Dashamir Shehi: Kam një apel për Bashën, në shtator aksion. Negociatat duhet të hapen...

15 Qershor 2018, 16:16Politika TEMA

Deputeti opozitar, Dashamir Shehi rendit disa arsye të forta pse Bashkimi Europian duhet të marr vendim pozitiv për Shqipërinë, më 28 qershor.

“Ballkani ka nevojë të integrohet. Kjo u bë një histori shumë e stërgjatë dhe ata e kanë kuptuar që Ballkani po lodhet. Europën po e zëvendësojnë dy faktorë anti-europian (Turqia dhe Rusia) në Ballkan.

Europa e ka kuptuar që është më mirë të përshpejtojmë fazën e integrimit. I treti është se, e kanë kuptuar që nëse nuk futen vetë brenda këtu me policë, me prokurorët e me gjykatësit e vet, situata e kriminalizimit në Ballkan do të vazhdojë të rritet, do të ushqejë trafiqet ndërkombëtare. për të cilin e paguajnë ata çmimin”, deklaron Shehi

Ndërkohë që maxhoranca ka akuzuar shpesh opozitën se lobon kundër çeljes së negociatave, aleati i Bashës e hedh poshtë me argumentet e tij.

Ne opozitarët jemi me të dyja duart për Europën. Për ne ka edhe një arsye të katërt, Europën e kemi aleat në luftën kundër kësaj qeverisje, e cila duke qenë jashtë Europës bën siç ka qejf”, thotë kreu i LZHK.

Sipas tij, vendimi i Këshillit Europian pritet të pasohet nga veprime të tjera nga opozita. Deputeti Shehi shprehet se tashmë janë të përcaktuara fushat ku do të ketë fokusin kampi opozitar.

“Ne do të fillojmë luftën nga shtatori e mbrapa në fillim duke ndryshuar ligjin zgjedhor.

E dyta, duam të rikorigjojmë të gjitha deformimet që i janë bërë sistemit gjyqësor, që do të thotë kjo prokurorja do rri, është e përkohshme apo është  e përjetshme, dhe a do të zgjidhet sipas ligjit.

E treta, ato institucione që duhet të kontrollojnë sistemin e drejtësisë, edhe ata mund të rishikohen.

Pastaj do të merremi të reformojmë sistemin administrativ se ajo zgjidhje që u bë është thjeshtë personale e Ramës”, deklaroi ai.

Deri në këto momente tryezat për Reformën Zgjedhore, Shehi i vlerëson në mënyrë ironike, duke thënë se “deri tani tryezat kanë qenë një lloj bla, bla, blaje”.

Reforma Zgjedhore shton deputeti opozitar kërkon të merren këto vendime.

“Do votojmë si përpara apo do të votojmë në mënyrë proporcionale, apo do të votojmë në mënyrë maxhoritare, apo do i komunojmë të dyja.

o të jetë lista e hapur apo do të jetë lista e mbyllur, a do t’i kthejmë shqiptarëve një minimum të drejte maxhoritare në kuptimin që përtej ngjyrës së flamurit shqiptarët të shohin dhe fytyrën e personazhit, kë po votojnë”, tha Shehi.

Sa i përket reformës zgjedhore, aleati i Partisë Demokratike ka këtë kërkesë për Lulzim Bashën.

“Nëse do të bjerë pre e lojës së vjetër që ne dy të mëdhenjtë bëjmë një sistem kundër të tjerëve, unë besoj se do të jetë pishman në të ardhmen, do të humbas shumë në moralin politikë në radhë të parë por edhe vota”, deklaron aleati i kreut të PD.

14 komente në “Dashamir Shehi: Kam një apel për Bashën, në shtator aksion. Negociatat duhet të hapen…”

  1. Ik more servil qylaxhi zorraxhi ke 28 vjet qe nuk i ke thene puna mbare.
    Edhe ti ke pjesen tende te shkatrrimit dhe vjedhjes.
    Shko futi nje dopio me plonca dhe kalo nga vicidoli.

  2. Cuku says:

    O Plonc ,sju merret vesh
    Kur ka sinjale nga Europa qe do hapen edhe ju beni gjoja sikur jeni dakord( se nuk ju pjerdh njeri )
    Kur ka no nje sinjal kunder ju hidhen si cakenj qe nuk hapen me kete Qeverri te droges
    Me te mbaruar se ju,te opozileshit nuk paska
    Kryetar I L.ZH.K. — dhe deputet I P.D.
    Tip Nard Ndoke ose Fate Gerdeci ose Vangjel Dule,,,,
    Me bythelepirsa nuk gjen ,,,
    Futi ndonje dopio,,,,pijanec ordiner,,,,

  3. Franci says:

    O Dash vodka ose je budalle ose ben vete.
    Pasi e bete demin( e vertetuar kjo nga diplomate perendimore), nga shefi yt Basha ne kancelarite europiane, pasi villni vrer e shpifni pa pike turpi ndaj vendit tone na thua me idiotizmin me te madh qe opozita eshte per hapjen e negociatave.Vetem nje debil i beson keto.
    Keni vjedhur, keni vrare, keni falur territore, keni bere thirje per dhune…..shume shpejt drejtesia e re do te veproje mbi ju.
    Je ne anen e krimit Dash.

  4. Dasho says:

    Dash ty ta ka dhene pergjigjen Shpetim Nazarko nuk je per asnje gje Ke qene ne qeverisje dhe bete vetem piramida financiare tani del si shpetimtar Nuk ke asnje vizion fjalet e tua jane pacavure rakie

  5. says:

    Të gjithë përzihen në negociata. S’është e nevojshme të shqetsoheni për diçka që s’paguheni.

  6. NjeQytetarOptimist says:

    As mish as peshk.. Gezuar Baftjar..

  7. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Vetem nje shanc ekziston,te hapni “Universitetin e Plepave”,te “arrestoni LU-ne,Vlahutin etj “!!!!!!

  8. LORA says:

    Vaj,vaj,vaj , paska “reflektuar” nahija e babaleve !!!!
    Nuk ia dolen dot as me zjarrin ne Kalimash,as me babalo inskenimet,as me shkelymjet kunder projektit te nje teatri modern te pengojne progresin historik te Shqiperise ,,,,e paskan konvergjuar rrejshem tek shtatori i cudive;tepke me tik-tikun e llallerise qe “bente” qametin ne kete muaj te vitit.
    Jepi Dasho,derdellit per babalerine,,,se e ke hak.

  9. Tironci says:

    Dasho, ne shtator fillon sezoni nxjerrjes se rakise dhe protesta merr kuptim ma te plote , por duhet me mendu edhe per meze se Ristanit i iken goja , nuk e ma dot. Ah qe ste ha mortja .

  10. MERO BAZE PO PUTHET ME IZET HAXHIN says:

    ZOTI SHEHI JE NDER POLITIKANET ME TE MIRE NE TOKAT TONA – E KE BERE ATE KURVEN ELISA SPIROKARIN ATE HAJDUTEN E DOGANEVE SI NJE KURVE E QIR DHE E QELBUR -PO SI SKAN TURP OR DALIN HAPTAS DHE MBRONJE DHE GENJENJE PER EDVIN KRISTAQ RAMEN- AJO E KA NJE RRAC MUTI QE PER TURP TE SAJ KISHA PAS DESHIRE QE ILIR VRENOZI TE JA BEJE NJE MUT NE SURRAT MBAS NJE PJATE ME FASULE

  11. likja says:

    Ne fakt kete pijanecin reforma zgjedhore e ka pengu qe nuk ka fitu asnje here gjate 28 viteve semokraci, vetem kur i ka hedhur Saliu ndonje kocke dhe e ka lepier si qen.

  12. bekim says:

    o zot o zot hapu dhe ky eshte pasqyra e politikes shqipetare dhe rezultati eshte ky qe eshte jemi fundi i evropes llumbi ,.Ky ketej shan PD kur vijne zgjedhjet behet kualicion tirans v k thuaj jepi nje cik gjize qepe e raki kocimareje dhe me rregull eshte

  13. Lili says:

    Kush eshte ky njeri e per ke flet ky.
    Dy deshtak par excellence duan me vendos fatin e Shqiperise,
    O tempora,o mores!

  14. Pokeristi says:

    Dash!
    Je rrjeshtu gabim me ate bande hajdutesh,bashibozukesh te pa pergjegjshem,te pa ndergjegjshem,per fatin e atdheut e te popullit.
    Dash!S’eshte vone edhe njehere te reflektosh drejt dhe te clirohesh nga interesa te vogla dhe meskine dhe te mos besh finde pa top.E ke te veshtire.Instikti per jete mposht shume principe themelore.Do te te shkonte shume me mire per shtat ajo shprehja: I varfer ,por indershem.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje