"Rruga e Arbrit", Rama prezanton projektin: Dibra fillon rrugën, jo me daulle e tam-tame për t’i hedhur hi syve si Saliu

17 Qershor 2018, 11:51Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar projektin “Rruga e Arbrit” ku deklaron se zgjedhjet e ardhshme do të vijë për të kërkuar votat përmes këtij aksi rrugor duke nënkuptuar që do të ndërtohet për një kohë të shpejtë dhe punimet do shkojnë deri në fund.

Ai nuk ka lënë pa thumbuar edhe ish-kryeministrin Sali Berisha i cili pavarësisht se e premtoi disa herë, nuk mundi ta realizojë dot.

“Nuk do jetë më një iluzion rruga e Arbrit, do të jetë një realitet. Sapo e fitova bastin me Oltën, i thashë kur të flas unë do të fillojë shiu se nuk mbaron pa bereqet ky takim.

Prej sot Dibra fillon rrugën, pjesën e fundit të një rrugëtimi, për tu bërë një copë kraharori për Shqipërinë.

Po pse vallë një copë rrugë ka ngritur kaq tallaze e kaq pikëpyetje, do thoshte dikush? Pse rruga e Arbrit na qenka një çështje kombëtare?

Sepse rruga e Arbrit është një çështje drejtësie, e historisë dhe njerëzore, ndaj një populli të tërë të kyçur në izolim prej shumë dekadash.

PD nuk i ofroi Dibrës asgjë, përveç çorbës bajate të politikës. i vetmi realitet deri më sot kanë qenë shpërdorimet që lanë pas rrugë të lëna rrugëve dhe një mal borxhesh.

Le të bëjmë ca hesape që duhet ti dëgjojnë edhe ata që pyesin pse zgjati kaq shumë nga zotimi te realizimi ky projekt strategjik.

Kur morëm mandatin, ne na u desh të pagunim 5 kontrata me vlerë 2.9 miliardë lekë për ta hapur rrugën e Dibrës si skenë për daulle dhe shirita.

E njëjta situatë ishte në të gjithë Shqipërinë. E dini sa ishin detyrimet e programit transport rrugor në fund të 2013? 43 miliardë lekë të reja, që ne u detyruam katër vjet ti shlyejmë një për një”, tha Rama. (TemA)

8 komente në ““Rruga e Arbrit”, Rama prezanton projektin: Dibra fillon rrugën, jo me daulle e tam-tame për t’i hedhur hi syve si Saliu”

  1. ... says:

    Po kto rruget e tjera qe i ke len pa mbaruar kur do perfundojn apo vari hajdarin

    1. Bureto says:

      Dialog: Pyetje: Sa fëmijë ke? Përgjigje:? …….hëm! Pyetje: Në një vit i ke bërë të gjithë? Përgjigje: Jo………?! Konkluzioni: Epo….atëhere ??

  2. Bushi says:

    Bravo.Suksese te metejsheme.Kemi besim te plote te kjo qeveri dhe te kryeministri Rama,se dite me te mira do vijne.

  3. says:

    Xhelil Gjoni prej vitesh perpiqej ta bente realitet.

  4. ce says:

    Po nuk eshte dakord me ndërtimin e rrugës krytari i bandës naziskine te Mamurzakeve, gernetaxhiu , Gabeli Belind kërriçi dhe sharebajga e lesheliqise kryetarja e shoreve te haremit veror te Jales floida shpifarakja.

  5. rrema says:

    HALLALL PLAKO JE I MODH…..

  6. seriozi says:

    Per cfare rrugesh flasin , shih b, b, e Fierit , ne mes , i pa perfunduar . Mbikalimi qe lidh rrugen e ”kombit” i lene ne mes , me dhjetera rruge te lena sakat . Dhe flasin per turizem dhe zhvillim . Nje qeverisje alla shqiptare si gjithe te tjerat . Injorance , hajduteri , brutalitet .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje