Rrëfimin e tij për gazetën “Panorama”, ish-anëtari i Byrosë Politike, Muho Asllani, e mbyll me disa kujtime nga vitet që kaloi në burg gjatë qeverisjes së parë të PD-së.
Asllani sjell detaje nga mënyra se si trajtohej në burgun e Bënçës, ish-kryeministri Fatos Nano, favoret që i bëheshin, por dhe trajtimi strikt ndaj ish-anëtarëve të Byrosë Politike të dënuar në atë kohë.
Nuk mungojnë dhe batutat mes Fatos Nanos dhe Nexhmije Hoxhës në burgun e Bënçës, për të cilat vetë Muho Asllani shprehet se ka mbajtur qëndrim ndaj tij.
Rrëfimi i Muho Asllanit
Nexhmija me Lenka Çuko kishin një oborr ku dilnin për ajrim. Fatosi ishte në ajrim. Nexhmija e thërret: Tosi, hajde pak këtu! Fatosi e sheh dhe i përgjigjet: Ik, mos më çaj kokën! Unë e dëgjova dhe i them: Fatos, turp të kesh, si i thua shoqes Nexhmije ik, moj mos më çaj kokën? Ke punuar në një zyrë me të! Ai më pa njëherë dhe hyri brenda. Në 1997 për arsye sigurie për shkak të rebelimit, na sollën në Tiranë te 313. Kërciste automatiku, u hapën burgjet dhe ikën të gjithë. Në 313 mbetën Ramiz Alia, unë, Fatos Nano, një nga Dukagjini, Mun Kola dhe Shemsie Kadria e Gjallicës.
Dy shkodranë të burgosur më rrinin te dera dhe më thanë: Muho Asllani mos e çaj kokën se nuk të prek njeri ty këtu në burg. Sepse situata ishte kaotike, secili bënte çfarë donte, digjnin batanije, dyshekë, shpërthyer dyer e dritare. Vjen drejtori i burgut, nuk më kujtohet emri, ka shkuar në Amerikë tani, më shikon mua dhe më thotë- pse nuk ke ikur?! I thashë se nuk iki se ka një vendim gjykate që më ka dënuar. Hajde me mua- më tha, mori dhe dukagjinasin që ishte edhe ai i burgosur. Na çon te dhoma e Fatos Nanos. Aty gjeta Ramiz Alinë dhe Shemsie Kadrinë.
Ramizi kishte një plagë në kokë, dikush e kishte qëlluar. U tha që kur kishin dalë të burgosurit ishte shtyrë dhe i kishte rënë koka te dera e hekurit. Drejtori na tha nëse doni të ikni, ikni, përndryshe do ju çoj unë në shtëpitë tuaja, sepse e kam porosi. Fatosit i kishin ardhur dy badigardët e tij që ta merrnin. Fatosi i tha drejtorit se do shkonte në shtëpi, Ramizi tha se do shkoj te vajza, Shemsia do shkonte në shtëpi, unë shkova te shtëpia e këtij dukagjinasit, sepse më tha mua nuk të çoj dot në Durrës se ka ndalim qarkullimi. Dola nga burgu, pas disa kohësh vendosa të shkoja te Nano sepse ishin të gjithë pa punë, unë, gruaja, djali.
E marr në telefon dhe i kërkoj ta takoj. Më thotë, hajde nesër në 12. Prita një orë, ma shtyu tre herë takimin, derisa pasdite më tha që hajde nesër. Mora trenin se kushtonte më lirë dhe shkova të nesërmen. Më sorollati përsëri, hajde pas një ore e hajde pas dy orësh. E mora në telefon dhe i thashë: Kurrë bojën mos ta pafsha! Kur erdhi në Durrës, ishte fushata zgjedhore, Fatosi më takoi në një takim dhe më pas në program artistik. Më tha: Ku je Muho Asllani, hajde, ulu këtu! Unë e përshëndeta me respekt dhe pse më kishte sorollatur pa më takuar më parë.
Në skenë po kërcenin ca vajza gjysmë të veshura. Më thotë Fatosi: A do ta kishe lejuar në kohën tënde këtë vajzën të kërcente kështu? Jo vetëm nuk do e kisha lejuar, por do ta kisha çuar në minierë të punonte, jo vetëm atë, por edhe ata që e kanë lejuar dhe organizuar këtë shfaqje!
Që atëherë nuk e kam takuar më. Më ka ardhur keq kur u nda nga bashkëshortja, Rexhina, sepse ajo ka sakrifikuar shumë për Fatosin. Ata kanë qenë të dashuruar që në gjimnaz, ndërsa familja e Rexhinës ishte një familje shumë e mirë shkodrane.
Ketu eshte tamam ajo shprehja :
E rrit qenin dhe kafshon te zone( te zotin)
Sjellje prej rrugaci,
Shifni cna beri dhurate Ramiz Alia
Fatos Nano dhe Sali Berishen,,,,,
Ka gjithmonè tè veçantèn e tijè floriri, pasi edhe po ta trajtosh nè mènyrèn mè tè keqe, humbet format por kurè vlerèn. Ata qè drejtuan Shqipèrinè na dukeshin tè gjithè me vlera e nè tè vèrtetè se kush ishin florinjtè vetè koha i tregoi. Ndoshta kanè qènè tè shumtè ata familje tè ish bllokut, pjesè tè nomenklaturès, qeverisè e drejtuesve tè PPSH. Po ku janè sot ata ? Disa intervista tè Nexhmies, Vitos, Kiços dhe Muhos qè janè tèrheqèse. Po tè tjerèt çfarè mendojnè… Shqipèria ka ndryshuar shumè nè formè dhe nè mjete por vlerat e sajè njerzore, pastèrtinè shpirtèrore duhet tè pasojnè brezat, ndryshe do tè humbasim. Kur ishte njèherè shqipètari do tè shkruhet !
Shoku Muho !
I besoj të gjitha ato që thua . Për Nexhmijen s’më vjen hiç keq . Të mbashë për zëvëndës një njeri të degjeneruar si Nano , dëshmon se ajo parti kishte degjeneruar , kishte tradhëtuar popullin e varfër shqipëtar .
Pas vitit 1960 të gjitha Byrotë Politike , përfshirë edhe atë tënden , ishin antikomuniste dhe tradhëtare . Kaosin që mbollët ju me idiotizmin tuaj , Shqipëria do t’a vuajë gjatë . Aty ku vinte këmbën Enveri , ju skllevër , me mburrje vinit kokën . A ka poshterim më të madh ?!
Enveri ishte një prostitutë politike , shërbetor i borgjezisë dhe ju ishit vasalë të Enverit .
Shqipëria e sotme e mjerë , është pasojë e Shqipërisë që latë ju !
O Cika! Nuk as pak e vertete ashtu si flet ti per kohen e Enverit.Ne ate kohe njeriu dhe jeta e tij,quhej si gjeja me e çmuar,dhe kishte dinjitet.Kurse sot njerzit po kalojne ne analfabet,po braktisin shkollat femijet,po perhapet kudo droga e prostitucioni,korrupsioni shtetror,tradhetia,varferia,shtypja dhe shfrytezimi i punetorit nga i pasuri.Pak te duken keto ty.? Epo ne ate kohe keto nuk ndodhnin kurren e kurres,se çdo gje ishte nen kontrollin e shtetit dhe te vete klases punetore.Megjithe ate ti ke mendimet e tua.
Nanoja fliste me fjale te medhaja per tu dukur interesant.Po faktikisht asnji nuk ja kuptonte fjalet qe thoshte.Ishte si nje ufo.Kaloi jeten me privilegje dhe ishte i pazoti te udhehiqte.Pastaj u be dhe perdorus droge dhe e dhjeu fare.Demet qe i beri Nanua vendit jane gjigante.
Ne lidhje me ate ç’ka tregon Muho Asllani (te cilin e kame njohur personalisht si njeri i mire),per qendrimin e Fatos Nanos me Nexhmijen.Fatos Nano ka treguar vehten njeri injorant,mendjemad (budalla).Ai nuk eshte as sa nje fije floku te Nexhmijes,por Nanos i zuri bishtin rrota dhe na u vu ne krye te ps-te aksidentalisht.Nuk emeritonte.Fakti tregoi se ne 2005 ai u be bythe e breke me Berishen,dhe ja dorezoi atij pushtetin vullnetarisht.E dim se ç’hoqem tete vjete nga ky kryekriminel.Por te shkuara e te harruara.Mos e befte zoti qe Berisha,pd-ke te vije perseri ne pushtet,se do beje reprazalje me shqipetaret,me forcen e policise,ushtrise,dhe bandat e gangestereve qe ka per reth.
O Cika! Nuk as pak e vertete ashtu si flet ti per kohen e Enverit.Ne ate kohe njeriu dhe jeta e tij,quhej si gjeja me e çmuar,dhe kishte dinjitet.Kurse sot njerzit po kalojne ne analfabet,po braktisin shkollat femijet,po perhapet kudo droga e prostitucioni,korrupsioni shtetror,tradhetia,varferia,shtypja dhe shfrytezimi i punetorit nga i pasuri.Pak te duken keto ty.? Epo ne ate kohe keto nuk ndodhnin kurren e kurres,se çdo gje ishte nen kontrollin e shtetit dhe te vete klases punetore.Megjithe ate ti ke mendimet e tua.
Nanoja ishte fatkeqesi per Shqiperine.Njeri qe shikonte vetem qejfet,se per te punuar zero me bisht.Njeri i papergjegjshem.
Fatos Nano shikonte qejfin e vet.Ishte i paafte dhe njeri dembel.Po e kaloi mire pushti si ne kohen e pare edhe me vone.Njeri parazit.Po ne popull la gjurme si njeri negativ dhe qylaxhi.
Ky nanua mut qe mut ngeli.Pa le pa donte te behej dhe president qe te livadhiste neper kabarera e buzuqe ajo zonja e pjerdhur-tip i jovankes se titos Harram lufta qe kemi bere per vta nxjerre nga burgu YYY qenefhane-mallkuar qofsh e ne hesfel te vafte shpirti!
Nje nga me te ndyrit e Partise Socialiste dhe nga me te poshterit politikane shqipetare. Frikacak dhe i degjeneruar moralisht. Keshtu e njoh une kete njeri.
Ka punuar me te dhe nuk e njef?!.,tani ne burg bashk?!.
Kete e bene dyftyrshi apo thene shqip:nje mut-muti qe u be milioner duke vjedhur.
Mire e kane then;komunisti antikomunist,monstrum.