Veliaj mesazh artistëve nga Praga: Me dashamirësi mund të bëjmë gjëra të mrekullueshme

16 Qershor 2018, 11:46Sociale TEMA

Sheshi “Skënderbej”, Pazari i Ri, Bulevardi i Ri, por edhe transformimi i madh që ka pësuar kryeqyteti në këto tre vite, ka bërë që Tirana të ftohet në një prej Konferencave më të rëndësishme të arkitektëve dhe urbanistëve, e cila u zhvillua dje në Pragë të Republikës Çeke. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj diskutoi mbi zhvillimin urban dhe impaktin e drejtpërdrejtë në cilësinë e jetës së qytetarëve.

Veliaj i cilësoi si tepër pozitive vlerësimet që vijnë për Tiranën, në një kohë kur në kryeqytet po zhvillohen dëgjesa me artistët për çështjen e godinës së Teatrit Kombëtar. Ai u shpreh me respekt e mirënjohje për artistët si dhe nënvizoi se me pak dashamirësi mes njëri-tjetrit, mund të bëhen gjëra të mrekullueshme. “Më vjen mirë që gjithë ky vlerësim për Tiranën, mënyra si është gjallëruar qyteti, vjen edhe pas diskutimeve që kemi filluar me artistët për teatrin. Jam i bindur se në qoftë se me të njëjtën dashamirësi që po na sheh bota dhe që po na fton çdo javë të tregojmë historinë tonë të transformimit, ndërkohë që javën tjetër presim rezultatin e çmimit për sheshin “Skëndërbej”, të kishim edhe këtë dashamirësi për njëri-tjetrin, që ndajmë një qytet, një hapësirë ku kemi lidhur jetën, mund të bëjmë gjëra të mrekullueshme”, theksoi ai.

Veliaj shtoi se ndihet i inkurajuar nga dëgjesa e zhvilluar para dy ditësh me komunitetin e aktorëve dhe regjisorëve për çështjen e Teatrit Kombëtar, si një mënyrë për të shfrytëzuar shansin historik për t’i dhënë Tiranës një teatër të ri dinjitoz, edhe për gjeneratën tjetër. “Jam shumë i inkurajuar nga dëgjesa që patëm me aktorët sepse patëm një ulje tensioni, lamë mënjanë mëritë e vjetra, nisëm një faqe të re të diskutimit. Nëse me këtë mirësi mendojmë si të shfrytëzojmë një shans fantastik për t’i dhënë Tiranës një teatër të ri, duke lënë mënjanë cic-micet e duke menduar për të mirën e përbashkët, që pas 20-30 vitesh të jemi krenarë që kur kishim vendimmarrjet në dorë, morëm një vendim të drejtë për ta modernizuar qytetin, siç po bëjmë edhe në fusha të tjera”, tha ai.

Kryebashkiaku theksoi se kryeqyteti është duke rikuperuar në këto tre vite kohën e humbur, kur Tirana ishte në gjumë, dhe se sot, po ecën përpara. Ai vlerësoi se Tirana vazhdon të jetë një shembull fantastik në Europë, ku po vlerësohet në shumë prej nismave të saj të transformimit. “Në Pragë, në Forumin e arkitektëve dhe të urbanistëve “reSITE”, patëm një mundësi për të folur për transformimin e Tiranës, si kthehet një kryeqytet nga një version i Koresë së Veriut në Europë, në një qytet që sot vlon, që ka jetë, energji. Ekonomia lulëzon edhe kur ka një pasuri të madhe artistike dhe kulturore”, u shpreh Veliaj.

Ai siguroi se siç qytetarët kanë përqafuar modernizimin, si nisma për biçikletat Mobike, sheshin “Skënderbej” dhe Pazarin e Ri, e njëjta gjë do të ndodhë edhe me teatrin dhe me shumë projekte të tjera. “Jam i lumtur që Tirana po ka këtë jehonë. Kemi rikuperuar vitet e gjumit në Tiranë dhe i kemi rikthyer Tiranës lavdinë e viteve 2000-2011, ku me administratën e Edi Ramës emri i Tiranës doli për herë të parë si një qytet që po kapërcente datat dhe sot është në një fazë modernizimi. Pra, shumë qytete, përfshirë edhe Pragën, si nisma e biçikletave pa stacion ose aplikacionet si “Tirana ime” ende nuk i kanë bërë, që do të thotë që kemi një shans, pavarësisht prapambetjes në vite, t’i kapërcejmë etapat dhe të përqafojmë modernizimin. Jam i sigurt se do të përqafojmë modernizimin siç kemi bërë me biçikletat, me sheshin “Skënderbej”, me Pazarin e Ri do ta bëjmë edhe këtë me teatrin edhe me shumë iniciativa të tjera si Piramida”, përfundoi Veliaj.

2 komente në “Veliaj mesazh artistëve nga Praga: Me dashamirësi mund të bëjmë gjëra të mrekullueshme”

  1. Alban Dega says:

    Erion Veliaj versus Bujar Nishani

    From: Alban Dega
    Date: June 5, 2016 at 21:56:43 EDT

    HALLALL GJIRI I NENES BIR…!

    Ata me shashka …
    ti me Pune!
    Ata me kercenime ….
    ti me punime
    Ata me plumba fjale
    Ti vepra vale-vale
    Ata me escorta rrenuese
    Me zhurme e me dhune
    Plumbat e tu..
    E kane emrin Pune
    Ata me kama
    jenicere Karaosmanesh*
    tele- pistoleta
    Ti me mendje ndritur
    E me krahe te lehta
    Ata Gardiane
    pallatesh kusare
    Ti Promete
    I Botes qytetare
    Ti me parqe femijesh
    Ata me shpifje
    bomba talibanesh
    Ti me lulishte
    unaza titanesh
    Ata me Gjykates
    edhe Prokuhora
    Me SHISH bandite
    Presidenta hora
    Ata me Saraje
    e dugaja krimi
    Ti si shqipe malesh
    Prin nga qyteterimi
    Ata lakuriqe…
    uritha verbimi
    Ata gjenerale
    kapterra rrenimi
    Gjykates Plepash
    taborre shkaterrimi
    Profesore Domosdove
    Kardiologe masakrimi
    Bombardues Gerdeci
    Doktore ekzekutimi
    Ti shqiponje kreshtash
    Zgalem veprimi!
    Fabrike idesh
    Strateg perparimi
    Mbi cdo erresire
    Fiton Qyteterimi
    Ardhmeria … femijet
    Jo Mafia jo krimi
    Hallall gjiri Nenes
    Ore Erion trimi
    Jo vec gjiri i Nenes…
    dhe vota e Tiranes!
    Coni ata hora
    Mu ne p… te sames!

    *Karaosman ne Turqisht do te thote Osmani i Zi… Cfare domethene?!
    Domethene ishte edhe me i Zi se vete Osmanet e Perandorise Osmane. Per sherbimet qe u beri atyre Osmanet i dhane titullin Karaosman bashke me shperblimin perkates ne para, prona…
    My eshte mbiemri i fisit te bashkeshortes se Presidentit te Shqiperise Bujar Nishani.
    Sidoqofte ky titull eshte shume me u ulet se ai qe Sali Berisha dhe Mafia e tij politike dhe familjare i dhuruan pabesisht Bujar Nishanit ne haze te kontrates tipike Mafioze te besnikerise dhe sherbimeve ndaj tyre, vecanerisht betonizimit te impunitetit pandeshkueshmerise ligjore per krimet e tyre te perbindshme ndaj shqiptareve dhe Shqiperise si
    1- 2 prilli i Shkodres, me 4 heronjt e ekzekutuar publikisht me arme Serbe mercenare te UDB-Es
    2- shkelja dhe dhunimi e embargoes nderkombetare te naftes dhe armeve ndaj Milloshevicit dhe makines se terrorizmit shteteror Serb,
    3- ekzekutimi pa gjyq dhe ne tortura i atdhetarit Remzi Hoxha,
    4- rrenimi I shtetit shqiptar me mbi 10 000 viktima ne 1997,
    5- Grushti klasik I shtetit ne bashkepunim me UDB-ne Serbe dhe mercenare te saj me 14 shtetit 1998,
    6- masakrimi familjar politik e biologjik I Gerdecit me 26 te vdekur e qindra te plagosur me 15 Mars 2008,
    7- ekzekutimi publik pa gjyq i 4 protestuesve paqesore e krejt te pafajshem me 21 janar 2011 ne Tirane….
    Krimet e permendura futen ne kategorine e krimeve kunder njerezimit te denja per Gjykaten Nderkombetare te Hages.
    Jane me dhjetra krimet e tjera si Korrupsioni masiv, vjedhura masive e votave, kusaria me Autostraden e Kombit, tendera te kunderligjshem, rrenimi I Arsimit,Shendetesise, Financave, Drejtesise…. i cdo hallke Jetike te shtetit shqiptar…
    E gjema me e madhe jane minat me sahat qe ai dhe Banda e tij e gangstereve ka lene mbrapa ne cdo hap e ne cdo skaj… ne cdo hallke.
    Asnje pushtues i huaj e asnje despot shqiptar nuk ia ka bere Shqiperise dhe shqiptareve ato te zeza qe ia ka bere Shqiperise Sali Berisha dhe Banda e tij politike e familjare e krimit.
    Kryezezons: ai po leviz gjithe levat kriminale ne duart e pergjakura te tij me gjak shqiptaresh per te minuar edhe reformen ne drejtesi mínimi i integrimit ne Evrope vetem e vetem per ti zgjatur jeten e kontrolluar hallkat Jetike te shtetit qe i ka akoma nen komande te plote:
    1- Presidence 100%
    2- KLD. 80%
    3- Prokuroria e Pergjithshme. 78%
    4- Gjykata e Larte. 85 %
    5- Gjykata Kushtetuese. 60%
    6- KLSH. 82%
    7- SHISH. 75%

    Prandaj Reforma ne Drejtesi eshte jetike jo vetem per te sotmen e te ardhmen e Shqiperise.
    Reforma ne Drejtesi eshte nje urgjence kombetare!

  2. Sazan says:

    Mirr o mire po me ate xhamine e madhe duket sikur jemi ne arabi.Ne shqiptaret jemi shumice ateiste dhe duam punesim e progres jo ndertesa kulti se dihet ato vec injorance sjellin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje