FOTOT: Dita e madhe e grave të Arabisë Saudite, ulen për herë të parë si shofere

25 Qershor 2018, 12:16Lifestyle TEMA

Pamjet që vijnë nga Arabia Saudite as nuk mund të imagjinoheshin disa vite më parë. Në mbretërinë ultrakonservatore të Gjirit, që prej ditës së djeshme femrat lejohen t’i japin makinës.

Shumë prej tyre nuk mund të prisnin deri në mëngjes për të ushtruar të drejtën e hyrë në fuqi.

Fotot e tyre në timon kanë mbushur rrjetet sociale.

Ndalimi i femrave në drejtimin e makinave u hoq më 24 qeshor. Kjo risi është pjesë e strategjisë së re për modernizimin e vendit të propozuar nga princi i kurorës, Mohammed bin Salman.

Megjithatë, gratë arabe nuk kanë ende të drejtat që kanë gratë e pjesës më të madhe të botës. Ato duhet t’i binden një kodi të caktuar veshjeje në publik, nuk mund të shoqërohen me meshkuj të panjohur, nuk u lejohet të kenë llogaritë e tyre bankare. (TemA TV)

1 komente në “FOTOT: Dita e madhe e grave të Arabisë Saudite, ulen për herë të parë si shofere”

  1. deni says:

    hajde pith hajde qe jane arabet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje