Muho Asllani: Si favorizohej Fatos Nano nga policët e Berishës, Rexhina i vinte në burg të premten dhe ikte të hënën

17 Qershor 2018, 18:04Politika TEMA

Ish-anetari i Byrose Politike, Muho Asllani kujton ne nje interviste per gazeten Panorama vitet e burgut te ish drejtuesve komuniste.

Ai thote se Fatos Nano favorizohej ne burg pasi ishte i vetmi qe kishte dhome, ndersa te tjeret ishin 5-6 ne te njejtin ambient.

Asllani thote gjithashtu se ish kryeministri Nano lejohej qe te mbante bashkeshorten nga e premtja deri te henen ne ambientet e burgut.

“Fatos Nano, Sali Berisha, Hasan Banja, Gramoz Pashko, Skënder Gjinushi kanë qenë një grup specialistësh të fushave të ndryshme që kanë dalë shpesh dhe jashtë shtetit, kryesisht në Francë dhe janë kualifikuar sepse ishin studentë të shkëlqyer, por dhe pse ishin edhe nga familje të mira. Babai i Fatos Nanos, Thanas Nano, ka qenë drejtor i Radio Televizionit, shok i Enver Hoxhës. Ka qenë njeri i zoti. Fatosin e kam takuar disa herë kur ishte zëvendës i Nexhmije Hoxhës kur kishim diskutime për çështjet ekonomike në bujqësi”, thote Asllani.

Sipas tij “Por Fatosi që në atë kohë e kishte pak qejf pijen alkolike, por nuk ekspozohej sepse ishte finok. Me Fatos Nanon kemi qenë bashkë edhe në burg. Në Bënçë ai kishte një dhomë më vete, kurse ne të tjerët rrinim nga 5-6 persona në një dhomë. I bënin shumë favore policët e Berishës. Bashkëshortja, Rexhina, një grua shumë e mirë, vinte të premten në burg dhe ikte të hënën, ndërsa i biri vinte bashkë me të ëmën dhe rrinte në hotel në Tepelenë”.

10 komente në “Muho Asllani: Si favorizohej Fatos Nano nga policët e Berishës, Rexhina i vinte në burg të premten dhe ikte të hënën”

  1. Kjo eshte e verteta. says:

    Gruja qe i ndenjti afer dhe ne dite te veshtira e hodhi tutje si levozhge dhe mori tjetren qe ja futi asfalia greke.Ah ca te ben droga.

  2. says:

    Adaptoi ligjet sipas interesit të tijë. I ka premtuar Grekut detin sepse Berisha e la të përdhunohet.

  3. Peço says:

    Me sa mbajmë mënd nga koha e komunizmit, Muho Asllanin e mbanin për etalon të budallait. Karrocier thoshin se kishte qënë.
    Sot i botojnë çdo gjë që nxjerrë nga goja. Shumë e bukur kjo që bënë shtypi!!!!!

  4. IVONI says:

    .. SI KA QENE I I JATI ASHTU U BE DHE I BIRI ..!.. ” MASHTRUESAT ” E SISTEMIT KU POPULLI FUKARA MORI PAK FRYME ..! KONKLUZIONET NUK JANE TE MIJAT POR TE ATYRE QE KANE LUFTUAR DHE PUNUAR ME TE ..!

  5. Shqiptari nga Shqiperia says:

    Fatos Nano , nje negativ i pashoq , per keqberje vjedhje dhe korupsion ,nuk ndryshon aspak nga Berisha e tjere , nuk do kujtohet per asnje xhest pozitiv ne Shqiperi , edhe pse mbeshtetej ne menyre te plotfuqishme nga EU ,dhe USA . Gjithe kete mbeshtetje prej tyre e ktheu ne pervetesim personal , duke menduar se ” kjo dite per mua nuk do te vije me kurre ” . Komentuesi me lart ka plotesisht te drejte te komentoje se Fatos Nano ishte komplet njeri i qeverise greke , dhe i sherbeu atyre me devotshmeri dhe pa kursim , Nano beri paktet me qeverine greke qe ajo te hapte zjar ne kanalin e krfuzit kunder skafeve me klandestine , ai hodhi bazen per te gjitha paktet famekeqe , bile qe te shkoj akoma me thelle nje njeri me moral te ulet qe ne bashkepunim me sipedmares milionere grek merte aeroplanin e tyre shkonte neper bordello dhe buzukia ne Selanik dhe kthehej brenda nates ne Tirane , dhe populli i varfer shqiptar kujtonte se do ta shpetonte Fatosi …… a thuaj

  6. NNP says:

    Muho Asllani cdo gje e arriti me djerse

  7. "BOHOTINA" says:

    Fatosi njelloj si Berisha, jo vetem per kompromiset qe beri me te dhe ndenjen te dy shume gjat ne pushtet, sa na dhimbte timpani i veshit prej tyre cdo dite. Po Fatosi eshte fajtor per nje gje tjeter me shume se Berishe perbindshi. Fatosi kishte mbaruar ekonomi politike dhe ishte dhe politikan dhe ekonomist po nuk deshi, nuk i vuri dijenite per vendin, por per xhepin dhe qejfet, ndaj mbetet i peshtire. Sa per Berishen ai jeton jo kohen tone, por te tribuve… Asllani ishte njeri i thjeshte, punetor dhe sa dinte i vuri ne sherbim te vendit…

  8. "BOHOTINA" says:

    Nga libri me vjersha: “Trishtim me heshtjen” po ju publikoj vjershen: Fillim libri
    FILLIM LIBRI

    Në këtë tufë vjershash ndoshta s’ ka lule-manushaqe
    po shqetësime të sinqerta që vlojnë diku në shpirt,
    s’ janë këngë tallava e as imitime budallaqe
    që nëpër ekrane me bujë po na mbytin çdo ditë.

    Më ther në zemër për këtë Atdheun tim të bukur
    brengën që më brengos me juve desh ta ndaja,
    në vend që të fluturonim në qiellnajë si flutur
    baresim kuturu rrugëve e rrallë nëpër maja.

    Për njerëzit më duket bëra një libër të sinqertë
    se ju më jeni porsi lule e pastër në pranverë.
    Për vjershat kam besim se prapë do jeni të vërtetë,
    ndaj u lutem, vërejtjet mos m’ i kurseni asnjëherë.

    Më dhemb vendi, nga thelbi i zemrës ju përshëndes
    ky është takim i ri, me poezi po u shtroj sofrën,
    sepse ëndërr kam që Shqipëria jonë në univers
    të më ndrijë si Skënderbeu kur mbrojti Europën.

    Është e fundit kjo tufë me vjersha, që desh e grisa,
    nuk më bën zemra, të këndoj vuajtjet që heq atdheu.
    S’ mund të kem mirësi për atë dyshen Nano-Berisha,
    zot, për ta pse s’ më dhe atë forcën që kish Anteu?!…

    Ata kanë njëzetë e pesë vjet që na morën zvarrë
    sa popullit në tru ia jepte kjo famëkeqe dyshe,
    se vendin e bekuar dhe brilant bënë për të qarë,
    në histori për mafiozët s’ ka si të flitet ndryshe.

    Ata herët kërkuan të futemi në Europë
    birbot që në hapat e para na hodhën hi syve.
    Në të vërtetë vendin e zhytën më keq në gropë
    ne fakirët tani u falemi më kot perëndive.

    E kjo pari që mashtrimi të mos u dilte sheshit,
    prodhuan veç fjalë hipokrite për të bukurin vend;
    aq sa popullit prej tyre i dhembte daullja e veshit
    nga psikoza tani s’ ka mjek të na shërojë nga mendt.

    Dhe ne heshtëm pa mbarim para parisë së dështuar
    lejuam krimin e llahtarshëm të këtyre bandave,
    duke humbur vite e dekada, jemi të vonuar,
    kaq gjatë u bëmë përkulje këtyre të marrëve.

    Kapur nga klane mafioze, grupe, banda e çeta
    janë akoma në sinkron me kompaktësi të frikshme,
    sa shohin dhelprat se u rrezikohen zhvatjet e veta
    kërcënojnë me jetë, shpikin teori të përbindshme.

    Tjetër gjë kërkuan studentët në vitin nëntëdhjetë
    mafja u mori lirinë që e ndanë në ngastra;
    popullin e vuajtur zhytën në llum siç deshën vetë
    përbetoheshin se do drejtonin me duar të pastra.

    Me të drejtë revoltohem për heshjen tonë të gjatë
    që i lamë të na shkelin banditët si gjethet në vjeshtë.
    Në tërë globin s’ është parë më e poshtër fushatë
    ne rrimë, shikojmë, shullëhemi në diell, të mefshtë.

    E dini që nuk janë kaq trima këta minj gjirizash
    kur populli ngrihet si uragan për drejtësi të paparë?
    Vini re si përbetohen dhe si zvarranikë drizash,
    servilosen, sikur ç’ u takon ata paskan marrë.

    Për atdheun e bukur do më flasë pareshtur zemra,
    se në kokë vazhdimisht duhet ta ketë zemrën burri,
    e jo të përplasë buzët mekanikisht si në ëndrra
    është rasti si trimat qëmoti t’ i bëjmë ballë çdo llumi.

    Unë s’ dridhem në kaos të globit, bëma kanibalësh,
    që vendin tonë të diellt’ me një popull krejt qelibar,
    kopukët e futën në errësirë të zhytur hallesh
    betohem atdhe, për ty do mbetem më i miri ushtar!…

  9. Cuku says:

    Nano — Berisha ,,,dy sherbetoret e Ramiz Alise,,,,
    Keta te tre e shkaterruan kete vend ,dhe po e mbajne peng akoma,,,,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje