurre. Po paske qene halé fare. Kundra gjithe beotes, kundra diellit e oqeanit dhe mendon se do ja dalesh?! Nje mut, ky te ngeli ty dhe shokeve te tu qe bien era pubele tualeti. Te fala Lulezimit. Dhe mos na qaj hallin ne te tjereve, pra shoqerise, se s’kemi pse ta vrasim veten, vetem po vrame ty dhe shoket e tu qe te jemi te qete pastaj. Pirdhu!

  4. Shoku says:

    Shteti eshte shtet. Ndaj shteti duhet te veporoj kunder ketyre pislleqeve qe demtojne shoqerine shqiptare. Te nderpriten keto pislleqe qe neperkembin figuren jo vetem te nje ministri,apo kryeminstri ,por edhe te nje njeriu te thjesht. Para disa ditesh na doli nje person e ne vend qe te falenderonte vajzen shqiptare me fame botrore si Rita Ora, e cila kendoi falas e quajti Kurve. Ku e gjeti kete te drejte ky person te denigroj nje person,cili do qofte ai.? Ku e gjeten te drejten dy rrugecer nga Mamurrasi te qellojne me veze kryetarin e Bashkise me te madhe, te Shqierise ,Erion Velian,i cili ishte ne punen e vet ta qelloninme veze? A dyhen arrestuar e denuar keta persona UNE THEM PO.
    Te arrestohet “Babalja, deshmitari i afruar, gazetari , e ai Bardhi i PD. Te ballafaqohen e te dali e verteta. Kush ka faje te denohet pa hezitim. Po keshtu edhe ai personi qe ne menyre publike e quajti kengetren Rita ora Kurve. Po keshtu edhe ata djemte e Mamurrasut qe qelluan me veze. PO sikur t’me ngrihet mua e te dal te qelloi Lulzim Bashen me sot me veze,neser me gure …. c’do te behet? Shtet ndaloni keto shfaqe injorantesh,se u deskritituam ne bote. Mendoj gjithashtu se pa ardhur edhe parlamenti ne terezi te ndalohen trasmetimet direkte. Pse zihen pasaniket e parlamentit aty para kamerave,kur pas kamerave hane e pine ,pse jo edhe …….. gjoja se u qajne hallin popullit ? Ne ne baze jemi ne rregull . Pime kafene per bukuri demokrat ,socialist,republikan ,madje edhe te persekutuar e as na shkon ne menje te pyesim per politike ? Kujt i sherben parlamenti ? PO pse nuk njihet ai Murrizi i Lushnjes se cili ka qene e cili eshte ? Po keshtu eshe Flamur Noka apo Taulant Balla , Lulzim Basha apo Edi rama ? Po populli u ka numeruar edhe qimet e flokuut. PO a ka kryetar bashkie ne Tirane qe ka punuar me mire se Erion Velia ? I kujtojne disa i jorant,drokaxhinjer qe ka shitur fiq. Shume mire ka bere ,ka punuar,nuk ka vjedhur. Sa esa kuadro qe i flaku Saliu ne rruge dolen ne tortuar e shiten. Po,po ishte ambasador ne nje shtet aziatik e u fut roje ne policine private . E si ta uajme kete , pa nivel,pa shkolle dhe ti hajduti,ti mintigashi,ti perdoruesi lovace i x apo y parie qenkerke ai ideali ? NDAJ THEM : Shtet, ndaloni me ligj keto veprime rrugaclleqesh. Babalja me shkoke te denohen ,por me shume ata qe eporositen kete maskarade cili do qofte ai.

  5. Juglindori nga Korça says:

    Zigur Qarri , edhe pse asnjehere nuk me ke pelqyer me shkrimet e tua , prape se prape , te kam konsideruar si njeri me pese para mend ne koke , por ti qenke fyell fare . Po si , o burre i dheut , e quan te vertete pergjimin e babales , kur edhe vete ata qe e sajuan (“gazetari” Olldashi , Salianji , Alibeaj dhe ai trapi tjeter ish minister drejtesie per 3 muaj) , qe te gjithe keta mjeshterisht po terhiqen , se e kuptojne qe e kane menderosur me kete shpifje te shemtuar , ku pergjegjesia bije mbi Lul Bashen , ky pioner , qe akoma nuk eshte bere antar rinie .
    Po mire , neve kemi perpara sfiden e ministrit Xhafaj qe ia vuri mbi tavoline Lul Bashes ” po qe se eshte i vertete pergjimi , une iki nga detyra , ne te kundert , te japesh doreheqien ti ” . Kjo sfide eshte bere publikisht , atehere , te presim pergjigjen italiane te pergjimit . Zigur Qarri , edhe shqiptari me budalla , tashme e ka te qarte qe kjo ishte nje sajese e poshter , e turpshme dhe qe nuk do perfundoje pa ndonje llogari para drejtesise .

  6. Franci says:

    Nje thirje publike per te gjithe deputetet e PS.
    Dilni çdo dite pulikisht dhe çirrni masken ketyre banditeve qe sajojne poshtersi te tilla Denonconi ne prokurori organizatoret dhe çojeni deri ne fund.
    N.q.se nuk e ndiqni atehere na lini te kuptojme qe talleni me votat tona.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje