PD sulmon Top Channel dhe Klan: Po na censurojnë “lajmet”, të kapur nga Rama

15 Qershor 2018, 12:35Politika TEMA

Partia Demokratike ka sulmuar dy televizionet kombëtare konkretisht Top Channel dhe Klan pasi sipas deputetit Gent Strazimiri këto dy televizione kanë censuruar deklaratën e selisë blu për “Air Albania”.

Në një deklaratë për median Gent Stazimiri tha se këto dy televizione po mbulojnë aferën korruptive të kryeministrit Edi Rama në lidhje me kompaninë ajrore shqiptare “Air Albania”.

Sipas PD kjo është një kompani që është krijuar rishtaz me vetëm 100 mijë lekë kapital.

Deklarata e plotë

Televizionet private kombëtare, Klan dhe Top Channel çensuaruan dje Partinë Demokratike në denoncimin e një prej aferave më flagrante korruptive të qeverisë së Edi Ramës- liçensimin e një kompanie fantazën me 100 mijë lekë kapital për të operuar me linjën ajrore Air Albania.

Çensurimi i përsëritur i opozitës nga dy televizionet privatë kombëtarë, të liçensur për të informuar me paanshnëri publikun dhe jo për t’u fshehur qytetarëve aferat korruptive të qeverisë, tregon se liria e medias në Shqipëri po mbytet nga interesat korruptive politike dhe ekonomikë.

Duke qenë se në vend të informimit të publikut, televizionet kryesorë në vend, njësoj si në rastin e çensurës për inceneratorët, kanë zgjedhur t’i shërbejnë parave të pista të qeverisë dhe biznesit të lidhur me të, Partia Demokratike po risjell edhe një herë të plotë denoncimin e djeshëm.

 “Në një akt klientelist dhe korruptiv, Edi Rama i ka dhënë mikut të tij vlonjat Sinan Idrizi pronësinë e kompanisë shqiptare Air Albania me një investim prej vetëm 100 mijë lekësh.

Kompania fantazëm është krijuar vetëm 9 ditë përpara daljes së vendimit të posaçëm të qeverisë, duke treguar qartë se gjithçka ishte e paracaktuar, pa garë, jo transparente dhe antiligjore.

Kompanisë me fond vetëm prej 100 mijë lekësh, Edi rama i ka vënë në dispozicion kompaninë shtetërore Albcontroll, e cila do të financojë një kompani private klienteliste të lidhur me kryeministrin.

Kjo është e njëjta kompani që Partia Demokratike e denoncoi në janar si pjesë të aferës korruptive sëbashku me një kompani turke për Aeroportin e Vlorës. Përpara marrëveshjes për aeroportin e ri, Edi Rama është shoqëruar në Turqi nga Sinan idrizi.”

Partia Demokratike publikoi edhe një foto, ku Sinan Idrizi, pronari i kompanisë fantazëm Air Albania, është i pranishëm në një takim të nivelit të lartë me Presidentin Erdogan dhe kryeministrin Rama.

Partia Demokratike bëri dje disa pyetje për Edi Ramën, që nuk u transmetuan nga 2 televizionet kombëtare dhe për të cilat Edi Rama vazhdon të heshtë:

·        Të kujt janë paratë e Air Albania?

·        Për llogari të kujt punon Sinan Idrizi?

·        Paratë e kujt po pastron miku i Edi Ramës?

·        A po investohen tek Air Albania para të pista të familjes Rama dhe të ndonjë fondacioni të dyshimtë?

Janë të tilla afera gjigande korruptive që mbajnë peng hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian. Peshqit e mëdhenj janë në krye të qeverisë dhe pa largimin e tyre nuk do të ketë as Shqipëri Europiane. “

Kjo është deklarata e çensuruar nga dy televizionet kombëtare privatë.

Po dje, Partia Demokratike u çensurua plotësisht nga televizioni Top Channel, i cili zgjodhi të heshtë dhe të mos transmetojë asnjë sekondë denoncimin se pushteti i Ramës po bëhet gati të dekorojë si “Qytetar Nderi” autorin e vrasjes së mbetur në tentativë, të Azem Hajdarit iderit të Lëvizjes së Dhjetorit brenda sallës së Parlamentit.

Top Channel ia fshehu publikut këtë lajm, megjithëse Partia Demokratike e faktoi me dokument aktin skandaloz të Kryetarit të Bashkisë së Hasit, duke theksuar se nderimi i një deputeti vrasës, është modeli që Edi Rama ka ndjekur që kur ka ardhur në pushtet.

Partia Demokratike shpreh keqardhjen që ecejaket e shpeshta të drejtuesve të televizionit në zyrën e Kryeministrit për të siguruar miliona euro financim nga taksat e shqiptarëve po dëmtojnë rëndë besueshmërinë dhe profesionalizmin e televizionit kombëtar Top Channel, të televizionit Klan dhe çdo mediaje tjetër që, në vend të informimit të plotë e të paanshëm të publikut, zgjedh të bëjë biznes bashkë me qeverinë kundër interesit publik.(TemA)

 

14 komente në “PD sulmon Top Channel dhe Klan: Po na censurojnë “lajmet”, të kapur nga Rama”

  1. hysa says:

    Me sa duket ketij zoterise i ka ardhur kaha per rrip, se vetem ashtu kupton ky trimi i madh.

    1. Kujtimi says:

      STRAZO GOMARI
      I FELLIQUR

  2. Tarasi says:

    Atij mbase i ka ardhur koha per rryp o hyse, halli je ti qe ta kane fut sa krahu sa para mbrapa e nga goja e ti nuk nxe mend gjalle ne bote, po te shijon pa fund urime!

  3. Berti says:

    Shikoni kete spurdhiakun, nje deputet majmun e lafarak.
    Turp per PD per kete nivel deputetesh qe ka.

  4. Cuku says:

    Eh Arben Ndoka
    Tu befte dora flori ,qe.sa here shof ate vidion me kete kokezbathurin aq here te uroj ,,,,

  5. Pedro i ri says:

    Ligji i shtetit shqiptar i jep te drejte investitorit te kete minimalsht 100 mij lek si kapital.
    Te tjerat vijne me pas ne varesi te kontrates

  6. Xhaba hani buken says:

    Tv klan e top channel i ka kap Rama juve kapjani Rames. na cat menderen ne nje vrim i bini fyellit

    1. palla says:

      U martue shejtani me korkodilin dhe pollen G. Strazimirin. Asht i mallku. ky hajn.

  7. Usa says:

    Kur ke fakte e prova ti koke l pse nuk e con ne gjykate ceshtjen por ha mut ter diten duke bere ham ham si qeni i lidhur.ini bere si porti te urryer se kudo ku shkoni vetem brockulla nxinrrni nga goja o te pa cipe

  8. peoples says:

    C;fare eshte ky KUKUTH se na hapi barkun me kete fotografi.

    1. Tahyp Laka says:

      Ja mor ktu o bukurosh i dajes,ja mor pullumb i dajes nje here knej nga daja. Ja mor se te pre daja me breke te komet. Kujdes mos i jep xhevap kujt tjetri ne rruge se i ngel qefi dajes masanej.

  9. Alidemsi vjeter says:

    Nje dite pranvere na doli te sheshi nje Cjap Martaneshi…..Je bo dardha boksit e Parlamentit mor toc dibre….ty te ha bytha vete or ti….car te thush…

  10. xoni says:

    A nuk duket si RRK ky Strazimiri….. ky kujto se o viti 91….E mor Sal maloku ku i ke mledh keta debila.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje