Deputetët e PS takim me shqiptarët në Greqi: Vota e emigrantëve kushti jonë i vetëm për Reformën Zgjedhore

17 Qershor 2018, 11:07Politika TEMA

 Llogaridhënia  publike e Qeverisë Shqiptare me qytetarët e saj nuk mund të mos zhvillohej edhe me ata qytetarë që jetojnë dhe punojnë jashtë kufijve.

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla sëbashku me deputetin Ulsi Manja, Jurgis Çyrbja dhe me Sekretarin për Diasporën, Stefan Çipa dhanë llogari dhe ju përgjigjën një për një shqetësimeve të qytetarëve shqiptarë që jetojnë në Greqinë e Veriut, në një takim të zhvilluar në Selanik.

Sipas Ballës, gjatë takimit u prekën të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me emigrantët shqiptarë që jetojnë në Greqi, por edhe marrëdhëniet dypalëshe mes vendeve, të cilat në mënyrë të drejtpërdrejtë, ose jo, ndikojnë në jetën e emigrantëve shqiptarë.

“Më në fund para pak muajsh mori zgjidhje një histori e paimagjinueshme e vulës apostile. 30-32 euro minimalisht për çdo person për të legalizuar një palë dokumenta. 6.7 milionë euro vetëm për vitin 2017, paguar nga shqiptarët që jetojnë e punojnë në Greqi për vulën që në fakt nuk kishte asnjë lloj kostoje.

Një fitore po ashtu e madhe është njohja e dyanshme, por në anën tonë ka më shumë interes se në atë greke, e lejeve të drejtimit të mjeteve.

Për ata që dëshirojnë të mos kthehen më, t’u njihen në Greqi kontributet e punës në Shqipëri dhe e anasjellta për ata që duan të kthehen.

Unë jam shumë besimplotë që edhe këtë çështje ne do ta zgjidhim, sikurse duhet të ecim me hapat që kemi nisur, solidë lidhur me shkollat në Gjuhën Shqipe në çdo cep të Greqisë, ku ka një përqindje të caktuar shqiptarësh.

Premtimin e Partisë Socialiste për votën e emigrantëve aty ku ata punojnë e jetojnë është kushti i vetëm i PS-së për Reformën Zgjedhore.

Asgjë nuk e zëvendëson detyrën që ka Kuvendi i Shqipërisë që në Reformën Zgjedhore të përfshijë edhe votën e emigrantëve, jo me autobus, por aty ku ata jetojnë e punojnë.

Ju bëj thirrje të gjithve të bëheni pjesë aktive e portialit “shqipëriaqëduam.al”.  157 zyrtarë janë shkarkuar vetëm për shkak të ankesave në këtë portal.

Edi Rama e di, qeveria jonë e di, armiku, kundërshtari ynë më i madh sot janë zyrtarë të korruptuar dhe neglizhenca e delenxhijve në zyrat e shtetit, të cilët nuk u kthejnë përgjigje njerëzve.

Nuk është kundërshtari ynë as Lul Basha, as Monika, me ata rrimë në pushtet 100 vjet ne, por ne kundërshtarin tonë më të madh kemi pikërisht zyrtarë të korruptuar në administratën e shtetit, të cilën i kanë nxirë jetën qytetarëve për 27 vite”, – deklaroi Balla.

Deputeti Ulsi Manja foli më tej për Reformën në Drejtësi, si një nga reformat më të rëndësishme të ndërmarra ndonjëherë në Shqipëri duke vlerësuar gjithashtu edhe proesin e Llogaridhënies para popullit, të cilin askush më parë nuk e ka bërë.

4 komente në “Deputetët e PS takim me shqiptarët në Greqi: Vota e emigrantëve kushti jonë i vetëm për Reformën Zgjedhore”

  1. IVONI says:

    .. PER HAJDUTET QE KANE PASUR APO KANE POSTE , NUK DUHEN SHUME “KONFERENCA” , POR TE ZBATOHET LIGJI ..! C`FARE SHTETI JE TI KUR NUK ZBATON LIGJIN ?! PERSA I PERKET SHKOLLAVE SHQIPE , MOS U RREMBE , OSE “MOS U NXITO , MOS U GABO “..! KETU KA SHUME ARVANITES ME QENDRIM DISA QINDVJECARESH , QE E FLASIN GJUHEN SHQIPE ME MIRE SE JU , POR EDHE SE UNE QE JAM VITE ME I MADH SE JU {PRA KAM FOLUR ME SHUME }, POR DHE QE KAM QENE SHUME I MIRE VECANERISHT NE GJUHE – LETERSI , NE ATE SHKALLE “SA ME KANE PASUR ZILI ..” , POR SHKOLLA NUK KANE KERKUAR ..! AI QE DO SHKOLLA , KAKAVIJA APO KRISTALOPIGJIA , JANE SHUME AFER ..! TE JETOSH PERFUNDIMISHT NE GREQI DO TE THOTE RE JESH SHTETAS GREK DHE TI PERMBAHESH KUSHTETUTES SE VENDIT, SI KUDO NE BOTE ..! MOS I FRYNI ZJARRIT ..! NGA ATA QE NA KANE NXIRE JETEN , JENI DHE JU QE KENI QEVERISUR APO QEVERISNI ME TA.. ! NJE FJALE E URTE POPULLORE THOTE ” ME THUAJ SE C`SHOKE KE , TE TE THEM SE CILI JE” ..!MOS THONI BUDALLALLEQE QE NUK I NGRE KANDARI , PASI JU NUK JENI NE GJENDJE TI NUMERONI VOTAT NE SHQIPERI { TI NUMERONI , E PERSERIS } , E JO ME PASTAJ TE KONTROLLONI QE DO TE THOTE NJEKOHESISHT TI NUMERONI VOTAT E EMIGRANTEVE , ATJE KU JETOJNE E PUNOJNE ..!PER SA I PERKET KONTRIBUTIT ME PUNESIM , BOTA E QYTETERUAR E KA BERE PRAKTIKE , DUKE TE VLERESUAR PER ATE NE BAZE TE LIGJSHMERISE . KETU KA VEND PER TU RRISHIKUAR LIGJI , PASI ASNJE “CENT” NUK DUHET TE HUMBASE PUNTORI APO ARGATI ,PER AQ SA KA PUNUAR , 2, 3 , 4 , 10 VITE ..ETJ ..! TE NJEJTEN GJE DUHET TE BENI EDHE JU NE SHQIPERI , PER KONTRIBUTIN ME PUNESIM ATJE , QE NUK ESHTE NEVOJA TE DIHET NGA NJERA APO TJETRA PALE ..!.. EMIGRANTET , ME TE SHUMTET I KENI NEPER PLATITE DUKE “CARRE LLAF ” E DUKE “DREDHUR CIGARET ” . ATA TANI E DINE QE NE, “FERRA NA NISI , E FERRA NA GRISI ” ..! TE PAKTEN MUNDOHUNI TI PUNESONI TE TJERET, NE VEND , QE TE MOS KENE FATIN TONE , QE SOT KEMI FEMIJE TE RRITUR , TE DIPLOMUAR APO KANDIDATE PER DIPLOMIM , POR KEMI FRIKE SE KETHIMI , DO TI DETYROJE TE FILLOJNE PERSERI SHKOLLEN NE GJUHEN SHQIPE , NGA KLASA E PARE ..! TI VAJTE NGA RUMANIA APO BULLGARIA E BERE C`BERE , POR DIPLOMA TU NJOH , ATJE KU DHE NGA GREQIA VENE, ATA QE NUK KANE REZULTATE TE KENAQESHME , PRA QE NUK JAPIN “PANELINIO ” NE GREQI , PER TE” KALUAR ME LEHTE “, POR DIPLLOMA NJIHET PAS DISA VITESH STUDIMI , DY APO TRE NE VEND , DUKE JU NENESHTRUAR KONTROLLIT ..! NUK JAM KURIOZ TE JU PYES SE SI U VEPRUA ME JU , PASI NUK JAM AS HETUES E AS “THASHETHEMEXHI ” .. ME ATO “DIPLLOMA” QE MERNI JASHTE , SI NE USA , HOLLANDE , ITALI , QE AS DREQI NUK E DI SE C`FARE “KURSE ” JANE , PER MIRE JU DALSHIN , POR TA SHOH TE LUMTUR EDHE VATANE ..!

  2. mirel says:

    me ne fund dikush po e hap gojen per te drejtat e shqiptareve ne greqi. duhej te ishte bere ketu e 30 vjet, por me mire vone se kurre. hajt per hajr.

  3. says:

    Të gjithë emigrantët e vëndit tonë janë zevendesuar nga PS-ja me armiq të Shqipërisë. (strehim, punë, shtetësi)

  4. Treni ecen vete, 2025 says:

    Degjoheni sa shume duan te regjistroheni te alabnaiqeduam.al…ku te kerkojne numrin e pashaportes apo numrin personal per tu regjistruar dhe neser te kane te dokumentuar si KIna apo Korea e Veriut…perse eshte e nevojshme te japesh numrin e pashaportes per tu regjistruar apo ankuar ne kete portal fallco dhe pa asnje rezultat konkret dhe i rrezikshem per sigurine e atyre qe bejne ankesat pasi gjithshka per ta mund ti percillet krimineleve per hakmarrje.
    Mashtrime, mashtrime dhe vetem gojore nga nje injorant deputet i PS qe vetem mashtron dhe mashtron.
    Sa per te drejten e votes per Emigrantet qe jane pothuajse 1 milion neper bote, keta emigrante jane frika me e madhe qe kane politikanet tane kriminela.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje