Presidenti Ilir ka emëruar si këshilltar për marrëdhëniet ndërkombëtare ish-ambasadorin në Turqi, Genci Muçaj.
Muçaj është një nga themeluesit dhe drejtori i pare Ekzekutiv i Këshillit të Ambasadoreve shqiptare.
CV e plotë e Genci Muçaj
Genci Mucaj është një nga themeluesit dhe Drejtori i pare Ekzekutiv i Këshillit të Ambasadoreve Shqiptare. Aktualisht Këshilltar për Marrëdheniet Ndërkombëtare i Presidentit të Republikës së Shqipërisë.
Maj 2016-Qershor 2018 Drejtor i Marrëdhënieve Dypalëshe dhe Shumëpalëshe në Shërbimin e Marrëdhënive me Jashtë në Kuvendin e Shqipërisë dhe këshilltar për Delegacionin e Përhershëm Parlamentar të Kuvendit të Shqipërisë në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së dhe Asamblese Parlamentare të Unionit të Mesdheut, PA-UfM.
2012-2016 – dekretohet Ambasador i Republikës së Shqipërisë rezident në Turqi, dhe në Republikën e Azerbaixhanit, Republikën e Gjeorgjisë, Republikën Islamike të Iranit, Republikën Islamike të Pakistanit dhe Republikën e Kirghizstanit (jo Resident).
Ai filloi punën në Ministrinë e Punëve të Jashtme në vitin 2005, si këshilltar i Ministrit të Punëve të Jashtme dhe shërbeu në këtë post nga Gushti 2005 deri në Gusht 2007. Më vonë si Drejtor i Kabinetit të Ministrit.
Në vitet 2007-2013 mbajti disa poste në drejtoritë politike si dhe Drejtor i Drejtorisë së Përgjithshme të Ekonomisë dhe Investimeve të Huaja në Ministrinë e Punëve të Jashtme.
Ambasador Muçaj përfaqësoi Shqipërinë si Koordinator Kombëtar në Regional Corporation Council (RCC), një konsorcium me 39 shtete në Europën Lindore, i cili mbështetet nga BE, USA, Kanadaja dhe Japonia (ëëë.rcc.it), si dhe Koordinator Kombëtar i Organizatës së Bashkëpunimit të Detit të Zi, BSEC, me qendër në Stamboll (ëëë.bsec.org).
Nga viti 2006 deri në vitin 2009, kur edhe dorëhiqet, ishte anëtar i Bordit Drejtues të Universitetit Jopublik “Kristal”, i cili ishte një nga kompanitë arsimore më të zgjeruara dhe të zhvilluara më shpejt në fushën e arsimit privat në Shqipëri. Muçaj solli një mënyrë të re të menduarit dhe përmirësoi dukshëm imazhin dhe performancën e kompanisë, ne veçanti të Universitetit gjatë drejtimit të tij.
Tre ishin arritjet e punës së tij kryesore, ndër shumë të tjera: Marrëveshja e Bashkëpunimit me Auburn University dhe Clark Atlanta në SHBA, si dhe Universitetin e Sienes ne Itali.
Prej vitit 1994, Muçaj është themelues i Language Schools in Albania, institucion që ofron mësimdhënie të gjuhës angleze në të gjitha nivelet dhe për të gjitha moshat dhe në të cilin janë diplomuar mbi 24 mijë studentë që nga themelimi i saj (ëëë.lsiaal.org).
Genci Muçaj është anëtar bordi i disa kompanive dhe organizatave, si bashkëthemelues dhe anëtar bordi i “Qendra për Studimet Shqiptare dhe Amerikane”, anëtar i Rotary Club Tirana, Albania District 2090, prej vitit 2008 etj.
Muçaj është gjithashtu themelues dhe Kryetar i Organizatës People to People International (PTPI) për Shqipërinë dhe Kryetar i Bordit të të Besuarve të PTPI ne SHBA. PTPI ështe një organizatë e themeluar nga ish-Presidenti Amerikan Dëight D. Eisenhoëer për të promovuar paqen dhe mirëkuptimit mes popujve. (ëëë.ptpi.org).
Mucaj ka drejtuar disa misione Edukative dhe Humanitare me People to People International në Nepal, Indi, Egjypt, Kinë, Korenë e Jugut etj.
Që nga viti 1998, Muçaj ka marrë çmime të shumta përfshirë Çmimin e Mirënjohjes për Ekselencën në Përpjekjet Humanitare dhe Altruiste, Çmimin e James T. Doty për Programin Unik dhe Inovativ si dhe shumë çmime mirënjohjeje lokale dhe ndërkombëtare. Ai ka shërbyer gjithashtu në disa komisione të tjera të bordit të PTPI.
Ndër vite, Muçaj dhe anëtarët e chapterit të tij e PTPI janë përfshirë në aktivitete të tilla humanitare si sjellja e qindra tone me ushqime dhe veshje në Shqipëri dhe i kanë shpërndarë ato për bamirësi, për mbi 15 mijë individë, jetimë, spitale dhe gjithë personave në nevojë.
Muçaj është diplomuar në vitin 1997 në Universitetin e Tiranës ku është specializuar për studime në Histori, Gjuhë dhe Letërsi Angleze.
Duke udhëtuar nëpër botë, ai e ka përdorur eksperiencën dhe përvojën e tij të gjerë për shumë aktivitete në biznes dhe në jetën e tij profesionale.
Ambasador Mucaj është i martuar, me dy fëmijë, 16 dhe 21 vjeç.
ç’behet kur fati bie ne duar te nje personi,Sa e vogel Shqiperia per te gjetur 10 te tille qe te shperndanin ngarkesen ,dhe me siguri do te benin me shume per te -Gjithe ofiqet marramendese per nje fillolog te diplomuar ne vitin e famshem 1997 Vetem kontributi tek Kristali dhe ne shkollimin me kurset e anglishtes sa i ben ketij floriri .Kujdes po me vetingun si eshte ky djali —–
Me presionin e Erdoganit Metushi vuri njeriun e Sulltanit ne pozicionin me kyc te mardhenieve me Europen dhe Boten.
####
Shikoni o popull sa te shitur jane tek Republika Islamike e Turqise.
Nga njera ane vendos njerzit e Sulltanit ne pozicionet me kyce, nga tjetra vonon marveshjet me Greqin dhe si rjedhoj Integrimin.
Asgje nuk kuptova,here here duket sikur eshte dikush,por here here duket si askushi,pale me ate universitetin Kristal e keni menderosur fare.
Meta koklopa i paska fiksim keta te denuarit./ KY eshte denuar per falsifikim diplomash dhe pastaj ka shkuar tek Kristali/ Ik mer plehre
Ca ka te keqe, duhet te kemi besim te Presidenti ma i mire qe ka pas Shqypnia e Shqiponjave Pellazge-Ilire Shqypfolse.
Në mbrojtje jemi TOP AMERICA.
Genc Muçaj qenka njeri i padegjuar nga publiku,por paska nje aktivitete shume te madhe,lavderues,dhe paska gjezdisur gjithe boten me detyra te ndryshme dhe te veshtira.Ma mbush mendjen se eshte njeri i pergatitur,me kulture dhe i shkolluar.Mendoje se Presidenti Meta ka gjetur njeriun e duhur punes.I urojme suksese,pa perkatesi partiake,por vetem me perkatesi shterore,pune te mire per popullin.Urime dhe respekt.
Bordi Kristalit ?! I biri pronar Metit? Pu.. Pu.. Pu… No coment !.
MADE IN “KRISTAL “ … !?
– Vetem kaq mjafton per “suksesin e jashtezakonshem” te Keshilltarit te Presidentit Ili
Meta !!
Nje fabrike analfabetesh dhe supermarket I shitjes me shumice te diplomave sipas parimit te vetem te Sali Like Floririt “ Kush paguan me shume “!
Aq mizerabel e spekullativ ishte niveli i tij sa ju how akreditimi dhe leja e ushtrimit te mesimdhenies!
Plepat, Kristali, Vitrina…. e shume te tjere si puna e tyre e rrenuan nivelin e aresimit te Larte ne Shqiperi si asgje tjeter…
Rrenimi i aresimit eshte rrenim i te ardhmes se nje shteti.
Pikerisht kete mall made in Kristali ka zgjedhut per keshilltar Presidenti Ilir Meta…E drejta e tij !
Jane me qindra te rinj e te reja shqiptare ala Erion Veliaj qe kane mbaruar Harvardin, Princetonin, Kembrixhin, Oxfordin, La Sapiensa, Complutense ….me rezúltate te shkelqyera e me nga 4-5 gjuha te huaja qe kane arritur te zene poste kyce deri ne Departamentin e Mbrojtjes e Agjencine e Sigurimit Kombetar te SHBA-se e agjencite me te sofistikuara boterore ndersa Presidentet tane kane mbetur ne nivelin e Universiteteve te Plepave dhe Akademive te Domosdoves … ne nivelet e Kristaleve e Vitrinave te shitjes se diplomave edhe pese vjet mbas mbylljes me turp te tyre…
Shih vetem Jetshkrimin e ketij Keshilltarit te Presidentit Meta qe ka mbaruar per Anglisht dhe i shton jetshkrimit te tij histori e politike, letersi e kulture Anglo-amerikane per te na shitur veten me amerikan se Donald Trumpin apo me anglosakson se Meir apo Mbretereshen e Anglise !
Kemi nje shprehje ne shqiptaret: ku te thone ka mana shume merr kosharen e Vogel !
Nese keni dyshim kini dirimir te rilexoni C/V profesionale Roman te Genci Mucajt !
MALL MADE IN “KRISTAL “ … !?
– Vetem kaq mjafton per suksesin e jashtezakonshem te Keshilltarit te Ptesidentit Ili Meta !
Nje fabrike analfabetesh dhe supermarket I shitjes me shumice te diplomave sipas parimit te vetem te Sali Like Floririt “ Kush paguan me shume “!
Aq mizerabel e siemullativ ishte niveli i tij sa ju how akreditimi dhe lej e ushtrimit te mesimdhenies!
Plegar, Kristali, Vitrina…. e shume te tjere si puna e tyre e rrenuar nivelin e aresimit te Larte ne Shqiperi si asgje tjeter
Kodosh i madh ky iliri elokuent i bukur.Nuk e di do te jete i tille me prokuroret gjerman dhe amerikane
Gencua shkoi ne ministri te jashteme. E coi kristali, ku ishte dhe antar bordi drejtues. Nuk po them ma shume. Pastaj beri falsifikime te rruga e Kavajes. Shiste viza te falcifikuara. U kap dhe u denua per falcifikim dokumentesh zyrtare. Ne CV thote se ka qene shef kabineti. Nuk ka qene asnjeher i tille. Ka zendesuar per ca jave shefin e ikur. Beri gjera te keqia dhe ministri i atehershem e flaku. Pastaj pas nje karriere te suksesshme shkoi si ambasador ne Turqi. Atje u kap me fonde te shperdoruara. Kontrolli i larte i shtetit e ka cuar ne prokurori. Nuk ka mbushur si duhet formularin e vetedeklarimit. Ka ngaterruar emrin e babait te vet. Nga Hazir e ka bere Hasis. Ky eshte Genci jone. Ky eshte keshilltari dipllomatik i presidentit tone.
Per te gjithe ata qe shkruajne komente .mos shkruani komente me hamendje dhe te pa bazuara .kjo varet nga ju.me shume respekt dhe besim e dashuri per njerezit .bota ka shume njerez te ndershem dhe punetore.ka njerez qe njihen per keq e per mire.nuk jane te gjithe njesoj.respekte per te gjthe.