Paloka sulmon Ramën: Po e kthen vendin në kamp për terroristët, është gati të bëj gjithçka për karrigen e tij

16 Qershor 2018, 10:31Politika TEMA

Deputeti demokrat Edi Paloka, ka sulmuar kryeministrin Edi Rama pas intervistës që ky i fundit dha për një portal austriak ku foli për integrimin e vendit dhe çështjen e azilantëve.

Në një shënim në facebook Paloka thotë se për Ramën është më e lehtë të ngrejë kampe e të mbushë vendin me terroristë apo me refugjatë se sa të dorëzojë Tahirin dhe Xhafajn.

Sipas Palokës kryeministri është gati ta shes e shkatrrojë këtë vend pa u menduar dy herë vetëm që mos i preket karrigia dhe xhepi i tij.

Reagimi i plotë:

“Jam gati të bëj gjithçka për negociatat”, thotë Rama për median austriake. Në fakt është gati të bëjë gjithçka përveç atyre që i kërkojnë të bëjë.

Për të është më e lehtë të ngrejë kampe e të mbushë vendin me terroristë apo me refugjatë se sa të dorëzojë Tahirin dhe Xhafajn.

Eshte gati te veteofrohet ( te ofroje Shqiperine ne fakt) per arme kimike dhe plehra toksike po nuk eshte gati te ndal krimin e organizuar dhe trafikun e droges.

Fal detin dhe naften e shqiptareve po nuk heq dot dore nga koncesionaret dhe oligarket e tij.

Merr persiper te denoj me kthim ne mjerimin e “rilindjes” te qindramije shqiptareve qe sot jane te detyruar te kerkojne shpresen neper Evrope, por nuk merr persiper te bej reforme zgjedhore e as drejtesi te pavarur qe t’ju jap shqiptareve te drejten te zgjedhin lirisht ata qe duan ti qeverisin .

Me pak fjale, veteofrohet dhe eshte gati ta shes e shkatrroje kete vend pa u menduar dy here vetem qe mos i preket karrigia dhe xhepi i tij.

Po sigurisht qe edhe per keto “fajin e ka opozita”…!”  (TemA)

7 komente në “Paloka sulmon Ramën: Po e kthen vendin në kamp për terroristët, është gati të bëj gjithçka për karrigen e tij”

  1. Rama e ben per karrigen ,po ti per karrigen e kujt e ben?

  2. Gopisti i fundit says:

    Foli dhe ky budallai i babales, por babalja ka pak me shume tru se lulushet e thuthuqet te marre se bashku. Edi Rama jo vetem do ti cele negociatat, por edhe do ta antaresoje shqiperine ne BE. E per ju do thuhet se na ishte nje shpurre e keqe shqupiste, qe beri gjithe perpjekjet duke bredhur neper fyert e europes e duke lobuar se bashku me doriser, doller e kricer, me qellim , qe negociata te mos hapeshin, por per turpin e tyre europa nuk i perfilli.

  3. Treni 2025 says:

    Nuk ka tym pa zjarr…….Rama duhet te marri eksperte nga FBI ose nderkombetare per te verifikuar kete qe ne e dime….ashtu si pergjimi, ashtu si vidjoja me ze e Metes, Presidentit mat’mire.

  4. anxhela says:

    Normal paloka eshte gati te shpif per cdo gje vetem e vetem qe ti bjere pak ne sy kryetarit te tij.

  5. Klaud says:

    Kta hane bere si qytetari i digital i sales nuk ju ecen dita po nuk mashtruan pak jan ber kush te mashtrij me shume te dali ne televizior

  6. Ledi says:

    Si i pagdhendur qe eshte se kupton dot politiken e jashtme..po nje pyetje kam..ku e gjeti frymezimin qe ne mengjes qe te shpikte ter ato qe ka shkruajtur.

  7. gora says:

    Normale Paloqe ckeni bere ju kur ishit ne pushtet Rama eshte lule Tashi rrini e nje 4 vjet ne opozit pastaj del dhe no 1veting e vete ne te semes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje