Nëse Leo Messi pëson një goditje kolosale zë menjeherë faqet e para, por kjo është një nga ato situata ku një ndeshje do dy vitrina, pasi figura e keqe e Argjentinës, nuk duhet të eklipsojë në asnjë mënyrë mbrëmjen e ëndrrave të Kroacisë që arrin 1/8 e Botërorit duke i dhënë të kuptojë mbarë botës se mund të shkojë shumë larg në Rusi.
Skuadra e Dalic mposhti Argjentinën duke u shfaqur superiore në cdo aspekt. Lojtarët e Sampaolit, duke hequr Messin dhe Agueron, nuk vlejnë sa kroatët edhe në aspektin individual.
Kroacia ka një mesfushë që meriton të evidentohet ndoshta edhe si më e mira në Rusi 2018. ka në gjirin e saj, shumë taktikë, eksperiencë në ndeshjet e mëdha, (shumë lojtarë kroatë luajnë në klubet më të mëdha Europiane ),ka forcë fizike dhe mbi të gjithë atë shpirt skuadre që vjen nga një grup futbollistësh që luajnë bashkë prej shumë vitesh.
Nëse kompaktësia në mbrojtje do të konfirmohet ajo e dy ndeshjeve të para, me asnjë gol të pësuar, mund të vini bast se kjo Kroaci mund të bëjë shumë rrugë në këtë Botëror.
Kjo edhe sepse mes shumë lojtarëve me karakter e personalitet, spikat një lider si Luka Modric që ndoshta do të meritonte Topin e Artë po të mos jetonte në epokën e Messit dhe Ronaldos, talent, forcë dhe Modric, tani të gjithë pyesin, deri ku mund të shkojë kjo Kroaci, skuadra e parë që shkëlqen në këtë Botëror.
Turqia i hapi kokën lojtarit kroat në 2014 ën
bashke me islanden
undefined