Libi: Shpëtohen 100 migrantë në Detin Mesdhe

24 Qershor 2018, 17:50Bota TEMA

Rojet tregtare të Libisë thonë se kanë shpëtuar rreth 100 migrantë nga Afrika, përfshirë dhjetëra gra dhe fëmijë, në brigjet e saj në Detin Mesdhe.

Zëdhënësi i rojeve bregdetare, Ayoub Gassim tha se anija me të cilin po udhëtonin migrantët u ndal sot në brigjet e qytetit Zliten.

Ai thotë se migrantëve u është dhënë ndihmë mjekësore dhe ata janë dërguar në bazën detare në Tripoli.

Libia është pikë e rëndësishme e transitit në Evropë për migrantët që po ikin nga varfëria dhe lufta civile në vendet afrikane.

Kohëve të fundit, me ndihmën e evropianëve, autoritetet libiane kanë rritur përpjekjet për të frenuar kalimin ilegal të migrantëve për në kontinentin evropian.

1 komente në “Libi: Shpëtohen 100 migrantë në Detin Mesdhe”

  1. says:

    1000 veta kanë humbur jetën këtë vit duke kaluar ilegalisht me mjete lundruse jo konform.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje