Partia “Lista e Barabartë” ka njoftuar mbledhjen e Kongresit të Jashtëzakonshëm.
Më 20 korrik janë hartuar një sërë pikash për t’u trajtuar.
Pritet që kongresi të zgjidhë një sërë çështjesh që pas zgjedhjeve vitin e shkuar.
Njoftimi i plotë
Subjekti politik në të cilin kemi zgjedhur të anëtarësohemi dhe të mbështesim duke nisur që nga zgjedhjet e kaluara politike po kalon një periudhë vështirësish në organizmin e brendshëm dhe ne legjitimitetin e organeve drejtuese.
Në janar të këtij viti u organizua një mbledhje e Forumit (organi më I lartë kolegjial I partisë I cili përbëhet nga e gjithë anëtarêsia e saj) vendimet e të cilit nuk arritën të marrin legjitimitetin juridik nga Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, arsye për të cilën aktualisht LIBRA gjendet në kushtet e mungesës totale tê organeve drejtuese.
Me qëllim korrigjimin e situatës së krijuar, me objektiv vendosjen e Partisë në shinat e ligjshmërisë dhe rikthimin e saj në jetën politime shqiptare, të cilës vlerësojmë se I ka munguar së tepërmi, një grup nismêtar ka filluar në maj të vitit 2018 proçedurat statutore për thirrjen e mbledhjes së Forumit me kërkesë dhe me propozim të 10% të numrit të përgjithshëm tê anëtarësisë.
Në dokumentin për mbledhjen e firmave me objekt thirrjesn e mbledhjes së Forumit ishte përcaktuar si datê për organizimin e mbledhjes data 20 korrik 2018. Duke u bazuar në faktin që proçesi I mbledhjes së firmave dhe arritjes së kuorumit të nevojshëm statutor për thirrjen e mbledhjes ka përfunduar me datë 12 qershor, në zbatim të të nenit 8 pika 4 të Statutit të Subjektit Politik “Lista e Barabartë” (LIBRA) Ne anëtarët e këtij subjekti njoftojmë realizimin e mbledhjes së Forumit sipas të dhènave të mëposhtme:
Data e mbledhjes – 20 korrik 2018 ora 17.30 Hotel Tirana Internacinal, këtë rend dite:
Për grupin nismëtar
Ŕezart Kthupi