Kreu i Grupit Parlamentar i PS-së, Taulant Balla i është përgjigjur kreut të opozitës Lulzim Basha, i cili tha se Gjermani është kundër hapjes së negociatave.
Balla tha se në Gjermani shumë parti që janë dhe në opozitë janë pro hapjes së negociatave për Shqipërinë, nderkohe qe Bashes qe kishte zene podiumin ai i thote: Te fala “Babales”.
Pjesë nga fjala e Ballës:
Basha po mundohet që të pengojë seancën e kuvendit, por sot nuk dëgjuam diçka për Babalen.
(Deputetët e PD i bien tavolinave) E shikon Sali se si përfundoi partia jote.
E vërteta e madhe është se gjermani po e ndjek me vëmendje këtë proces dhe ka të njëjtin mendim si me Malin e Zi.
Të gjitha partitë në gjermani janë pro hapjes së negociatave, Gjermania është promotortja e hapjes ë negociatave. Ti Lulzim bëre gjithçka për të penguar negociatat.
Ndoshta është pak e veçantë është e çuditshme që unë po interesohem për PD, pasi ka qenë një aset në Shqipëri.
Tërhiqemi nga diskutimet, të votohet menjëherë, të fala Babales.