Presidenti Ilir Meta nga Berlini ku mori pjesë në takimin e 23-të Ndërkombëtar deklaron se Shqipëria ka bërë progres dhe meriton hapjen e negociatave me BE në fund të qershorit.
Ai tha se shqiptarët janë optimistë, ndërsa një vendim pozitiv do të ishte inkurajues për të gjithë rajonin.
Vendimi për Shqipërinë merret në datë 28 qershor, ndërsa tre vendet skeptike janë Franca, Holanda dhe Gjermania.
“Privilegj i veçantë të isha i ftuar nderi në Takimin e 23-të Ndërkombëtar të Berlinit mes kolegësh, miqsh dhe udhëheqës të besimeve të vendeve të ndryshme të botës.
Paqja dhe stabiliteti janë të pranishme në rajonin tonë e sot kemi mundësinë historike për ta bërë atë të pakthyeshme.
Fryma e bashkëpunimi dhe mirëkuptimi të ndërsjellë në rajonin tonë duhet të forcohet më tej dhe çështja e emrit të Maqedonisë falë progresi historik të ditëve të fundit të finalizohet sa më parë.
Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të përparojë drejt një zgjidhjeje përfundimtare të pranueshme për të dyja vendet në të mirë të tyre dhe të vetë rajonit
Vura në pah progresin e bërë nga Shqipëria në procesin e integrimit evropian duke theksuar se jemi optimistë për një vendim pozitiv dhe të rëndësishëm nga Këshilli Evropian për çeljen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, vendim i cili do të ishte një shtysë inkurajuese për Shqipërinë dhe për të gjithë rajonin në adresimin më të vendosur të prioriteteve kyçe dhe të bashkëpunimit rajonal“, tha Meta në fjalën e tij.
Cfare eshte ky takimi i 23 nderkombetar, pse nuk e thoni te nderuar gazetare? Cfare kerkon presidneti yne ne ate takim, kush e fton dhe cili eshte qellimi qe shkon atje? Keto nuk na i thoni dot, se cfare thote meta nuk eshte nevoja te na e thoni se cdo shqiptar e di. Ai tjeter thote dhe tjeter ben vetem per te ‘miren e ketij vendi”. Por mos harroni zoterinj gazet6ar se meta bredh me parate e taksapaguesve shqipetare, prandaj eshte i detyruar te beje transparent takimet dhe bisedimet qe ai ben atje, por me sa duket nuk e pret njeri pervec Berishes dhe Mediut, te tre se bashku sigurisht do te lobojne kunder hapjes se negociatave me shqiperine dhe mos firmosjes se marreveshjes me greqine. Keta jane politikqenet tane.
Cfare takimi eshte, ai i LKBT apo i boksit?
Ah more zoti moderator (per te mos thene menderator), pse nuk i nxirrni komentet, apo keni marre persiper te mbroni presidentin hajdut dhe kriminel, njeriun me te urryer te ketij vendi. Z.Mero ose nxirri komentet ose bylle fare kete kronike per te gjithe. Nuk te jep njeri ty te drejten te besh perzgjdhje apo selksionim sipas preferencave tuaja.
S’organizojm vëndin në funksion të negociatave.
Like Bllokun nuk e pret kush. shkon neper takime qe mund te shkoj cilido nga ne, boll te jesh i ngeshem dhe me para. like bllok-floriri i ka te dyja keto.