Kongresi Amerikan ndalon importin e kukullave të seksit

15 Qershor 2018, 12:49Lifestyle TEMA

Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar ndalimin e importit për kukullat e seksit që u ngjajnë fëmijëve. Propozimi që njihet ndryshe si Akti CREEPER do të ndalojë importin e kukullave të tilla, që zakonisht blihen nga pedofilët. Këto lloj kukullash janë shëmbëlltyra të fëmijëve nga mosha 3 vjeç e lart dhe mund të gjenden edhe në dyqanet virtuale.

“Tani një klik në kompjuter i bën të mundur një pedofili të porosisë një të tillë. Por kur ai mërzitet me kukullën, vetëm një fije e ndan nga abuzimi me një fëmijë”, tha kongresmeni Dan Donovan, që ka iniciuar këtë ligj.

Propozimi ligjor ka marrë dritën jeshile të Dhomës së Ulët dhe pritet të kalojë në Senat.

Këto lloj kukullash zakonisht importohen nga Kina dhe kanë të gjitha karakteristikat anatomike të një fëmije, përfshirë edhe shprehje të fytyrës si trishtimi dhe frika.

Në SHBA nuk ka aktualisht një ligj që ndalon shpërndarjen e kukullave të seksit, që shpesh fshihen pas etiketave “manekin” apo “model” për ta pasur më të lehtë kalimin në dogana.

Në “AliExpress”, një platformë shitjeje online si Ebay, çmimet e tyre nisin nga 100 dollarë dhe shkojnë deri në mijëra të tilla. Përmasat variojnë nga ato të një fëmije 3-9vjeçar, ndërsa materiali është një lloj silikoni që i ngjan lëkurës së njeriut.

Propozimi për ndryshimet në ligj është depozituar në Dhomën e Pëfaqësuesve në dhjetor 2017.

Ai ka marrë mbështetje nga grupe të ndryshme në SHBA. Një peticion në mbështetje të kësaj nisme ka marrë deri tani 166 mijë firma.

Një ditë para se Kongresi të votonte aktin CREEPER, Departamenti i Drejtësisë njoftoi se të paktën 2300 persona që kanë kryer shkeje të kësaj natyre online janë arrestuar në kuadër të një operacioni kombëtar të task forcës Krimet ndaj fëmijëve në Internet.(TemA TV)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje