Përse nuk e besojnë më Bashën dhe Kryemadhin?

17 Qershor 2018, 17:27Politika TEMA

Nga Artur Ajazi

Duket se Brukseli dhe Washingtoni nuk e beson më opozitën, ose më qartë kryetarin e PD Lulzim Basha, dhe Monika Kryemadhin. Dhe kjo duket tek izololimi që ndërkombëtarët kanë nisur ti bëjnë opozitës prej janarit 2018. Muajt e fundit si PD, ashtu dhe LSI, në “aksionet e tyre opozitariste”, në mediat e tyre dhe foltoren e Parlamentit, i kanë sulmuar fort ambasadorët Donald Lu dhe Vlahutin. Sulme të tilla, duket se kanë krijuar pakënaqësi në Bruksel dhe Uashington, dhe kjo është evidentuar nga protestat pa asnjë sens të opozitës, apo dhe tek fjalimet e zjarrta të zotit Basha dhe zonjës Kryemadhi.

Hapur fare pakënaqësinë e ka shprehur muajt e fundit Brukseli, që ka treguar se nuk është i kënaqur me opozitën shqiptare. Të mos harrojmë prononcimin e kreut të Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, i cili gjatë një vizite dy ditore në Tiranë 2 muaj më parë , nuk pati asnjë takim me liderët e opozitës Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi. Në axhendën e tij nuk përfshihej fare takimi me zotin Basha, ndërkohë që ky i fundit u kënaq vetëm me një “takim” të shkurtër me komisionerin Hahn. Gjithçka është qartësuar ashtu siç ishte takimi i ftohtë, duke nënkuptuar hapur se Brukseli e ka shpallur “non grata” PD si forcë politike prej muajsh. Nga ana tjetër kujtojmë se Juncker, ka nxituar të takojë Ramën dhe Presidentin Meta, por nuk preferoi të takonte liderët e PD dhe LSI.

E ndërsa kryetari demokratëve Basha arriti ta takojë pak minuta zotin Hahn, LSI nuk pati asnjë shans të tillë. Kjo situatë, tregon qartë se opozita në Shqipëri, tashmë është në luftë me ndërkombëtarët, duke u evidentuar pas sulmeve të vazhdueshme shpesh edhe banale, ndaj ambasadorëve Lu dhe Vallahutin. Si mund të harrojë Brukseli se PD e LSI, çdo ditë kanë sulmuar ambasadoren e BE zonjën Vlahutin, përmes deklaratave nga deputetët e saj “kurajozë”, ashtu edhe përmes medieve të “pavarura” pranë tyre. Në takimet e tij, Juncker i dha një mesazh të qartë PD së zotit Basha, gjatë takimit të ngrohtë me ambasadoren e BE zonjën Vllahutin, duke treguar qartë se “gëzon mbështetjen dhe besimin e tij”. Ndërsa vendimi për të mos takuar asnjë përfaqësues të opozitës, tregon qartë se PD dhe LSI, janë në të papranueshëm për Brukselin, i cili gjithmonë ka kërkuar që palët të dialogojnë dhe të mos ketë pengesa për luftën ndaj korrupsionit dhe Vettingu-t.

Turi zyrtar ballkanik që zhvilluan Jean Claude Juncker, dhe eurokomisioneri Johanes Hahn, ishte një këmbanë alarmi për selinë blu, duke treguar hapur se Brukseli nuk e përkrah politikisht liderin demokrat. Pavarsisht se zoti Basha deklaron vazhdimisht se “opozita është për hapjen e negociatave me BE” duket se Brukseli sërish nuk e beson se ai e ka seriozisht. Kjo për faktin se opozita e përfaqësuar nga zoti Basha dhe zonja Kryemadhi (një parti e dalë nga e majta) prej 1 viti në Parlament nuk kanë bërë opozitarizmin, por thjesht kanë shprehur vulgaritet fizik dhe papjekuri politike.

Brukseli dhe Washingtoni, nuk janë zyra dhe qendra administrative urbane, të presin dhe të besojnë se “dy partitë kryesore opozitare në Shqipëri një ditë do të piqen dhe do të reflektojnë si dy forca të përgjegjshme politike”. Ata janë lodhur me Bashën dhe Monikën, ata nuk kanë më interes, të presin dhe dëgjojnë tregime dhe telenovela me “videopërgjime” apo dhe me skenarë filmash multiplikativë. Brukseli dhe Washingtoni duan provën e qartë se opozita në Shqipëri po tregon pjekuri, maturi dhe angazhim në bashkëpunimin e saj institucional me mazhorancën, për të siguruar të ardhmen e vendit, dhe jo interesave të tyre.

Brukseli dhe Washingtoni, nuk mund të bëhet pjesë e lojërave politike të një opozite të pabesueshme, që edhe pasi humbet zgjedhjet dhe e pranon humbjen, kthehet dhe akuzon për vjedhje votash, të një opozite që edhe pse deklaron se “e duam reformimin e organeve të drejtësisë” del hapur kundër Vettingut, apo që bën thirrje të hapura në protestat e saj për rrëzimin e qeverisë me veprime të dhunshme. Këto dhe shumë arsye të tjera, duke mos përjashtuar edhe lobimet antiintegrim të lidershipit të kësaj opozite, kanë sjellë ftohjen e madhe dhe mosbesimin e vazhdueshëm politik të Brukselit dhe Washingtonit, ndaj zotit Basha dhe zonjës Kryemadhi.

13 komente në “Përse nuk e besojnë më Bashën dhe Kryemadhin?”

  1. says:

    S’mbahet shtëpia me miell hua

  2. TRYLYLYJA says:

    DY DELE, DY DELE, 300-pare;
    NGREHU LULI ,NGREHU LULI, HIQ NJË VALLE;
    MERE MUNËN, MERE MUNËN , DOR PËR DORE;
    U BUBU,?,U BUBU S’JU PASKA HIJE;
    PORSI …….., PORSI …..?, NË TEPSIEE!!!??

  3. SPAK says:

    Si Basha, ashtu dhe Kryemadhi Jane vegla dhe vazhdim i pushtetit absolut te Berishes dhe Metes, te akuzuar per korrupsion dhe te identifikuar qarte nga Perendimi, si dy te pandehur qe duhen arrestuar dhe qe minojne reformat perendimore dhe integrimin.
    Arrestimi i Berishes eshte edhe kusht absolut i integrimit per Europen. Nje satrap vrases, orjental, hajdut, intrigant, terrorist, mafjoz, destabilizues, fshatarak, halabak si Berisha, nuk mund te kete vend ne mes te kombeve te qyteteruar.
    Pushteti familjar i Metes eshte drejt vdekjes politike, ndersa PD drejt gjyqit te tmerrshem historik, si parti hajdute, terroriste, antishqiptare, tradhetare, rrenuese dhe antiperendimore.

    1. Ilir says:

      Hetus je ti?! Tibje idiot!

  4. Ben says:

    Opozita ka Babalen.Nuk i rruhet per Washingtonin dh BE.E ka mire me Babalen e ka mire me të gjithe.Babalja= Pd.Pd=Babale.

  5. alma tirane says:

    ore zoti gazetar, po brukseli nuk e beson as berishen, as lulin, as paloken, as fariun, as salianjin dhe
    asnje debil nga Pd, sepse e dine se ata nuk e duan shtetin dhe ligjin. ok ??

  6. Bushi says:

    Bravo! Te gjitha problemet qe renditen per opoziten shqipetare qendrojne dhe jane te verteta.Berisha,Basha,Monika kurva,jo vetem jane hedhur kundra popullit te vete,por edhe partnereve tane strategjik si Amerika dhe Europa.Gjithashtu protestat e dhunsheme,shkaterrime te prones qe ndertohen me leket e popullit,i kane çuar ata ne nje rruge pa krye.Keshtu nuk i voton populli per ne pushtet.Qenkan vertete budallenj.

  7. Lennard says:

    Thone Gojet e Liga se Mona ia ka lype Lulit.!!!.Po Luli i ka Thane .Prit moj Xhan te Pyes Sali Gerdecin njehere dhe Dy Here!!!!

  8. alphade says:

    Po vjen ora per perjashtimin e bandave mafioze, te ashtuquajturave PD- LSI-ne ,
    nga gjiri PPE-s dhe “bishti” PD-, LSI-ja

  9. No Coment says:

    Nuk lexohet dot ky soj gazetari..

  10. raul says:

    Keto qe shihni jane deputetet me shpifarake te lesheliqise , kejdi sypordha, Floida surratufo, klajda surratnallonja, Edhjet Brahimkari qe pretendojne te vijne ne pushtet pas gjithe atyre bemave qe kane bere ne kurriz te ketij populli duke dale me dick ne dore ne parlament gje qe ska ndodhur ne asnje parlament te botes. ketyre u ka mbaruar vajguri dhe cdo dite e me tepre jane bere te urryer ne popull

  11. jemi ne 2018, dhe akoma ka injorante si disa qe ofendojne gazetaret, botuesit, pra jemi ne 2018
    dhe akoma ka gjoja komentues me 3 klase qe marrin persiper te lexojne shkrime, komente dhe
    te bejne edhe sygjerime ??? dio mio

  12. raul says:

    Vërtet ke te drejte nuk kam pare femra deputete me te shpifura se këto te Leshelise por ke harruar dhe Nora bythderren dhe Xhixho hunderren,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje