Opozita ka bllokuar sërish seancën plenare.
Ka qenë kryedemokrati Lulzim Basha i cili nga foltorja e Kuvendit ka sjellë përplasjen e parë duke mos zbatuar kohën e rakorduar nga rregullorja.
Kryeparlamentari Gramoz Ruçi i ka bërë disa herë thirrje liderit të opozitës që të mos fliste përtej kohës së përcaktuar duke i bërë thirrje që t’i jepte hapësirë edhe kolegëve të tij.
Pas disa tentativave të dështuara, Ruçi ka ndërprerë seancën duke kërkuar 10 minuta pushim.
Ndërkohë, opozita ka bërë thirrje që të kalohet transmetimi në Facebook. (TemA)