Festojnë solsticin duke u larë në… minus 22°C

21 Qershor 2018, 12:36Lifestyle TEMA

Studiuesit e vendosur në Antarktidë festuan sot solsticin e dimrit, që sjell ditë më të gjata në Hemisferën Jugore, pas javësh të tëra errësirë, nëpërmjet zhytjeve rigjeneruese në ujëra të ngrirë.

Rebecca Jeffcoat, drejtoreshë e bazës shkencore australiane, ”Casey”, shpjegoi se 21 qershori ka qenë gjithnjë një datë speciale për studiuesit në Antarktikë.

Dita më e shkurtër dhe nata më e gjatë, kjo datë shënon fillimin e zgjatjes së periudhës me diell dhe pritet me padurim.

Në temperatura minus 22 gradë Celcius, shkencëtarët e bazës së Casey hapën një gropë të gjerë në akullin e trashë, para se të zhvisheshin dhe të hidheshin në ujë.

Po bëhet më shumë se një shekull që eksploruesit që qëndrojnë në kontinentin e bardhë festojnë solsticin dimëror që përkon më 21 qershor në Hemisferën Jugore dhe 21 dhjetor në Hemisferën Veriore. /ATSH-AFP/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje