Nga Andi Bushati
E gjithë propaganda e pushtetit është angazhuar ditët e fundit për ta paraqitur çështjen e Teatrit Kombëtar si një dasi mes artistëve. Që pas tubimit të shtirë që zhvilloi kryebashkiaku Veliaj, mediat e pushtetit, ato që po përgatiten të rëmbejnë me miliona euro nga xhepat e taksapaguesve shqiptarë, u munduan të vënë si kryelajme të tyre faktin se komuniteti i aktorëve ishte i ndarë, disa për ruajtjen e godinës së vjetër dhe disa për ngritjen e një teatri të ri.
Të tjerë shkuan edhe më tej duke vënë në pah ndonjë lapsus banal në gjuhën e atyre që janë formuar për të interpretuar më shumë sesa për të menduar. Kështu u tentua të jepet një tablo e rreme sikur Reshat Arbana ishte kundër Luftëtar Pajos, sikur Robert Ndrenika ishte kundër Zamira Kitës apo sikur Alfred Trebicka ishte kundër Ervin Culit.
Në këtë histori, ku nuk do të qe e vështirë të dalloje konfliktin e atyre që thonë mendimin e tyre dhe të tjerëve që paguhet si drejtorë, këto cic mice kanë fare pak rëndësi.
Në qëndrimet e aktorëve të pamësuar me gjuhën e drunjtë të politikës, e cila përbën fjalorin themelor të mediave tona tradicionale, dikush me siguri mund të shtangej nga patetizmi ekstrem i Asqeriut, nga shpërthimet ekstreme të Dërhemit apo nostalgjia e tepruar e Roza Anagnostit, por vënia e theksit tek ato është është një manipulim i pastër.
E para sepse në gjithë këtë histori të dallueshme korrupsioni dhe arbitrariteti ka fare pak rëndësi forma e shprehjes, përpara aktit të rezistencës.
E dyta dhe më kryesorja sepse sado që është i lidhur emocionalisht me fatet, kujtimet për të shkuarën dhe të ardhmen e aktorëve, fati i Teatrit Kombëtar nuk është vetëm monopoli i tyre. Ai është një çështje që na prek të gjithëve
Prandaj, përpara se të merremi me aspektet banale të një drame shumë më të gjërë, gjithkush që është në mirëbesim duhet të ngrejë disa pyetje.
Pse qeveria po përgatit një ligj antikushtetues që anashkalon korpusin legjistlaltiv të miratuar prej vitesh për t’i falur një tokë shtetërore në mes të Tiranës një kompanie private?
Pse kur ky është një biznes fitimprurës me grataçiela milionëshe, Edi Rama nuk bën garë por i’a dhuron atë klientit të tij, firmës Fusha?
Pse kur ndërkombëtarisht shitet sikur ka pasur një konkurs ndërkombëtar, qeveria e ka miratuar vetë edhe arkitektin danez Bjorke Ingels, që u paraqit në Tiranë me një plagjaturë të shëmtuar?
Pse kur ka një përvijim konsensual se ajo godinë dhe ajo zonë është monument i trashigimisë kulturore, askush nuk pyet për këtë?
Pse prej 20 vjetësh nuk hiqet dorë nga gënjeshtra se ajo godinë është duke u shembur dhe më në fund doli dhe Veliaj që në stilin e tij, sa më i madh mashtrimi aq më e madhe besueshmëria, ngjalli panikun se aktorët rrezikohen të vdesin nga kanceri?
Pse disa herë kryebashkiaku u kap në mashtrim nga deklaratat e ministres së kulturës dhe të dy bashkë dolën bllof nga qëndrimet e Ramës?
Pra e gjithë kjo histori ngërthen brenda vetes aq shumë pikpyetje dhe dilema sa e ke më të lehtë të besosh tek një histori grabitjeje e përmasave të mëdha, sesa për një debat estetik se çfarë lloj teatri duhet të kemi.
Dhe si i tillë, diskutimi për të duhet të fokusohet pikërisht këtu. Tek afera, tek paratë, tek lidhja e shkurtër e kryeministrit me klientin e tij privat.
Çdo lloj shmagjeje tjetër, çdo tentativë për ta paraqitur atë si një betejë këndvështrimesh mes artistëve që kanë marë poste nga qeveria dhe atyre që nuk ndikohen nga versioni zyrtar, është një manipulim i pastër.
Kushdo që vepron në mirëbesim dhe që nuk është pjesë e sistemi mediatik që po përgatitet të vjedhë taksat e shqiptarëve, nuk ka pse fokusohet as tek ndonjë fyerje e tepër e Trebickës, as tek debati banal mbi pagën e Mirush Kabashit dhe as tek ringjallja e Avni Rustemit në jetën reale.
Pyetja themelore e kësaj afere është nëse do ta lëmë Edi Ramën të vjedhë diçka që na takon të gjitëve. Dhe kush e shmang atë për t’u marë me detaje, nuk bën asgjë tjetër veçse renditet në krah të hajdutëve.
O Endi Bukshati kuptohet qe do jesh me ata kartistet pro
Sigurisht qe nuk te lexoj dot ,se e di cfare do qullosesh,,
E ke personale me Ramen
Po te ishte Rama pro me keta Kartistet ,ti sigurisht do kerkoje te shembej Teatri dhete ngrihej I ri me kulla
Edhe me Stadiumin u bete gjysem njeriu ju grupi I kazanllekut por hengret nje mut
Edhe kete radhe bashke me keta Kartistet ordinere dhe parazite po ate fat do keni
Hani po mos hani shume se eshte vape ,,ruajeni veten se na duheni per me vone,,,,
Nuk e ke lexu dhe komenton!
Sa jan shtu budallenjt.
Eh mër Cak trimi. Pse, demek …. ti a din me lexu a?
Ti mbase din me lexu, por s’din me mendu. Lene pastaj me shkru.
Eej, ka vdeke Enver Hoxha, dhe tash njerezit thojn çar po dojn. A po don me i ndalu a? A t’kane vu polic komentesh? Shko mër kungull e leni njerezit me thanë çar t’dun.
O Cuk kungulli,vetem budallai komenton nje shkrim qe nuk e ka lexu.
Cuku e bon referatin pa lexu Rromanin!
Lexoje nje here artikullin o qelbes i ridhjerjes, dhe pastaj flit.
Ky Andi kur flet,sikur dhjet qe ta haj vete.
Bukur
Te lumt Z.Bushati,ja ke çjerr masken bandes se gangsterave veshur me pusht-tet.Eshte pikerisht kjo e vertete,
qe qeveria dhe megafonat e paguara te saj duan te fshehin.Pikerisht,jan keto pyetje lidhur me te verteten e Teatrit,
qe duhet ti beje vetes çdo shqiptare,qe eshte i interesuar per Shtetin e se drejtes,qe eshte marre penga nga banditet.
1)Pse qeveria po përgatit një ligj antikushtetues që anashkalon korpusin legjistlaltiv të miratuar prej vitesh për t’i falur
një tokë shtetërore në mes të Tiranës një kompanie private?2)Pse kur ky është një biznes fitimprurës me grataçiela
milionëshe, Edi Rama nuk bën garë por i’a dhuron atë klientit të tij, firmës Fusha?3)Pse kur ndërkombëtarisht shitet
sikur ka pasur një konkurs ndërkombëtar, qeveria e ka miratuar vetë edhe arkitektin danez Bjorke Ingels, që u
paraqit në Tiranë me një plagjaturë të shëmtuar?4)Pse kur ka një përvijim konsensual se ajo godinë dhe ajo zonë është
monument i trashigimisë kulturore, askush nuk pyet për këtë?5)Pse prej 20 vjetësh nuk hiqet dorë nga gënjeshtra se ajo
godinë është duke u shembur dhe më në fund doli dhe Veliaj që në stilin e tij, sa më i madh mashtrimi aq më e madhe
besueshmëria, ngjalli panikun se aktorët rrezikohen të vdesin nga kanceri?6)Pse disa herë kryebashkiaku u kap në mashtrim
nga deklaratat e ministres së kulturës dhe të dy bashkë dolën bllof nga qëndrimet e Ramës?
Pra e gjithë kjo histori ngërthen brenda vetes aq shumë pikpyetje dhe dilema sa e ke më të lehtë të besosh tek një histori
grabitjeje e përmasave të mëdha, sesa për një debat estetik se çfarë lloj teatri duhet të kemi.
Dhe si i tillë, diskutimi për të duhet të fokusohet pikërisht këtu. Tek afera, tek paratë, tek lidhja e shkurtër e kryeministrit
me klientin e tij privat.Cdo lloj shmagjeje tjetër, çdo tentativë për ta paraqitur atë si një betejë këndvështrimesh mes artistëve
që kanë marë poste nga qeveria dhe atyre që nuk ndikohen nga versioni zyrtar, është një manipulim i pastër.
Nuk dua te replikoj me Bushatin se e dine te gjithe cfar muti eshte, po ti Mero si ia lejon vetes te botosh ne kete faqe nje shkrim plehre perballe artikullit tend te shkelqyer per kete teme?
” artan”, mor plehte e vogel e paguar, ky artikull eshte i qarte si kristal, ndersa artikulli per te cilin ti flet eshte gojore ndaj rames.
ik o bajga militante, o qlebesa, o kancer te shqiperise, o pelhra pa dinjitet dhe nder
Ke te drejt zoti Bushati plotesisht- PO TENTOJN TE BEJN CIC MICE PO THELBI ESHTE QE ATA E KAM PER QELLIM TA GRABISIN TOKEN ATY PER VETE AI FUSHA ESHTE VETEM EMER SE PRONARET DO TE JEN EDI RAMA ME CA ANTARE TE TJERE TE KLANIT DHE LAL PLEHU GJITHE ASHTU -MJERISHT MERO GELBAZA BAZE PO LEPI BYTH AQ SA PO MUNDE TE LEG SI KURVE ZAGAR PER KETE PROBLEM GRABITJE E PASTER -DUHET TI NDALIM SE
PO VAZHDUAN DO TE JU GRABITIN EDHE SHTEPITE NJEREZVE SI ESHTW BERE SPASTRIMI ETNIK NE VENDET E EUROPES GJATE LUFTERAVE… TE REAGOJM PARA SE TE JETE VONE
Shkrim i shkelqyer, ja cave masken ridhjerjes dhe lali erit pederast.
Cdo gje e argumentuar
Edhe per kete shkrim militantet e ridhjerjes do dalin kunder, sepse kaq te qelbur dhe te pacipe as militantet e fahri balliut nuk kane qene.
Ketu cdo gje eshte e argumentuar, ndersa ju vemje asnje nuk keni te argumentuar
Me budallenj se ata qe e lexojne ,nuk ka
Bile po pakesohen ne fakt se e shofin cmut eshte,,,,
Të lumtë pena, Bushat! Bravo për të vërtetat që rendit. Nga fillimi në fund e vërtetë. Vetëm militantët trushpëlarë s’duan t’i pranojnë.
Artikull i goditur;fjalia e fundit,referuar ‘militantëve’ me dhe pa pagesë është vërtet proverbiale!
Po te kishte gare per kete toke publike une do te ofroja pervec teatrit te ri sipas kerkesave te projektit te qeverise edhe nje shkolle te arsimit 9 vjecar. Ndoshta ndonje biznes tjeter do te ofronte edhe me shume. Si perfundim meqe lidershipi ka vendosur te mos beje gare por tia jap Fushes, atehere i bie qe shkollen 9 vjecare dmth vleren e saj ta gezoje vete. Ja per kete gja flet edhe Bushati kesaj radhe. Dhe kesaj radhe nuk ja fut kot sic e ka zakon.
KJO ESHTE KA MUNDESI TE JETE GRABITTJA E SHEKULLIT NE RASTE SE E MIRATOJNE KETE LIGJ?!
Po luajne ca gazetaruc si puna jote.
Z. Mero ju lutem botoni komentin! Nuk e kuptoj me Shqiperine! S’e kam kuptuar asnjehere! Nje vend qe kurre s’ka patur shtet! Nje vend dhe nje komb qe u edukua per te qene vasal i te huajve! Nje vend ku njerezit shiten dhe blihen si ne pazarin e gjese se gjalle! Mire komentuesve u lind e drejta te zemerohen dhe te shkruajne edhe idiotizma,dallohen qe jane gjysem analfabete, por Andi,nipi i Hysniut, nuk duhet te bjere ne keto ujra! Me demokracine erdhi edhe injoranca! Shume komentues nuk dine te lexojne apo dhe te shkruajne shqipen,qofte edhe krahinore! Njerez qe kane mbaruar universitetet e Saliut nuk dine shqip! Mendoni pastaj kulturen qe kane! Ju rofshin partite! T’ju rroje Saliu,Mta dhe Edi! Ju befsha mutin te gjitheve!