Komisioneri Hahn kundër kampit të refugjatëve në Shqipëri

15 Qershor 2018, 18:29Politika TEMA

Komisioneri i BE, Johannes Hahn ka qenë i prerë në një intervistë për gazetën gjermane ‘Spigel’, kur ka folur për çështjen e refugjatëve.

Ai është shprehur kundër ngritjes së kampeve të refugjatëve nga vendet që nuk janë pjesë e BE.

“Unë paralajmërova që në valën e parë në vitin 2015 që vendet në rajon që nuk janë anëtare të BE nuk mund të bëhen parking për refugjatët. Këtë qëndrim e mbaj edhe tani.

E kuptoj se ideja e shmangies së problemit duke ia adresuar vendeve të tjera, është tërheqëse për politikanët, por kampe të tilla janë praktikisht të pakonceptueshme nëse nuk ekziston një ligj i përbashkët europian për azil.

Sot kemi 28 ligje të ndryshme të azilit, kështu që azilkërkuesi duhet të jetë në gjendje të zgjedhë se cilin duhet të përdorë.

BE duhet të parandalojë që migrantët të mbyten në rajonin e Ballkanit”, deklaroi Hahn.

Deklarata e Hahn vjen në një kohë kur Shqipëria mendohej se do të ishte një nga vendet pritëse për emigrantët, bazuar në deklaratën e pak ditëve më parë të kancelarit Sebastian Kurz.

Kryeministri danez Lars Lokke Rasmussen njoftoi në 5 maj se qeveria e tij ishte në bisedime me Austrinë e cila do të marrë presidencën e radhës së Bashkimit Evropian, si dhe me vende të tjera.

Ndërkohë kancelari austriak Kurz i pyetur nëse Shqipëria ishte opsion tha: “Të shohim”.

Lidhur me këtë lajm, qeveria shqiptare ka mohuar kategorikisht se ka marrë një propozim të tillë apo ka pranuar të ngrihen kampe në vendin tonë.

Vetë kryeministri Rama i ka cilësuar lajmet e përhapura fantazmë.

3 komente në “Komisioneri Hahn kundër kampit të refugjatëve në Shqipëri”

  1. ''....askush nuk urrehet me shume se ai qe thote perhere te verteten''[PLATO] says:

    KJO pasi ne keto kampe refugjatesh mund te kerkojne asil edhe vet sunitet shqipfoles,kshq do te minimizohen mundesite e refugjateve syriane,afghane e tj per asil……………

  2. says:

    Ka një propozim të ri për kampe pranë vëndeve emigruese ndaj han mut ky këlyshi

  3. Kokoshi_G says:

    Po pra nuk jemi ne BE. Prandaj nuk behen dot kampe. Po kjo eshte nje detaj i vogel qe mund te rregullohet fare lehte. Ja udheheqesi yne legjendar jep ok, dhe cuditersht Evropa konstaton qe ne i kemi permbushur kushtet e vena dhe hop na pranon. Ju do thoni po c’na duhet kjo Evrope qe me nje dore na perqafon ndersa me tjetren na fut gishtin ne b…? Keto jane detaje pa vlere se kthehemi ne kamp refugjatesh, dorezojme sovranitetin tone nepermjet ligjeve qe nxirren nga burokrate te pavotuar ne Bruksel dhe delegimit te te te drejtes te shtypjes se monedhes i dorezojme praktikisht vendin njerezve qe rrine pas siparit te teatrit qe quhet BE dhe nuk u dijme as emrat. Keto jane thjesht syte dore. E rendesishme eshte qe mos etiketohemi raciste por te quhemi virtuoze. Gjithashtu u plotesua enderra e 95% te shqiptareve te hyjne ne BE me cdo kusht qofte duke hequr edhe breket. Te gjithe ne fund jemi te kenaqur. Populli qe realizoi enderren me te lakmuar qe sheh cdo dite dhe cdo nate, refugjatet qe sistemohen, udheheqesi yne qe hyn ne histori qe njeriu qe na e futi, me falni na futi ne BE, dhe Brukseli qe e hoqi kete barre nga supi dhe e zbrazi mbi nje gomar qe eshte mesuar te mbaje sa here me emrin Shqiperi. Gomari njehere u gezua qe ftuan ne gosti. Po nuk e dinte i shkreti qe e moren per te mbajtur drute e gostise! Keshtu dhe hyrja jone ne BE!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje