Një grup prej 301 migrantësh afrikanë, përfshirë 46 fëmijë, janë shpëtuar nga rojat bregdetare libiane, në bordin e dy gomoneve në perëndim të Tripolit, deklaroi marina e Libisë.
Ndërmjet migrantëve të 12 kombësive të ndryshme, kishte edhe tri gra.
Operacioni i kryer nga anija libiane ”Ras Jedir” filloi në orën 02:00 dhe zgjati disa orë.
”Ndërhyrja ishte shumë e lodhshme për ekipin e anijes, pasi numri i migrantëve ishte shumë i madh. Më pas i zhvendosëm në Tripoli, në orën 08:00”, deklaruan autoritetet.