Vasili: Rama badërdisi mbi 100 mln euro me portale, tani bën viktimën se s’paska lekë për teatrin

16 Qershor 2018, 11:13Politika TEMA

Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka akuzuar Kryeministri megjithË Bashki e Ministri se bëjnë në mënyrë të pështirë viktimën sikur s’ka para’,vetëm e vetëm që të grabisin tokën e Teatrit Kombëtar dhe ta shkatërrojnë atë.

Në një shënim në facebook Vasili e ka konsideruar kriminale këtë, duke e akuzuar gjithashtu se ka harxhuar mbi 100 milionë euro me portale.

Statusi i plotë

Kryeministri,qe baderdisi mbi 100 milion euro me portale s’ka leke per teatrin.Kriminale.

Kryeministri megjithe Bashki e Ministri bejne ne menyre te peshtire viktimen sikur s’ka para’,vetem e vetem qe te grabisin token e Teatrit Kombetar dhe ta shkaterrojne ate.

Keta jane thjesht dhe vetem kriminele te artit dhe kultures se Shqiperise,pasi kerkund nuk eshte pare e degjuar qe krenaria e artit te nje vendi te trajtohen si armiq nga qeveria e tyre vetem sepse mbrojne artin.

Ne po perjetojme tragjikisht inkuizicionin e binomit shkollepake dhe hajdute,qe po bie si sopate mbi Teatrin Kombetar dhe aktoret e shkelqyer te tij.

Sa per parate, po ju sjell vetem fakte se ç’baderdi kane bere keta duke bere leket rrush e kumbulla me portale e digitalizimi koti.

E kane pohuar vete qe kane grire mbi 100 milion euro per to dhe te gjithe e kuptojne menjehere qe vetem me to do kishim bere nja 5 teatro kombetare ultra moderne.

Dhe sot qajne e lajne se gjoja s’kane para’.

Jane mashtrues e kusare dhe pike.

Ja fakti i pohuar me gojen e tyre:

Ne nentor te 2016 Ministrja e Inovacionit Harito deklaronte perpara Komisionit Parlamentar te Ligjeve:

“Vetëm për të pasur një ide për vlerën e kësaj, në tri vitet e kaluara për infrastrukturën dixhitale janë shpenzuar nga shteti shqiptar, dhe këtë e keni edhe te APP, nga institucionet e ndryshme, jo vetëm institucioni që drejtoj unë, janë investuar nga buxheti rreth 100 milionë euro”.  (TemA)

1 komente në “Vasili: Rama badërdisi mbi 100 mln euro me portale, tani bën viktimën se s’paska lekë për teatrin”

  1. Pa koncept intelektuali says:

    Ceshtja eshte a duhet te rezohet godina e teatrit me byk gelqere e qerpic e ne vend te tij te ngrihet nje modern e i ri.se lek kan perderisa paguajne 3 .3 miljon aktoret qe nxjerin 0% te ardhura nga arti sot jo me ate te realizmit socialist pastaj do ngren kampet e luftetareve te isis sipas opozites ne te kundert tju fusin juve qe pasi mbi juve bien shume akuza per korupsion, vjedhje, krime, djegje, droge,shkaterime tani mireni vetem me llafe si palo grate qemoti jeni. mbledhur gjithe ajka njeri memec
    njeri pijanec e goje shtrember
    tjetri sakat nga dora e kemba
    tjetri ka ceroze ne tru
    tjeti thuthuq
    tjetri qorr
    shume hipokrita
    shume antikombetar dhe te mleksur me krimin e organizuar
    e ne fund na del tjetri me te meta mendore pas ngrenies se shuplakes nga zonja e cizmes shpikni genjeshtra e te mashtroni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje