Ky është momenti i tmerrshëm kur një helikopter përplaset me një ndërtesë, gjatë tentativës për tu ngritur në fluturim.
Në pamjet filmike helikopteri Mi-8T shihet duke lëvizur përpara por dhe më pas përplaset me një ndërtesë.
Për fat të mirë nuk pati të lënduar nga ky aksident, i cili ndodhi në aeroportin Pojkovsky në rajonin e Tyumenit të Siberisë në Rusi.
Sipas të dhënave paraprake, helikopteri nuk ishte në gjendje të ngrihej në ajër për shkak të mbingarkesës që kishte në bord. (TemA)
https://www.youtube.com/watch?v=OpHWSojT6ZA