Argjentina kërkon që Messi të largohet nga kombëtarja: Fute në formacion miqtë e tu, ekip i vyshkur dhe pa zemër

22 Qershor 2018, 12:18Sport TEMA

Humbja 3-0 e Argjentinës ndaj Kroacisë ishte një dështim edhe për yllin e kësaj skuadre, Leo Messin.

Kritikat në Argjentinë janë të ashpra dhe gazetari i mirënjohur Fernando Niembro kërkon që 5 herë fituesi i Topit të Artë të heqë dorë nga kombëtarja.

“Messi, u largove nga kombëtarja përpara disa vitesh.

Nuk do të ishte keq po ta bëje sërish”, është titulli i opinionit të Niembros, i cili kritikon Messin se është bërë zot i përfaqësueses duke zgjedhur miqtë e tij.

Gjithashtu, gazetari e kritikon Messin për faktin që nuk bën diferencën siç bën me Barcelonën.

Frazat më të rënda ndaj Leo Messit janë si më poshtë:

“Messi u bë zot i kombëtares argjentinase. Është trajneri i skuadrës sonë dhe vendosi që të fusë në formacion miqtë e tij.

Dhe ja ku e keni rezultatin. Një ekip pa forcë, një ekip i vyshkur, një ekip pa zemër. Messi, kërkojmë prej teje që të luash me zemër. Je lojtari më i mirë.

Kur ekipi rrëzohet, më të mirit të skuadrës i kërkohet që të japë dhe atë që nuk ka. Ti nuk e dhe.

Boll më me mikun tënd Mascherano. Një herë e dhe dorëheqjen nga kombëtarja, nuk do të ishte keq që ta bëje sërish këtë gjë”.

4 komente në “Argjentina kërkon që Messi të largohet nga kombëtarja: Fute në formacion miqtë e tu, ekip i vyshkur dhe pa zemër”

  1. says:

    Futbolli si politika., Rama ik

  2. Lennard says:

    Lajm Kot.Nje opinion i nje gazetari dhe thuhet se Argjentina …. .!!!!Ja fusni kot..Per mendimin tim fajin e ka Traineri Saopaolo..A vihet ne porte nje Portier rezerve???..??A lihen pa u futur dhe kombinuar ne Formacion Dybala dhe Higuain qe se bashku me Messin dhe Agueron do te perbenin Sulmin me te frikshem???

  3. Peter says:

    Mesi ka marre emer te Barcelona sepse atje luante deri ne kete sezon I madhi Iniesta tani qe Iniesta u largua nga Barcelona do te shohim se cfere do te beje Mesi.

  4. undefined says:

    keta do te kualifikohen sot fiton nigeria

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje