Komisioni i Ligjeve është shoqëruar me debate të forta nga deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj dhe ai socialist Ulsi Manja.
Demokrati tha se duan të dinë se çfarë bëhet me Agron Xhafajn pas denoncimit të Babales dhe pse Fatmir Xhafaj nuk dotëhiqet.
Më poshtë mund të ndiqni debatin e plotë ku nuk ka munguar edhe ironia mbo botërorin.
Debati i plotë
Alibeaj: Prokuroria e Përgjithshme dhe Ministria e Drejtësisë duhet të raportojnë, por për çfarë do flasin? Pse keni frikë nga fjala, meraku kryesor që duhet të ketë Ministria e Drejtësisë është se Republika paraqitet sot pa Gjykatë Kushtetuese, pa kushtetutë, pa drejtësi, sot duhet të flasë për faktin që Gjykata e Lartë është në kolaps total.
Manja: Kush është propozimi konkret, nuk kemi kohë për të humbur…
Alibeaj: Ore prit, kush je ti që nuk humbke kohë?
Manja: E kam shumë të lehtë unë
Alibeaj: T’ja mbathësh?
Manja: Ore mbyll mbledhjen unë, ik bëj konferencë shtypi ti pastaj, nuk ikim nga ju ne.
Alibeaj: Kjo historia e kapjes së drejtësisë, ka sjellë sot frytet e hidhura për gjithë shqiptarët, ku e ke Tahirin, ku e ke Xhafajn?
Manja: Ty të ka marrë malli të dalësh në tv, por jemi për punë këtu.
Alibeaj: Po për punë jemi.
Manja: Ore cili është propozimi? Këtë thuaj.
Alibeaj: Nuk ka shans të më mbyllësh fjalën.
Manja: Ore ti lexon rregulloren e Saliut, ç’të të them unë. Deri kur të vijë ndeshja do të flasësh në orën 2, aty e keni hallin ju, për ju Shqipëria është kampionat botëror.
Alibeaj: Nëse ti i ke nxjerre tapine edhe komisionit, por nuk je ti pronari, te vjen hidhur ty, puna jote. Ca behet me Agron Xhafajn sot, kete duan te dine shqiptaret.
Alibeaj: Këtë hall keni ju, me pelegrinazhin që keni nisur e sfidoni shqiptarët.
Manja: Ore dilni edhe ju, ç’hall keni ju, dilni ju, mos rrini në Tiranë.
Fino: Dua vendin tim të punës se ma kanë zënë, nuk e ndërroj dot vendin se më ndërrohet fati.
Manja: Krijojini mundësinë të ulet te vendi i vet, sillini një karrige.(TemA)
Me kte muhabet vazhdojn akoma kta deri sa ti dali refreni i rradhes. Lan nam.
Si nuk i pash te jepnin nje argument kta te PD i kane kthyer komisionet ne barcaleta. E kuptoni qe na lodhet.
Ore na lodhen kta te PD. O vllai ka rend dite per diskutime po ju jeni mesuar si ne selin tuaj pa dyer e pa dritare.