Rama tallet me protestën e PD: Pashë nja 40 vetë me një deputet si çingijet tek "Koncert në vitin 1936"

17 Qershor 2018, 14:01Politika TEMA

Edi Rama ka reaguar pas protestës së disa militantëve të Partisë Demokratike në Dibër, gjatë çeljes së punimeve për  “Rrugën e Arbrit”.

Nga kantieri i ndërtimit  Rama iu kthehu përgjigje protestuesve, duke ironizuar edhe ish-kryeministrin Sali Berisha.

“Rrugës kur po vija këtu pash nja 40 vete me një deputet.

Njësoj si me çingije, si filmi ‘Koncert në vitin 1936’, me parrudha ‘Rama ik’.

Edhe Saliu, ma çoi Olta kishte publikuar një foto.

Ata dalin nëpër cepa edhe i japin skrapamentos me atë fuqinë motorike që i ka ngelur Saliut.

Edhe ju duket sikur po…ata të skrapamentos sikur janë bomba”, tha Rama.(TemA)

5 komente në “Rama tallet me protestën e PD: Pashë nja 40 vetë me një deputet si çingijet tek “Koncert në vitin 1936””

  1. Alb Nakba 2025 says:

    Tallu tallu, ai popull e meriton talljen nga horrat qe i ka zgjedhur vete.

  2. Timi says:

    Rama ka drejtë të tallet me PD. Sepse sot e diel mund të bënte pushim në divan por vetëm rruga e koha deri në Dibër tregon që do të ndryshojë vendin. Dhe meriton përkrahje.

  3. ce says:

    Mos u merzit Edi , vazhdo si e ke nisur. Cingijet e Gabelit Belind gernetaxhiu kërriçi nuk mund ta ndalin ndërtimin e rrugës,,

  4. Sali dicitali says:

    Ha hahaha i madh eshte

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje