Arrestohet në Gjermani shefi i madh i ‘Audit’

18 Qershor 2018, 14:01Politika TEMA

Administratori i Përgjithshëm i kompanisë gjermane të prodhimit të makinave, ‘Audi’, Rupert Stadler është arrestuar sot në Gjermani si pjesë e një hetimi mbi mashtrimin e shkarkimit të gazeve.

Prokurorët e Mynihut thanë në një deklaratë se Stadler ishte ndaluar për shkak të shqetësimeve mbi provat e mundshme të manipulimit.

Nicolai Laude, një zëdhënës i kompanisë ‘VW’, që është kompania mëmë e ‘Audi’-t,  konfirmoi se Stadler ishte arrestuar, por ai nuk pranoi të komentojë më shumë mbi hetimin, raporton CNN.

Ai tha se bordi mbikëqyrës i kompanisë do të diskutonte për këtë çështje ditën e sotme.

“Parimi i prezumimit të pafajësisë vazhdon të zbatohet ndaj z. Stadler,” shtoi ai në një deklaratë.

Arrestimi vjen vetëm disa ditë pasi Gjermania vendosi një gjobë prej 1 miliardë eurosh (1.2 miliardë dollarë) ndaj kompanisë ‘VW’ (VLKAY) për manipulimin e shkarkimit të gazrave të motorit të naftës të makinave të shitura në të gjithë botën.

6 komente në “Arrestohet në Gjermani shefi i madh i ‘Audit’”

  1. Era e Malit says:

    Edhe keta gjermanet… Kot i mbajne per njerez seriozë. Mire qe jane te korruptuar me shumë se ata qe u ka dale nami ne Europe e me gjere, por pasknan qenë kokrrat e mashtruesve . Nuk lanë pisllëk pa bërë për t’i nxjerrë si më ekologjiket makinat e tyre. Lëre pastaj kur do të blesh makinë të përdorur në Gjermani. Mos kujtoni se janë aq te reja e pak të përdorura se i ulin nga 70.000 deri në 120.000 km me kompjuter dhe i shesin per 20.000 – 30.000 euro. Eviva il Mexico! HAHAHA

    1. Homer Simpson says:

      Ore ti era e mu,,, km i kthejne arabet dhe turqit ,por Autohaus JOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOO

  2. sapa says:

    Keshtu funksjonon ligji dhe jo si ne Bordellon e Ballkanit.

  3. Shoferi me audi says:

    Keto jane krime ne kurriz te njerezve

  4. Shqiptari nga Shqiperia says:

    Kete te shikojne te mesojne dhe te marin shembull , te kuptojne se cdo methene fjala SHTET, keta gaxhgaunet tane …….

  5. Beni says:

    Ne shkerdhatokracine shqiptare te vjedher eshte virtyr moral. Asnje politikani nuk i ka hyre gjemb ne kembe, ndersa ne djepin e kapitalizmit funksionon ndryshe….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje